Teatri bashkëkohor, hapësira e mitit, kriza e dramatizimit të gjuhës teatrore

Nga Adonis FILIPI* “Një teatër që regjin dhe realizimin skenik domethënë çdo gjë që në të është teatrore, ia nënshtron tekstit, është një te...

Nga Adonis FILIPI*


“Një teatër që regjin dhe realizimin skenik domethënë çdo gjë që në të është teatrore, ia nënshtron tekstit, është një teatër idot, i çmendur, i mbyllur, gramatikor, mëndjelehtë, antipoetik dhe pozitivist, pra Perëndimor”.
Keshtu do të shkruante francezi Anonin Artaud (1896 -1948) një prej vizionarëve të shquar të teatrit botëror gati një shekull më parë.
Teatri i Evropës Perëndimore afër shekullit XXI nazbulon tashmë një fytyrë tjetër, fokus të fortë në sintezën e kulturave të Lindjes, ajo përfshin ritualin, mitin, dhe dizajnin e artit dhe i bën thirrje shqisave më tepër se sa mëndjes. Një teatër i tillë është në kundërshtim me teatrin psikologjik me bazë fjalën dhe që përmban një komplot koherent. Ky teatër që i bën thirrje shqisave përmes mendjes, i cili ka qenë gjithmonë tipike për kulturën e Perëndimit, tani është karakteristik për Europën Lindore.
Ç ishtë ky teatër perëndimor i asaj kohe që nuk e sheh teatrin në një aspekt tjetër përveç atij të teatrit të dialogut, i cili rezultonte i lehtë, gramatikor, antipoetik? Kjo kishte të bënte me krizen e teatrit në Europën Perëndimore gati një shekull më parë, e cila shfaqej në radhë të parë si krizë e drejtimit teatror, e gjuhës teatrore, përkundër teatrit oriental që kish ruajtur idenë e tij.
Ai argumentonte se gjuha teatrore duhet të jetë një gjuhë shprehese, konkretë, ku mendimet shmangin gjuhen e artikuluar. Ajo duhet të jetë një gjuhe fizike që mbush hapsiren skenike që i perkushtohet kuptimeve dhe nuk varet nga fjala dhe i drejtohet kenaqësisë së shqisave. Mandej ajo mund të kryej funksionet intelektuale në gjithfare drejtimesh.
Kjo do të thotë ta pajtosh atë me universin, ta lidhesh teatrin me mundesinë e të shprehurit përmes formave, përmes krejt asaj që është levizje, tingull, ngjyrë, plastikë etj., d.m.th. ti kthesh destinacionin e dikurshëm, tia japësh pamjen e vet religjioze dhe metafizike.
Ky perceptim e ben teatrin, më integrues, me gjithëpërfshirës. Në funksion të synimeve të larta që ai ka, teatri në radhë të parë është ai Hedonistik, edukues e formues.
Teatri nuk jep mesazhe por shtron pyetje, thotë regjizori i shquar e legjendar Petër Brook. Duke evidentuar krizën e teatrit në atë kohe Artaud si në teorinë dhe praktikën e tij me ofrimin e strukturave mitologjike në ndërtimin e një punë të artit, pushtoi ne mënyrë profetike drejtimin nëpërmjet të cilave lëviz arti, në përgjithësi, dhe teatri në veçanti.
Rruga, suksesi në mbarë botën e teatrit, si ajo e arritjeve të artit evropian nuk është e rastësishme, dhe padyshim si edhe ne letërsi, është pasojë e lidhjes së saj të fortë me substratët mitologjike.
Të fokusuar pikërisht në eksplorimin dhe interpretimin e imazheve të mitit, arketipeve të tij, fuqise se jashtëzakonshme të pashtërur e rritëse që mbart se brendshmi vet miti, teatri bashkohor projektoi vizionin dhe kerkimin e tij estetik në dekada. Padyshim ky lloj teatri është inteligjent e atraktiv që zgjeron padyshim mundësinë për integrim përmes kontaktit me shikuesin aktual; intimitisht, dukshëm e prekshem.
Në përgjithësi, ndikimi i mitit dhe ritualit në teatrin profesional të shekullit XX dhe XXI duket të jetë mjaft i natyrshëm.
