ARKEOLOGJI – EGJIPT – Zbulohet një varr 3500 vjeçar

KAJRO, 4 mars /ATSH-AFP/ – Disa arkeologë zbuluan një varr të vjetër gati 3500 vjeçar të kreut të kalorësisë mbretërore, një faraoni të Dina...


KAJRO, 4 mars /ATSH-AFP/ – Disa arkeologë zbuluan një varr të vjetër gati 3500 vjeçar të kreut të kalorësisë mbretërore, një faraoni të Dinastisë së 18-të, njoftoi sot Ministria egjiptiane e Veprave Antike.
Varri i “Maait”, i cili përshkruhet si një zyrtar i rëndësishëm i Dinastisë së 18, sundoi Egjiptin 3,500 vjet më parë. Varri u zbulua nga arkeologë egjiptianë, spanjolle dhe italiane në Louxor, në jug të Egjiptit, ndërsa po kryheshin gërmime në një tjetër varr në qendrën arkeologjike të bregut perëndimor.
Maai drejtonte kalorësinë e ushtrinë, ishte gjithashtu komisar mbretëror i ngarkuar me menaxhimin e fermave mbretërore dhe rezervave ushqimore, saktësoi një funksionar i Ministrisë Ali El-Asfar.
“Mbishkrimet e dukshme në muret e varrit janë shumë të rëndësishme pasi ato ofrojnë informacione në lidhje me jetën e përditshme të personit të varrosur, të familjes së tij dhe stilit të jetesës së një zyrtari të lartë të asaj kohe”, njoftoi një funksionar tjetër i Ministrisë Abdel Hakim Karar./

/v.b/

Related

Kultura 919426223471351327

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item