Si të jesh Kameron Diaz? 14 këshilla nga aktorja seksi

Kameron Diaz e pëlqen shumë trupin tënd, veçanërisht, të pasmet. Në përpjekjen e saj të parë për të publikuar një libër, të quajtur “The Bod...


Kameron Diaz e pëlqen shumë trupin tënd, veçanërisht, të pasmet. Në përpjekjen e saj të parë për të publikuar një libër, të quajtur “The Body Book” (Libri i trupit), ajo shpjegon se përse edhe ju zonja duhet të bëni njësoj. Në novelën e parë të Kameron Diaz “The Body Book”, 41-vjeçarja “e braktis” fytyrën e saj prej engjëlli të Çarlit (nga titulli i filmit ‘Engjëjt e Çarlit’), për të luajtur të gjithditurën njerkë, njësoj të aftë, që ne nuk e dinim se i’a kishim nevojën. E mbushur me thirrmore prej një vajze energjike si “Hej, çkemi zonjë!” dhe “Hej, ti vajzë.”, libri i saj lexohet si letër dashurie 400 faqëshe endorfin-nxitëse (endorfina, hormon adrenaline), por është më shumë se kaq, me një panel ekspertësh që shpjegojnë “ligjin e urisë, shkencën e forcës, dhe mënyra të tjera për ta dashuruar trupin tënd mahnitës”. Teksa kjo thirrje është e vështirë të kapërdihet kur atë e dërgon një personazh i vendit të 10 më të mirë në listën e nxehtë të 100 personazheve si ajo, të revistës prestigjioze “Maxim”, kjo thirrje mbetet një mesazh pozitiv që i’a vlen ta eksplorosh.
I ndarë në tre pjesë: të ushqyerit, fitnesi, dhe ndërgjegjësimi spiritual mendje-trup, ky libër mbështetet nga botuesit e tij si gjithëpërfshirës dhe si një përqasje afatgjatë për një jetesë të gjatë, të fuqishme, të lumtur dhe të shëndetshme. Mama Diaz është këtu këtë herë për të na treguar si të ushqejmë, lëvizim dhe të kujdesemi për trupin tonë në mënyrën e duhur. Në fund të fundit mesazhi i Diaz është i zgjuar duke dashur të thotë se ‘trupi yt është instrumenti më fantastik që ke njohur ndonjëherë’.
Si përfundim, nëse ia del mbanë të kapërcesh faktin pa kuptim se një ish-engjëlli i Çarl-it ka shkruar një libër për të ndarë formulën e saj për të qenë të lumtur dhe të shëndetshëm, mund të gjeni edhe dobi prej këtij libri. Nëse jo, e kuptoj.

Related

Showbiz 4387886481383469153

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item