Në teatër, tradita përfaqëson një përpjekje në balsamim, ruajtjen e formave të jashtme në të gjitha mundesitë-në mënyrë të pashmangshme fshehjen e një kufome brenda, për çdo korrespondencë jetësore me momentin e aktuales..
Sipas Grotowskit, në bazë të artit dramatik është kërkimi i kuptimit të imazheve të arketipit të imazhit mitologjik të gjërave. Ngurtësimi i figurave njerezore. Kujtojmë, Euridika u ngurtësua si rezultat i dështimit të Orfeut për kthimin e saj rruges nga ferri.Imazhi i ngurtësimit është e lidhur domosdoshmërisht me dështimin e të” ndaluares”.
Por karakteri mitologjik nuk mund të përkthehet direkt në botën tonë,per ketë do të duhet që të gjenden rrugë ndërmjetësuese që lidhin realitetin e ndërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshem, - thotë Jung. Është bota e teatrit që krijon një realitet të ri, të ndërtuar në të dhëna të njeriut të perceptuar në mënyrë të pandërgjegjshme. Prandaj dhe Mitologjia si një përgjithësim i idese së ekzistencës njerëzore ka gjetur vleren e vendit të vet direkt në procesin jetësor të teatrit, duke e lënë kështu kuadrin e së kaluarës arkeologjike e të estetikës në realitetin e saj të përjetshem.
Raporti i këtij realiteti dhe e ashtuquajtura ndërgjegjje për realitetin janë shumë artistike. Arritja e superealitetit bëhet duke arritur në nivelin e arketipit detyrë kjo që vihet para aktorëve dhe audiencës, e kthyer per të qëne gjithashtu globale.
Gjejne vetën mjaft regjisore, praktikues të teatrit, në kërkim të një gjuhe dhe shprehje imagjinative të përhershme,duke u trajtuar përmes mitit dhe ritualit, ritualit ne traditat kulturore në skenë si një gjuhë e re, në një shprehje të caktuar artistike. Teatri shoqërohet me një sere arritjesh, shënjimesh estetike , eksperiencash permes veprave të regjisoreve të shquar e vizional si Petër Brook, Gerzy Grotowski,Streler, Pulkaretë, Nekrousus etj.
Petër Brook, behet vazhdues ne shqyrtimin me menyrat në të cilat idetë e Artaud- do të mund të përdoreshin për të gjetur forma të reja të shprehjes dhe të ritrajnimit intërpretues. E gjithë puna e Brook dëshmon kërkimin e tij për një gjuhë të re e cila përpiqet për të bashkuar tingullin, xhestin dhe fjalët, dhe në këtë mënyrë lirine e kuptimeve, të cilat nuk mund të shprehen në ndonjë mënyrë tjetër. Por mbi të gjitha ky hulumtim është eksperimentale: diçka e gjallë që shfaqët në hapësirën e teatrit. Në vitet 70-të, ai do themelonte Qendrën Ndërkombëtare për Hulumtime Teatrore(CIRT), pranë “Teatrit Bufess de Nord” France, në gjurmim të themeleve rrënjëve të kontakteve kreative midis aktorit dhe shikuesit ne hapsira të kulturave të ndryshme.-gjurrmimin e lojrave, ritualeve, këngëve (Mahabharata), hulumtime rreth problemeve të komunikimt midis shfaqjes dhe spektatorit, duke studiuar format e komunikimt, por edhe duke gjurmuar ne kodin me të imet të mundeshem kulturor të fshehur ne rrenjët e formave kulturore. Një entitet i cili bashkon njerëzit e kulturave të ndryshme.
Dëshira e eksperimentuesve teatral për të ringjallur ritin teatral, ritualin në kulturën popullore, paraqitët me dukuri interesantë e me rezultatë frutëdhënëse. Ajo bëhet subjekt i mjaft kerkimeve teatrore. Këto patën ndikim të ndjeshem në prirjen për stilizim që kaloi me sukses nga teatri i shekullit XX në teatrin e shekullit të XXI.
