Rregullat e arta për parandalimin dhe kurimin e veshkave
Gjithçka duhet të dini mbi veshkat, këshillat e mjekëve specialistë dhe ushqimet kuruese Sëmundjet kronike të veshkave po bëhen çdo di...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/rregullat-e-arta-per-parandalimin-dhe.html
Gjithçka duhet të dini mbi veshkat, këshillat e mjekëve specialistë dhe ushqimet kuruese
Sëmundjet kronike të veshkave po bëhen çdo ditë e më shumë një problem i shëndetit publik në mbarë botën dhe shoqërohen me sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë. Gjithashtu ato janë problem social dhe ekonomik për të sëmurët, familjet e tyre dhe gjithë shoqërinë. Dhimbja e veshkave në shumicën e rasteve konsiderohet si një dhimbje kalimtare. Ajo nis krejt papritur dhe shkaqet e saj janë të ndryshme. Shpesh, dhimbja lidhet direkt me organet, por në shumë raste ka lidhje edhe me faktorë të tjerë që nuk kanë të bëjnë me veshkat, si p.sh. në rastet kur dhimbja përhapet në të tërë shpinën. Nuk duhet nënvlerësuar edhe roli i stresit.
Shkaqet
Shkaqet e dhimbjes së veshkave mund të jenë të ndryshme. Në disa raste mund të kemi të bëjmë me praninë e gurëve në veshka, por në rastin e femrave, ndikim jo të vogël ka edhe cikli menstrual. Kjo ka lidhje me muskulaturën, e cila në periudhën e menstruacioneve kontraktohet, duke provokuar kriza. Dhimbje të tilla mund të shfaqen edhe në fund të shtatzënisë, për shkak të ndryshimeve hormonale që i paraprijnë procesit të lindjes. Në të tilla raste, pak mund të bëhet për pak për trajtimin e dhimbjes. Por në rast se dhimbja përhapet në pjesën e barkut, prek edhe këmbët dhe shoqërohet me djegie gjatë urinimit, atëherë kemi të bëjmë me infeksion të rrugëve urinare. Në këto raste, është e domosdoshme t’i drejtohemi mjekut për analiza dhe mënyrën e trajtimit. Dhimbja e veshkave në disa raste mund të lidhet edhe me stomakun. Acarimi dhe enjtja e këtij të fundit ushtron presion mbi veshkat, duke shkaktuar dhimbje. Në raste të tjera, nëse dhimbja e veshkave shoqërohet me ndjesinë e sikletit në vezore, duhet t’i drejtohemi menjëherë mjekut. Në shumë raste të tilla, dhimbja vjen për shkak të kisteve. Gjithashtu, edhe alkooli, nëse abuzohet në sasi, mund të shkaktojë probleme në veshka.
Trajtimi
Në disa raste, trajtimi i dhimbjes së veshkave mund të jetë më i thjeshtë nga sa e mendojmë. Ka raste kur shqetësimet vijnë për shkak të dehidratimit, ndaj konsumimi i lëngjeve rikthen veshkat në gjendje normale. Në rastin kur dhimbja vjen për shkak të stomakut, mjekët këshillojnë konsumimin e ushqimeve që e kanë të lehtë kalimin në aparatin tretës. Në rastet kur dhimbja lidhet me ciklin menstrual, një qetësues mund të na vijë në ndihmë. Ndërsa kur është fjala për gurë në veshka, mjeku përcakton nëse është e nevojshme heqja apo shkrirja e tyre me anë të ilaçeve. Gjithashtu, mjeku nefrolog përcakton edhe përdorimin e antibiotikëve në rastet kur kemi të bëjmë me një infeksion.
Veshkat janë organe sa të komplikuara aq edhe të mahnitshme.
