FORBES: Profesionet më të mira dhe më stresuese të vitit 2014

Profesioni i pedagogut te më pak stresuesit, gazetarët dhe ekspertët e marrëdhënieve me publikun te më stresuesit Askush nga artikujt e ‘For...

Profesioni i pedagogut te më pak stresuesit, gazetarët dhe ekspertët e marrëdhënieve me publikun te më stresuesit

Askush nga artikujt e ‘Forbes’ nuk ka ngjallur më shumë diskutime sesa lista e punëve më pak stresuese në CareerCast. Puna tipike që radhitet si më pak stresuese në Amerikë është të jesh profesor universiteti. Është profesion që i shmang presionet gjatë punës dhe prish monotoninë. Profesorët marrin pushime gjatë Krishtlindjeve dhe gjatë verës dhe nuk shpenzojnë shumë kohë në shkollë. Por një pedagoge e Universitetit Marist, Audra Diers, është shprehur ndryshe, duke thënë se përgjegjësitë e pedagogut mbi shpatulla janë shumë më të mëdha. Detyrat u harxhojnë mjaft kohë atyre, po ashtu edhe shkrimi i programit mësimor, orët e shumta në zyrë etj. Shumica e profesorëve marrin një shumë prej 50 mijë dollarësh në vit. Por gazetari Lee i CareerCast pranon se bëri një gabim vitin e kaluar: Ai duhet të thoshte se vetëm profesorët akademikë janë ata që kanë më pak stres në punë. Por këtë vit, profesioni i pedagogut në universitet ka rënë nga kreu i renditjes. Bile po futet në listën e profesioneve stresuese së bashku me profesionin e argjendarit dhe rrobaqepësit. Megjithatë, Lee është i bindur se profesorët e kanë punën të lehtë. Ai thotë se është njësoj sikur të ngacmosh një ari që po fle. Lee shtoi se “atyre u duhen vetëm dy orë në ditë për të shpjeguar mësimin dhe mbase dy orë për t’u përgatitur. Ata kanë një ngarkesë pune të vogël, ndryshe nga profesionet e tjera”, Ajo që shihet qartë është se numri i profesorëve me gradën “Akademik” po ulet ndjeshëm. Sipas Shoqatës Amerikane të Profesorëve, vetëm 17% kanë marrë titullin “Akademik” në vitin 2011. Kjo është në kontrast me vitin 1993 kur gradoheshin 25% prej tyre. Hulumtuesi John Curtis thotë se kërkesat ndaj tyre janë rritur shumë me kalimin e kohës. Sidomos në lëndët shkencore. Profesorëve u duhet të rrisin shumën e parave të kontribuuar për kërkimet shkencore të tyre për t’i ardhur në ndihmë studentëve të diplomuar në një kohë kur Fondacioni Shkencor Kombëtar dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë janë zmbrapsur. Janë vetë profesorët, të cilët duhet të kujdesen për anën financiare. Një profesor i zoti i Universitetit të Kolumbias shpjegon 10 arsyet se pse të jesh pedagog është një punë stresuese, sidomos ata në shkencat biomjekësore, të cilëve shpesh duhet të rrisin fondet në mënyrë që të marrin pagat e tyre. Ata gjithashtu janë nën presion për të sjellë vazhdimisht kërkime të reja. Jo vetëm profesorët që punojnë part-time, por edhe ata me kohë të plotë punojnë me orë të tëra dhe jetojnë gjatë gjithë kohës me ankthin se këtë profesion do të mund ta ushtrojnë për një periudhë afatgjatë.
Në listën e punëve më pak stresuese CareerCast përmend: Otologjistët, që merren me diagnostikimin dhe trajtimin e probleme të dëgjimit. Në vend të dytë janë parukierët. Duhet thënë që këto lloj profesionesh kërkojnë zakonisht praktikë të vazhdueshme. Sipas Byrosë së Statistikave, kjo fushë po ka kërkesa të larta. Shumë prej tyre punojnë në sallone të mëdha, ku nuk janë shumë të pavarur dhe nuk duhet të jetë aspak e lehtë të rrish 8 orë në këmbë duke i shërbyer klientëve nazelinj. Sipas vëzhgimeve të Lee, këto profesione pak stresuese kanë diçka të përbashkët. Punëtorët e lënë punën e tyre kur mbaron dita. Megjithatë, ai është skeptik për bibliotekarët, të cilëve u duhet të punojnë edhe jashtë orarit.
Ja cilat janë 10 profesionet më stresuese të vitit 2014