Një nga dramaturgët më aktual për teatrin e shekullit XXI është Shekspiri - jo vetëm për shkak të vlerave të gjithanshme humanistë të veprave të tij, por edhe në sajë të arsyetimit mitopoetikes që ato përmbajnë. Ndaj krijuesit e skenes i kane kushtuar vëmendje konceptit të natyrës dhe kohes lidhur me besimet pagane, ritualeve që datojnë disa prej karnavalepoetikat e veprave Shakespiriane, në veçanti, zanafilla të konfliktit dramatik si “Romeo Xhulieta”,”Endrra e një natë vere”e tj. Ne vepren “Shtërngata” rolin e mbretit, Brook do ja besontë një aktori nga Afrika,dhe motivi -trashegimnia e rrenjëve, traditës.
Teatri - përmes teknikës të aktorit, artit të tij, në të cilin njeriu përpiqët për motive të larta permes një tërësish e reaksionesh fizike dhe mendore - ofron mundësi për atë që mund të quhet integrim, flakje e maskave, zbulim i thelbit të vërtetë.
Me teatrin fizik antropologjik vjen një tjetër inovator i teatrit ekperimental si deshmi e modernizimit të teatrit, Gerzy Grotoëski. Është Ai, që së bashku me homologun e nxenesin e tij të parë Eugenio Barba, regjisor dhe themelues i Teatërit Odin, që revolucionarizoi teatrin, dhe, konsiderohet si një baba i teatrit eksperimental bashkohor.(Teatri i varfer,Teatri laborator).Jane të njohura udhetimet e tij të shpeshta kerkimore si ne Indi, Meksikë,Haiti dhe vende të tjera per efektë të sakta ,të dukshme tek pjesmarresit për të identifikuar elementë të teknikës në praktikat tradicionale të kulturave të ndryshme.
Kam patur fatin të ndjek “Makbethin” e të madhit regjizor lituanez Eimuntas Nekrosius vitë më parë dhe të prek se si shqisa e tij kish perzgjedhur thesar nga kultura jone popullore, sikurse ish muzika rituale e vajit Çam! ….dhe ky Makbeth mu duk se ne rembat e tij kish gjak ballkanik.
Po keshtu, mund të permendim Institutin laborator të Lee Strasberg (USA), kontributin e tij ne pasurimin e interpretimit aktresk ne aspektin e memorjes afektive(emocionale) mbështetur mbi fondamentin e metodologjise se Stanislavksit (ku u edukuan mjaf e mjaf aktore të fashem hollivudiane- Studio e Aktoreve).
Teatrot laboratore Trajnimi teatror, si themeli i procesit jane sot realitete ne kryerjen e udhetimeve kerkimore ne explorimin me metodat praktike dhe teknikat e grupit. Ato vene ne prove aftësit e komunikimit të aktorve, mbi emocionet që shkaktohen nga lidhjet e tyre dhe forca provokuese e tingujve(zërave), gjesteve dhe fjalëve, të frymëzuar nga bekgraundet e teatrit fizik- si një drejtim i guximshëm, i gjallë dhe shumëdimensional, për shfaqje të teatrit bashkohor.
Lituanezi Oskaras Koršunovas ( fitues i çmimit të regjisoreve të rinj ne festivalin Europian të teatrit) me “Romeo Xhuljeta “apo i “Troilus dhe Kresida” nga Declan Donnaellan, sigurojne mundësi të reja permes implementimit të veprave të Shakespirit në skenë.Vendi specifik skenik i veprimit - si element i gjuhes vjen si një vlere gjuhesore e shtuar , moderne ne zberthimin e domethienies mitologjike të arektipit ne kontëkstin bashkohor. - vleresuar nga kritika.
“Romeo Xhuljeta “ e Korsunovas është vendosur ne një guzhine picash dhe e dyta “Troilus dhe Kresida” drejtuar nga Declan Donnaellan zhvillohet si një shfaqje - ndeshje siper ne skene mes njerëzve ,e temperuar per të treguar se tmerret e luftës se Trojes jane larg perfundimit.
Një veper kjo e pa trajtuar ne skene deri nga fillimet e shekullit XX-pikerisht per aresyet jokonvecionale të saj.