Ato kanë role të shumta biologjike, si:
-Rregullojnë ekuilibrin e ujit në trup dhe përbërësve të tjerë kimikë në gjak si sodiumi, potasi, fosfori dhe kalciumi;
-Eliminojnë një sërë toksinash nga trupi ynë;
-Prodhojnë disa hormone, p.sh. reninën që ndikon në presionin arterial, nxisin prodhimin e qelizave të kuqe në palcën e kockave dhe
-Marrin pjesë në prodhimin e formës aktive të vitaminës D
Nga se preken më shpesh veshkat
Veshkat preken nga një shumëllojshmëri sëmundjesh dhe çrregullimesh të saj. Në shumicën e sëmundjeve të veshkave, sulmohen njësitë e filtrimit të veshkave (nefronet) dhe dëmtojnë aftësinë e tyre për të eliminuar mbeturinat dhe lëngjet e tepërta.
Nuk ka asnjë shkak të vetëm të sëmundjes kronike të veshkave.
Disa forma të sëmundjes mund të jenë të trashëguara, ndërsa të tjerat janë të fituara.
Sëmundjet më të shpeshta të veshkave janë:
Kalkuloza renale është termi që përdoret në rast të pranisë së gurëve në sistemin urinar. Madhësia dhe përbërja e tyre është e ndryshme dhe mund të shkaktojnë dhimbje të forta. Meshkujt janë më shpesh të prekur se femrat.
Infeksionet e traktit urinar shkaktohen nga prania e shtuar e bakterieve në urinë. Infeksionet janë më të shpeshta te femrat sesa te meshkujt.
Glomerolunefriti një grup i sëmundjeve që shkaktojnë inflamacion dhe dëme në njësitë e filtrimit të veshkave
Insuficienca renale zhvillohet kur veshkat nuk janë më të afta të rregullojnë balancën e ujit dhe përbërësve të tjerë kimikë në gjak. Insuficienca renale, është e formës akute (fillim i menjëhershëm dhe humbje e përkohshme e funksionit të veshkave) dhe mund të jetë pasojë e traumave, hemorragjive, përdorimit të disa medikamenteve, gjendjeve skeptike etj dhe forma kronike e insuficiencës renale e cila, është një ulje graduale e funksionit të veshkave në vite.
Keqformime të lindura, që ndodhin tek një fëmijë që zhvillohet në mitrën e nënës së tij. Për shembull, mund të ndodhë një ngushtim që parandalon rrjedhjen normale të urinës, kjo shkakton infeksione dhe mund të dëmtojë veshkat.
Dëmtimet e veshkave nga diabeti i sheqerit dhe tensioni i lartë i gjakut.
Shkaku i sëmundjeve të veshkave, shpesh mbetet i panjohur, por SK e veshkave e cila sot po bëhet problem i shëndetit publik ka disa kushte apo gjendje që ndikojnë në zhvillimin e saj dhe janë të gjitha kushtet apo gjendjet e mësipërme, si diabeti i sheqerit dhe tensioni i lartë në gjak, glomerulonefriti, sëmundjet e trashëguara, si sëmundja e veshkave polikistike, keqformime të lindura, lupusi dhe sëmundje të tjera që ndikojnë në sistemin imunitar të trupit, pengesat e shkaktuara nga probleme si gurët në veshka, tumoret apo një gjëndër zgjeruar prostatës tek burrat dhe infeksionet urinare të përsëritura.
Disa fakte
-Në botë më shumë se 10% e popullsisë së rritur apo 1 në 10 persona, ka ndonjë formë të dëmtimit të veshkave
-90% e atyre që vuajnë nga SK e veshkave mbeten të paidentifikuar
-Shkaku i sëmundjeve të veshkave, shpesh, mbetet i panjohur
-Diabeti i sheqerit dhe tensioni i lartë në gjak janë në shkaktarët kryesorë të SKV
-Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes për të gjithë njerëzit me sëmundje kronike të veshkave.
-Çdo vit miliona vetë vdesin para kohe nga sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me sëmundjet kronike të veshkave, vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare janë 8 herë më të larta tek pacientët me sëmundje kronike të veshkave.
-Zbulimi i hershëm mund të ndihmojë parandalimin e progresionit të sëmundjes së veshkave në SK të veshkave.