Pas përfshirjes për një kohë të gjatë të Shteteve të Bashkuara në Irak dhe Afganistan, shumë njerëz janë të vetëdijshëm për stresin që të sjell shërbimi ushtarak. Gra e burra të thjeshtë rrezikojnë jetët e tyre çdo ditë. Oficerët ushtarakë mund të mos jenë në vijën e parë të luftës, por edhe jetët e tyre janë shpesh në rrezik dhe puna e tyre është më stresuese sesa shqetësimi për vetveten e tyre: ata janë përgjegjës për jetët e atyre që luftojnë. Përtej këtyre rreziqeve, punët ushtarake sjellin stres të madh. Stafi dhe oficerët duhet të udhëtojnë herë pas here, ata e bëjnë punën e tyre të ekspozuar në sytë hetues të publikut. Ata janë të ndarë nga familja për muaj me radhë dhe shpeshherë për vite. Ushtarët duhet t’i rezistojnë kërkesave të rënda fizike, që nga kampet dhe bazat ushtarake deri në krye të detyrës, ku përfshihet jo vetëm lufta, por edhe fatkeqësitë natyrore, si për shembull tajfuni në Filipine. Një tjetër vështirësi që has stafi ushtarak është gjetja e një pune, pasi ata mbarojnë shërbimin ushtarak. Sipas Departamentit të Veteranëve, papunësia për 9 nga 11 veteranë arrinte në 10%. Të gjitha këto strese të shkaktuara e rendisin personelin dhe gjeneralin ushtarak në dy vendet e para të profesioneve më stresuese sipas CareerCast.com. Kjo renditje nisi që nga viti 1995 me listimin e punëve më të mira dhe më të këqija. Lista e profesioneve më të mira dhe më të këqija del në prill në adresën CareerCast.com ku përfshihen 200 lloje profesionesh të bazuara në 100 kritere. Për matjen e profesioneve më stresuese CareerCast u fokusua në 11 profesione që provokonin stres, përfshirë udhëtimet, rritjen potencialisht, kërkesat fizike, kushtet mjedisore dhe rrezikun për jetën. Së bashku më punët ushtarake, ka disa pozicione të tjera në listë ku përfshihet stresi që shkakton rreziku për jetën ose përgjegjësia për jetën e të tjerëve. Këtu futen zjarrfikësit (në vend të 3), pilotët e avionëve (në vend të 4-t), oficerët e policisë (në vend të 9). Të tjera profesione stresuese që mund t’ju surprizojnë janë zbatuesit e marrëdhënies me publikun (PR) dhe ekzekutuesit e korporatave të mëdha. Edhe pse shumë nga ne i përfytyrojnë ekspertët e PR-it si njerëz fitimtarë, që darkojnë ose drekojnë me miqtë e tyre, në fakt ata përballen me refuzime të shumta. Ata dërgojnë më shumë se 100 mesazhe me e-mail në ditë dhe është tepër stresuese dhe dekurajuese kur njerëzit nuk i përfillin fare ato mesazhe. Ata janë përgjegjës për mënyrën e jetesës së çdokujt që punon në kompaninë e tyre. Nëse kompania është publike ata janë përgjegjës për aksionerët e tyre. Plus që atyre u duhet të udhëtojnë vazhdimisht dhe të punojnë sipas një orari që nuk e kanë vendosur vetë. Më pas vjen profesioni si reporter gazete, i teti në listë. Në një kohë kur ashpërsia dhe presioni nëpër redaksi është rritur për të dhënë lajmet flesh sa më shpejt, kur ka blogje me bollëk, në një garë të vazhdueshme me rrjetet sociale… ky profesion meriton të jetë në 10-shen e parë. Reporterët përballen edhe me kërcënime dhe rreziqe sikur të ishin anëtarë të ushtrisë. Ndërkohë, tregu për gazetarët e vjetër të gazetave po ngel prapa, duke i kushtëzuar ata në vend që të bëjnë përpara. Gazetari i CareerCast, Lee, thotë se shumica e njerëzve që zgjedhin këto profesione të rrezikshme, si oficer policie ose si zjarrfikës ,duan të punojnë pavarësisht nivelit të stresit që shkaktojnë këto punë. Sipas tij, disa njerëz i kanë në gjen këto lloj punësh. Por një person që lexon këtë artikull do të mendohet dy herë para se të bëhet reporter gazete. Nëse je një person i ri që kërkon të vendosësh për të ardhmen tënde, hidhi një sy listës së profesioneve stresuese.

Lista e profesioneve më stresuese për vitin 2014:
1.   Oficer ushtarak
2.   Gjeneral ushtrie
3.   Zjarrfikës
4.   Pilot avioni
5.   Koordinator evenimentesh
6.   Ekspert i marrëdhënieve me publikun
7.   Ekspert i korporatave
8.   Reporter gazete
9.   Oficer policie
10.  Shofer taksie


Lista e profesioneve më pak stresuese:
1. Otologjisti
2. Parukieri
3. Argjendari
4. Profesor në universitet
5. Rrobaqepës
6. Dietësit (Personat që japin dietat)
7. Laborantët mjekësorë
8. Bibliotekarët
9. Artistët në multimedia
10. Punëtorët e makinerive

Related

Suplement 4375790688915192088

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item