Dramaturgjia Çehoviane, si një nga thesaret e dramaturgjise botërore, është po aq bashkohore, po aq ekploruese per mitin e ritualin e saj.Të kerkosh sot një mit autentike, është e qartë, se është e pamundur por endrra e personazheve Çehoviane si imazhi i se nesermes është një mit. Cdo realitët që formon arketip është ne vetvetë një mit - një model kompleks me një strukturë të veçantë-interpretojne studiuesit.
Mitologjia e Çehovit ka veti të tjera. “Kopeshti i qershive” apo “Tri motrat” padyshim reflektojne mitin e sakrificës , mitin e parajsës së humbur , humbjen e një moshe të Artë. Ata evidentojnë mitin dhe ritualin e veprave të tij, por theksojne se rituali Çehoviane nuk ngjitet më lart se e zakonshmja dhe nuk shkëputet prej saj si në teatrin e antikitetit ose tek Rilindja.
Lloji i veçantë i ritualit të veprave të Çehovit është ne vetvetën e karaktereve, që janë të
shkruara në ciklin e natyrës se përjetshme , në një lloj akti, riti fetar. Ato me logjikën iracionale të bisedave të tyre, i nënshtrohen ligjeve të tëatrit. Kalimi ritual i kohës tek Çehovi - bëhet një ritual i takimit dhe i ndarjes, përgjithmonë me ndryshimin e stinëve, një mrekulli e përjetshme e rinovimit të jetës, si në mitin e vdekjes dhe Rilindjes Dionisake. Dhe ne ketë kontekst, padyshim ky mit, ky ritual Çehovian pasuroi gjuhen e teatrit, poetikën e tij.
Por, Robert Ëillson e sheh gjuhën si një lloj “Kulti social” dhe, deri në vet përbërësit e saj të shumtë, fjalët. Ai jo vetëm e bën gjuhën të ndryshoj në kohë por ndryshon njeriun, kulturën.
Në teatër askush nuk ka dramatizuar krizen e gjuhës me aq shume shpirt të hekurt si Robert Ëillson.Ai është sot zëri i regjise dhe dizajnit avanguard të teatrit bashkëkohor që falë estetikës së tij, stilizimit, ka pushtuar pothuajse skenat me të famshme botërore të teatrit. Mjeshtër,i cili shkrin tingullin, imazhin, tëkstin dhe lëvizjen për të krijuar kompletë ndjellese skenike të jashtëzakonshme.
Referohemi sonetave Shekspiriane-Berlin Asambel,2008. Çmagji!(You tube). Gjuha është një nga elementët më të rëndësishëm të teatrit per të, dhe ndjehet si në shtëpi me komandimin e saj në shumë mënyra të ndryshme.
Ekplorimi, zbulimi i arketipit tek Medea, afron risi estetike me një force konotative komunikuese të jashtëzakoneshme. Ai i thotë kengetares se duhej të qëndroje ne skene dhe pse veprimi ka mbaruar, pasi pauza(element gjuhes teatrore ) flet, e ajo (këngëtarja)duhet të flase me trupin e saj.
Ai ka një marrëdhënie unike me fjalët:: Bob ndryshon vlerat dhe formave të fjalëve. Në disa kuptime ato marrin më shumë kuptimin; në disa raste, më pak.
Kërkimi estetik është sfide e vazhdueshme për teatrin, një proces evolutiv i perhereshem , ne kerkim të zberthimit të domethenies se imazhit,të xhveshjes së maskave, zbulimit të se vertëtës njerëzore si një shërbesë e përditësuar terapeutike, tempulli per njerëzit e qytetërimit të tanishëm. A është teatri duke ruajtur vitalitetin dhe duke zbuluar mundësitë e pafundme të shpirtit të njëriut, dëshirave të shtypura dhe si pasojë në tejkalimin e frikës së jetës , teatri që na sjell në një teatër të ri të shekullit XXI?
Me tepër e rëndësishme është jo se ku qëndrojmë por në çdrejtim ecim.

*Regjisor-Tiranë, 15 Prill 2014

Related

Teatri 2217343814714430820

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item