-Tre teste të thjeshta mund të zbulojë SK të veshkave, kontrolli i tensionit të gjakut, gjetja e albuminës në urinë dhe matja e kreatininës në serum.
-Rritja e sasisë se proteinave në urinë është një tregues se SK e veshkave është e pranishme
-SK e veshkave kanë kosto të konsiderueshme për kujdesin shëndetësor
-SK e veshkave nuk janë të shërueshme dhe pacienti do të ketë nevojë për përkujdesje për pjesën tjetër të jetës së tij.
-Në vendin tonë çdo vit kemi rreth 400 raste të reja me sëmundje kronike të veshkave.
-Sipas shoqatës shqiptare të nefrollogjisë shkaktarë të SK të veshkave janë, glomerulonefriti (24.4%), infeksione të traktit urinar(31%), nefropatia diabetike, kalkuloza renale, HTA, etj.
-Sëmundjet kronike të veshkave jo vetëm vazhdojnë të rriten në mbarë botën, por edhe po shfaqen në faza mjaft të avancuara. Ato janë cilësuar vrasës të heshtur, mbasi dëmtimi i veshkave ndodh në mënyrë të ngadalshme dhe të fshehtë për një periudhë të gjatë kohore, prej muajsh apo vitesh, çka sjell një diagnostikim të vonshëm të tyre dhe dëmtime të rënda të veshkave; që më pas kërkojnë terapi zëvendësuese të funksionit të tyre apo të vetë veshkave si dializa apo transplanti.
-Pacientët që trajtohen vetëm me hemodializë në vendin tonë kanë ardhur në rritje, psh nga 46 pacientë ne vitin 2006 në 404 pacientë në vitin 2010, me dializë peritoneale janë 51 pacientë që trajtohen për vitin 2010,; ndërsa pacientë që ndiqen nga Spitali Universitar “Nënë Tereza”, me transplant renal për vitin 2010 është 153 pacientë.
-Në vendin tonë kemi keqformime të lindura në rreth 2-3% të foshnjave të lindura. SK e veshkave mund të ndodhë tek kushdo, por më të rrezikuar janë:
-Personat mbi 50 vjeç
-Pacientët që vuajnë nga diabeti
-Pacientët që vuajnë me tension të lartë të gjakut
-Njerëzit me një histori familjare të sëmundjeve të veshkave
-Njerëzit me sëmundje kardiovaskulare
-Njerëzit me mbipeshë apo të dhjamosur
-Duhanpirësit.
Shenjat e SK të veshkave:
-Fillimi i sëmundjes shpesh mund të jetë i heshtur dhe pa shenja të dukshme për pacientin të cilat ai i konsideron si pjesë të normalitetit të tij të përditshëm. Ndër shqetësimet më të shpeshta që paraqesin të sëmurët me sëmundje të veshkave mund të përmendim:
-Ndryshime të urinimit si:
urinim të shpeshtë (mbi 4-5 herë në ditë), me dhimbje ose djegie, me ngjyrë të kuqe apo të errët, ndryshim të sasisë së urinimit etj. Shfaqje e demave (ënjtjeve) në: këmbë, duar apo fytyrë. Shqetësime të tjera janë: -lodhja, të përziera, të vjella, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje mesi.
Për parandalimin e sëmundjeve të veshkave duhet të mbani parasysh disa këshilla të cilat njihen si 7 rregullat e arta:
Bëni rregullisht aktivitet fizik.
Marrja me akti vitet fizik në mënyrë të moderuar të paktën 30 minuta në ditë në pesë ditë të javës. Aktiviteti fizik zhvillohet duke ecur me ritëm mesatar, vrapuar, duke lëvizur me biçikletë, etj… Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për funksionin e veshkave, pasi përmirëson funksionin e muskujve, ul tensionin e gjakut, kolesterolin në gjak, mban një peshë të shëndetshme të trupit dhe përmirëson gjumin.
