TEST- Më mirë pritja apo sulmi?!

Janë momentet e qeta, të cilat edhe konfirmojnë nëse jeni njëri për tjetrin, apo ka ardhur koha të hidhni gjithçka në erë…, ka ardhur moment...


Janë momentet e qeta, të cilat edhe konfirmojnë nëse jeni njëri për tjetrin, apo ka ardhur koha të hidhni gjithçka në erë…, ka ardhur momenti që nëse s’mund ta thoni me zë, të paktën ta mësoni përmes këtij testi. Të qëndrosh dhe të presësh kush do flasë i pari, apo të jesh ajo që të braktisësh gjithçka…

1 - E do:
a - Siç të do ai.
b - Gjithmonë e më shumë.
c - Si ditën e parë.

2 - Zakonisht, meshkujt
që të bëjnë për vete
a - Të ngjajnë ty.
b - Janë e kundërta jote.
c - Janë ata që të surprizojnë

3 - Të plakeni së bashku…; kjo ide a - Të pëlqen.
b - Nuk të ka shkuar kurrë ndër mend.
c - Të tremb.

4 - Filozofia jote në çift është pak a shumë:
a - Valixhet e tua janë gjithmonë gati!
b - Nëse humbet një, gjen njëqind të tjerë.
c - Përgjithmonë së bashku.

5 - Nëse ai do të të linte: a - Do ta kishe të vështirë të rinisje një tjetër lidhje.
b - Mendon se do të gjesh një tjetër më të mirë.
c - Betohesh se nuk do të rrish kurrë
me një të tillë.

6 - Zakonisht zënkat tuaja janë:
a - Të momentit e të shkurta.
b - Të trishta dhe stresuese.
c - Të dobishme dhe konstruktive.

7 - Sipas teje, jeta në çift është një çështje: a - Pasioni,
b - Kompromisi.
c - Kohe.

8 - Zakonisht ai të: a - Bën komplimente.
b - Të bën surpriza.
c - Të lodh.

9 - Për të ndryshuar atmosferë: a - Organizon mbrëmje romantike dhe seksi.
b - Gjen mënyra të reja për t’i rrëfyer
dashurinë tënde.
c - Organizon festa me miqtë e tij.

10 - E vogël ëndërroje: a - Të ishe e adhuruar si një Dea.
b - Të kishe një jetë më të mirë.
c - Të ishe e adhuruar si një princeshë.


Më shumë “a”
E qëndrueshme Mes ju të dyve është përgjithmonë. Ka shenja që jua vërtetojnë këtë gjë. I bëni projektet së bashku. Keni dëshirë të njihni pafund njëri-tjetrin dhe keni gjithmonë dëshirë për surpriza. Herë pas here ju pëlqen të bëni një bilanc të vogël në çift; bëni gjërat e qarta dhe përpiqeni si t’i superoni më mirë momentet e vështira, apo edhe të kërkoni ato që u mungojnë në çift.

Më shumë “b”
Braktisëse
Është më shumë se zakon sesa si dashuri. Ajo që të tremb më shumë nuk është fakti se mos e humbet, por ajo që të duhet të heqësh dorë nga gjithçka që ndërton marrëdhënien tuaj, një grup miqsh, zakonet, një konfort jetese, një jetë e qetë dhe e zakonshme. Por, ajo që të pëlqen tek kjo lidhje mos është edhe motivi i ndenjes së bashku. Megjithatë, fundi i një historie mos harroni, se është gjithmonë fillimi i një tjetre.

Më shumë “c”
Hezituese
Mes jush gjërat kanë ndryshuar. Marrëdhënia juaj ka degraduar, respekti për tjetrin nuk ekziston më, ziheni edhe për gjëra të vogla dhe nuk ndjeni më nevojën e të bërit dashuri. Me gjithë këto, ju vazhdoni të jeni bashkë. Kjo e shkatërron edhe më shumë lidhjen tuaj. Të dy doni t’i thoni “mjaft”, por asnjëri nuk e merr guximin. Të rrish apo të ikësh?! Kjo është një gjë, që ti nuk je ende e zonja ta vendosësh.

Related

Test 8024561405997071504

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item