Zerina Derveni – 24 vjeçarja shkodrane konkurron në Kanada për Miss Universe

Zerina Derveni, 24 vjeç, e lindur në Shkodër të Shqipërisë, e rritur në Gjermani dhe në Kanada ka jetuar 17 vjet. Ajo ka diplomë Universitet...


Zerina Derveni, 24 vjeç, e lindur në Shkodër të Shqipërisë, e rritur në Gjermani dhe në Kanada ka jetuar 17 vjet. Ajo ka diplomë Universiteti për drejtësi dhe sociologji dhe diplomë pasuniversitare për Komunikim Korporate dhe Marrëdhëniet Publike. Momentalisht ajo është duke përgatitur Magjistraturën në fushën e Business Management.
Kombinimi unik i shkollimit të saj me krakterin që ka ajo, plotëson qëllimin e saj për të qenë një shembull për femrat e reja.
Nëpërmjet vlerave familjare, Zerina që në moshën e hershme mësoi se qëllimet në jetë arrihen nëpërmjet përkushtimit, përpjekjes, pasionit dhe punës. Me dëshirë dhe entusiazëm, ajo u jep kurajë të rinjve që të ndjekin ënderat e tyre dhe të mbajnë qëndrime pozitive.
Zerina është vajza ë z. Esat Dervenit, njeri i respektuar në komunitetin e tij, me origjinë nga Fieri i Shqipërisë dhe Rita Dervenit nga Shkodra, e cila është femra që ka inspiruar Zerinen më shumë se gjithçka tjetër në jetë. Ajo ka një vëlla më të madh, Eris Dervenin, për të cilin ajo thotë se është shoku i saj më i mirë.
Zerina beson se të qenit pozitive i ka ndihmuar që të arrijë qëllimin e saj në jetë, ka ndikuar në aftësitë e saj për të tejkaluar vështirësitë.

Udhëtimet e saj kanë qenë nëpër të gjithë botën dhe ajo ka mundur të ekplorojë kultura të ndryshme. Takimi me njerëz të rinj dhe zbulimi i traditave të ndryshme te Zerina ka ngjallur aspirata të reja. Zerina çmon shumë kohën që kalon me familjen e saj dhe shoqërinë dhe poashtu adhuron bukurinë dhe thjeshtësinë e natyrës.

Related

Showbiz 2138216608518913455

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item