2. Kontrolloni rregullisht nivelin e sheqerit në gjak. Gjysma e njerëzve që vuajnë nga sëmundja e sheqerit zhvillojnë dëmtime të veshkave. Pacientët diabetikë duhet të bëjnë një kontroll të rregullt të albuminurisë, të paktën një herë në gjashtë muaj, të mbajnë në normë shifrat e glicemisë dhe të kenë kujdes me dietën.
3. Masni rregullisht tensionin e gjakut.
Pak njerëz e dinë se tensioni i lartë i gjakut është një shkaktar i zakonshëm i dëmtimit të veshkave. Pacientët me tension të lartë të gjakut, duhet të mbajnë nën kontroll shifrat e tensionit, të kenë kujdes me dietën dhe aktivitetin fizik, pasi të gjitha këto ngadalësojnë progresionin drejt sëmundjes renale kronike.
4. Ushqehuni shëndetshëm dhe mbani peshën nën kontroll.
Ngrënia e shëndetshme parandalon diabetin, sëmundjet e zemrës dhe faktorë të tjerë të lidhur me sëmundjet kronike të veshkave. Çdo ditë përdorni 5 porcione fruta e zarzavate, 5 porcione drithra, pini jo më pak se 1,5 litra ujë dhe reduktoni marrjen e kripës. Rekomandohet konsumi i jo më shumë se 5-6 gram kripë në ditë, rreth një lugë çaji dhe të shmanget konsumi i ushqimeve të kriposura/përmbajnë shumë kripë.
5. Shmangni pirjen e duhanit.
Nikotina dëmton muret e brendshme të enëve të gjakut dhe lejon yndyrnat dhe pllakëzat e gjakut që të ngjiten tek to; duke ngadalësuar rrjedhjen e gjakut në veshka dhe dëmtimin e funksionimit të tyre. Duhanpirja rrit rrezikun për kancer të veshkave me 50%.
6. Shmangni përdorimi e ilaçeve pa konsultën e mjekut.
Shumë pacientë, sidomos të moshuarit, bëhen të sëmurë me sëmundje kronike të veshkave pasi përdorin pa kriter apo me shumicë ilaçe anti-inflamatore për të qetësuar dhimbje të ndryshme.
7. Bëni ekzaminime, nëse jeni në rrezik për sëmundje të veshkave, apo keni një ose më shumë faktorë të lartë të rrezikut.
Kuriozitete për veshkat
A e dini se: -Çdo minutë, përmes arterieve të veshkave, hyn në veshka rreth një litër gjak,apo një e pesta e tërë gjakut që pompohet nga zemra. Pasi pastrohet gjaku kthehet përsëri në trup.
A e dini se: Çdo ditë veshkat tuaja kontrollojnë me kujdes sasinë e kripës dhe të ujit në trupin tuaj në mënyrë që tensioni juaj i gjakut te mbetet i njëjtë.
A e dini se: Veshkat prodhojnë hormonin e reninës që rregullon tensionin dhe volumin e gjakut
A e dini se: Veshkat prodhojnë hormonin e eritropoetinës që stimulon palcën e kockave për të prodhuar rruazat e kuqe të gjakut.
A e dini se: Veshkat aktivizojnë vitaminën D,e cila është e rëndësishme për të pasur kocka të shëndetshme.
A e dini se: Sulmi në “veshka” është i ngjashëm me sulmin në zemër dhe goditjen në tru.
Mënyra më e mirë për të parandaluar një sëmundjet e veshkave është, duke bërë një kontroll, të paktën një herë në vit: masni tensionin e gjakut,kryeni një analizë urine dhe matjen e kreatininës në serum.
Mjekësia popullore për veshkat
- Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri edhe më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave.
- Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve me gurët në veshka qëndron në marrjen e një sasie të caktuar lëngjesh.
- Mjekët popullorë rekomandojnë disa kura me bimë për kurimin e gurëve në veshka.
- Sipas tyre, gurët në veshka kurohen me fier guri, gjethe delli, bishta qershie, etj.
- Këto bimë kuruese për gurët në veshka përdoren në formë çaji.
- Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka.
- Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën.
- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara.
- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.
- Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe (si vaji i ullirit).
- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra dhe bajame.
