10 trajtime që duhet t’i provoni të paktën një herë në jetë

Janë rreth 10 lloje trajtimesh bukurie, të cilat duhet t’i provoni të paktën një herë të vetme në jetën tuaj. Ato do t’i sjellin trupit tuaj...

Janë rreth 10 lloje trajtimesh bukurie, të cilat duhet t’i provoni të paktën një herë të vetme në jetën tuaj. Ato do t’i sjellin trupit tuaj shëndetin dhe rininë aq shumë të dëshiruar nga ju…


Bukuria
Do t’i dedikoheshim vetes tonë të paktën një ditë në javë në një qendër shëndeti dhe bukurie, nëse kjo gjë do të varej tërësisht nga ne. Nuk ka asgjë më të mirë se sa një ditë relaksuese kur mund të rigjallërojmë shqisat tona duke provuar trajtime të ndryshme, që mund të gjenden lehtë në internet me çmime shumë të volitshme. Ne do t’ju propozojmë 10 trajtime bukurie që të gjithë duhet t’i provojmë të paktën një herë në jetë.
Mikrodermoabrazion
Këshillohet sidomos për femrat, të cilat duan të kenë një lëkurë më të re. Ky është një trajtim që i jep fytyrës një pamje të re, duke vepruar në lëkurë të thatë me mikro-kristale të vogla. Fytyra masazhohet me një pajisje e cila e bën lëkurën elastike dhe të freskët.
Trajtimi me keratinë
Bëhet fjalë për një proteinë e cila është e pranishme te flokët. Ajo i ndihmon flokët të shtohen të rigjenerohen në rastet kur ju kanë rënë me kalimin e viteve. Në përgjithësi, për të marrë rezultate që zgjasin është mirë që këtë trajtim ta kryeni çdo tre muaj.
Heqja e kallove
Sigurisht nuk është diçka glamur-joshëse, por është e rëndësishme për shëndetin e këmbëve. Edhe ato e meritojnë të ndihen mirë. Lërini ato në duart e një personi ekspert dhe të aftë.
Depilimi me lazer
Ja vlen të lini mënjanë ndonjë euro për një trajtim të ngjashëm. Do të mjaftonin pak seanca dhe problemi i qimeve do të zgjidhet përgjithmonë. Nëse vetëm doni ta provoni, fillojeni me depilimin poshtë sqetullave. Pas pak seancave do t’u thoni lamtumirë depilimeve të vazhdueshme dhe të dhimbshme.
Zbardhim dhëmbësh
Ekzistojnë trajtime të bëra nga duart tuaja, por për të pasur një rezultat shumë të mirë, sigurisht duhet shkuar te dentisti. Një gjë e tillë do ta bëjë buzëqeshjen tuaj të shkëlqejë.
Maskë profesionale për flokët
Caktoni ndonjë orë për të shkuar në një sallon bukurie për të përkëdhelur kokën tuaj, por edhe flokët me një maskë profesionale. Sigurohuni që nëse shkoni në fundjavë të mos prisni në radhë.
Trajtimet me baltë
Avantazhet e trajtimeve me baltë janë të shumta: e fuqizojnë dhe e tonifikojnë trupin tuaj, duke e bërë lëkurën të butë dhe të mëndafshtë. Nuk ka asgjë më të mirë sesa një orë relaksi në një qendër shëndeti dhe bukurie pas një jave të gjatë pune.
Agopuntura
Nuk është për të gjithë e sidomos për ata që nuk i durojnë dhimbjet. Pothuajse të gjithë e dimë pak se si funksionon. Ajo përdoret kundër dhimbjeve, inflamacioneve, për të hequr stresin, por gjithashtu edhe për të luftuar migrenën.
Masazhet
Janë të përshtatshme për tensionet muskulore kronike. Masazhet e thella në inde lënë një ndjenjë të madhe relaksi. Nëse keni lëkurë të ndjeshme ose me tolerancë të ulët për dhimbjet, ky lloj trajtimi nuk ju rekomandohet.
Çerë braziliane (lloj solucioni për depilim)
Është diçka e cila duhet të provohet të paktën vetëm një herë, qoftë edhe si eksperiencë. Sidomos është e këshillueshme gjatë verës përpara se të shkoni të bëni pushime tropikale. Për më tepër, ajo lufton qimet që rriten përbrenda shumë mirë, duke përmirësuar zonën tuaj të bikinit.

Related

Shëndet & estetikë 3992999162022639237

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item