Si të rrisni numrin e fansave në Facebook

Ka shumë njerëz që e duan Twitter dhe Google+, por në botën e vërtetë, konsumatorët normalë interesohen vetëm për Facebook. Përveç 845.000.0...

Ka shumë njerëz që e duan Twitter dhe Google+, por në botën e vërtetë, konsumatorët normalë interesohen vetëm për Facebook. Përveç 845.000.000 profileve në Facebook, ju gjithashtu mund të gjeni virtualisht pothuajse çdo kategori demografike. Pra nuk ka rëndësi se çfarë biznesi jeni, ju duhet të keni një prani të fortë  në Facebook .

Rritja e audiencës suaj kërkon kohë, por kjo nuk është një shkencë raketash dhe ju nuk keni nevojë të shpenzoni gjithmonë para për reklama. Këtu janë 10 mënyra të thjeshta dhe të efektshme për të marrë më shumë fansa në Facebook për një kohë të shkurtër.

1. Transferoni trafikun

Në qoftë se sapo keni filluar të ndërtoni faqen tuaj në Facebook, atëherë filloni me transferimin e trafikut nga një burim tjetër.
Përdorin çfarëdo aseti të marketingut që ju keni, si: faqen tuaj të internetit, listë e-mail (llogari në Yahoo, MSN, Google, LinkedIn), etj dhe filloni promovimin e faqes tuaj në Facebook.
Asnjë nuk ka dëshirë të ndjehet fajtor për ndarjen e informacionit me burime të tjera, por në fillim, nuk ka mënyrë më të mirë për të gjeneruar trafik.

2. Stimuloni optimizimin

Pasi të keni disa fansa në faqen tuaj, çfarë informacion keni në faqe për ata ?
Njerëzit do të vizitojnë faqen tuaj, vetëm nëse ata janë të interesuar për ju dhe do të bëjnë “Like” faqen tuaj nëse ju besojnë. Pra, duhet t’u jepni atyre disa nxitje që të rrinë në korrent të vazhdueshëm: Ndoshta ndonjë ofertë të veçantë, ose disa përmbajtje ekskluzive. Duhet të jetë diçka e veçantë, e vlefshme dhe jo në dispozicion të kujtdo tjetër.

3. Angazhimi

Aspekti më i rëndësishëm i Facebook është angazhimi .
Mos u shqetësoni në lidhje me numrin e fansave.
Angazhimi është çelësi për rritjen organike të faqes suaj nëpërmjet mundësive virale.
Por për të bërë këtë, ju duhet të rrisni sasinë e njerëzve që ju në fakt mund të arrini. Ja disa këshilla për të rritur angazhimin:
•             Përdorni një ton personal
•             Gjithmonë përdorni një thirrje për veprim
•             Vlerësoni një përgjigje emocionale apo debat
•             Posto gjatë orëve të pikut

4. Kontrolli i reagimeve të audiencës

Ju duhet ta përditësoni faqen tuaj në Facebook të paktën një herë ose dy herë çdo ditë.
Pas ndërtimit të një audience dhe hedhjen e përmbajtjes rregullisht, ju duhet të filloni të shihni se çfarë funksionon dhe çfarë jo.
Kyç për një rritje virale për fansat e faqes tuaj në Facebook është, të ofroni  më shumë ato që njerëzit pëlqejnë dhe më pak ato që ata nuk pëlqejnë.
Pra shihni përmes vizitorëve tuaj për të gjetur se çfarë do audienca juaj dhe atë që nuk e honeps dot.

5. Interaktivitet nëpërmjet promovimeve

Një nga mënyrat më të shpejtë për të ndërtuar faqen dhe të rrisni audiencën është promovimi.
Njerëzit sot nuk duan të ulen në karrige si pasivë dhe të shikojnë. Ata duan të bashkëveprojnë dhe të jenë pjesë e kënaqësisë.
Por mos harroni që gjithçka të shkojë me qëllimet tuaja të mediave sociale .
Në qoftë se doni të maksimizoni angazhimin, atëherë organizoni një konkurs apo anketë, ku njerëzit duhet të interesohen dhe të bashkohen me diskutimin.

6. Partneriteti me të tjerët

Një nga mënyrat më të garantuara për të marrë më shumë fansa është për të marrë referime dhe rekomandime nga të tjerët.
Shikoni për partnerët, të cilët janë plotësues për biznesin tuaj dhe kanë konsumatorët që mund të jenë të interesuar edhe për produktin apo shërbimin tuaj.
Ju duhet të përfshini komunitetet e tjera dhe aty ka njerëz të tjerë me ndikim për interesat tuaja.

7. Gjithmonë përfshini blogerët

Çdo fushatë marketingu në media sociale duhet të përfshijë blogerët.
Media sociale është një PR e re.
Nëse ata kanë një qasje të lirë rreth një ngjarje ose produkteve të shqyrtuara, ju keni nevojë për njerëzit që flasin për biznesin tuaj online.
Gjej blogerat më influencers dhe krijo një marrëdhënie.
Ndiqi ata në Facebook dhe për t’i inkurajuar përfshijini në komunitetin tuaj si.
Nëse ju po bëni një promovim, mundohuni të kuptoni se si mund t’I përfshini këto blogerë, ose të jenë zëdhënësit juaj.
Mos harroni, shitja e mirë është bërë gjithmonë nga palët e treta në emrin tuaj.

8. Organizoni ngjarje “offline” dhe bëni të pranishmit “Tag”

Organizimi i ngjarjeve offline është një mënyrë e shkëlqyer për të angazhuar njerëz dhe për t’I njohur më mirë ata.
Ato gjithashtu mund të bëhen një taktikë e rëndësishme virale.
Merrni sa më shumë fotografi dhe madje edhe video gjatë ngjarjes. Atëherë postojeni këtë përmbajtje në faqen tuaj, dhe bëni “tag” të gjithë njerëzit atje.
Kjo do të dërgojë njoftim për çdo person dhe do të vazhdojë angazhimin me çdo individ.

9. Bëni “friend” konsumatorët juaj

Kjo nuk mund të funksionojë për qindra mijëra fansa apo konsumatorë, por shumë prej bizneseve të vogla dhe të mesme mund ta përdorin Facebook si CRM të tyre.
Në fund të çdo jave, merrni një listë të klientëve tuaj dhe përpiquni për t’i gjetur ata.
Nuk janë 845.000.000 njerëz në Facebook …(janë profile, por jo njerëz), kështu që ju ndoshta do t’i gjeni ata.
Bëjini “friend” dhe ftojini të bashkohen me komunitetin në faqen tuaj të Facebook.

10. Organizoni një promovim viral

Promovimet e rregullta funksionojnë mirë.
Por ato virale janë edhe më të mira.
Ndryshimi? Organizoni promovime me një element viral, ku ka njerëz që ndajnë me miqtë e tyre përmbajtjen, ose grafikun social.
Shembulli më i mirë është që nga votat e njerëzve të shpallet fituesi me shumicën e votave, apo “like” në fund të garës.
Ju do të përfshini miqtë e miqve dhe do të rrisë në mënyrë dramatike numrin e fansave.

Përmbledhje

Rritja e faqes suaj të Facebook nuk është e vështirë, por kërkon vazhdimësi.
Ju duhet të përqëndroheni fillimisht  në ofrimin e vlerave për audiencën tuaj dhe pastaj provoni taktika të ndryshme për të parë se çfarë funksionon më mirë./100revista

Related

Internet 3631259812627006334

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item