- Përdorni ushqime të lehta: supe me zarzavate, lëngje frutash, çajra mali dhe kamomili.
- Lëvizni sa më shumë të mundeni.
- Një herë në tre muaj bëni ECHO.
- Çdo 10 ditë bëni analizat e urinës dhe pehashit (Ph).
- Bëni banja me ujë të ngrohtë.
- Mos pini alkool dhe duhan.
- Simptomat e gurëve në veshka janë dhembje barku, frymëmarrje të ngadalta e të thella, prani e ketoneve në gjak dhe në urinë.
Efektet e lëngut të mollës
Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Mjeku rekomandon pirjen e çajit të mollës 3 herë në ditë 1 gotë, por gjithmonë pas buke. Lulet e mollës përdoren në formën e çajit që qetëson kollën. Për kollën e butë këshillohet 1 kokërr mollë, lëngu i një kokrre limoni, 2 lugë mjaltë dhe pak ujë. Molla pritet në kubikë të vegjël dhe zihet me ujë së bashku me lëngun e limonit. Më pas shtohet mjalti dhe lihet deri sa të formohet një masë e trashë si qull. Kura e përgatitur përdoret disa herë në ditë nga 1 lugë gjelle. Kurse gjethet e kësaj peme përdoren për lehtësimin e ënjtjeve në trup. Një grusht nga këto gjethe hidhen në 2 litra ujë dhe lihen të zihen për 20 minuta. Çaji pihet 2 herë në ditë nga gjysmë gote para buke. Molla zvogëlon kolesterinën në gjak dhe preferohet si preventiv për arteriosklerozën dhe hipertensionin në gjak. Është mirë të konsumohen 3 kokrra mollë në ditë.
Roli i lëngjeve për gurët në veshka
Pirja e ujit dhe e lëngjeve është e domosdoshme për jetën e njeriut dhe pa të njeriu nuk mund të jetojë. Njeriu mund të mos ushqehet gjatë shumë ditëve, por me kusht që të pijë ujë. Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri edhe më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave. Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve me gurët në veshka qëndron në marrjen e një sasie të caktuar lëngjesh. Ky trajtim bëhet në raport me llojin e gurëve.
Çaji i koprës
Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit. Për shërimin e sëmundjes shërbejnë farat e koprës, 1 lugë kaçe dhe tërfil. Dhjetë gramë nga kjo përzierje hidhen në 350 miligramë ujë të nxehtë. Më pas kullohet dhe këshillohet të pihet dy deri tri gota në ditë.
Dardha
Cipa e frutave të dardhës ka veti diuretike dhe ndikon pozitivisht në pastrimin e veshkave dhe të rrugëve urinare. Për këtë qëllim përdoret çaji i përgatitur si më poshtë. Merrni 40-50 gramë cipa dardhash, i hidhni në 250 ml ujë. Këto i zieni për 20 minuta dhe lëngu i fituar pihet i ngrohtë, në mëngjes esëll, për 7-10 ditë. Gjethet e dardhës kanë veti të mira diuretike dhe antiseptikë dhe përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare, në cistitet, në gurët e veshkave, në dhëmbët e fshikëzës urinare, etj. Në këto raste këshillohet infuzi i gjetheve. Merrni 20-25 gramë gjethe dardhe dhe i zhytni në një enë me 250 ml ujë të vluar. I lini aty për 10 minuta dhe lëngu i fituar pihet një orë para buke. Kjo përsëritet 2-3 herë në ditë, ndërsa kura rekomandohet për 10-15 ditë. Frutat e dardhës përdoren në gjendje të freskët në kohën e pjekjes natyrore, të ruajtura në frigorifer dhe të përpunuara në formë marmelatë, konservë kompostoje ose të thara. Dardha përmban kripëra mineralë si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur, etj. 4-5 për qind sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotinë, acide organike, etj. Ato janë freskuese, qetësuese, largojnë etjen, pastrojnë zorrët dhe japin energji. Ndërsa kur janë të papjekura, nuk treten lehtë dhe qëndrojnë rëndë në stomak