Shkëndija demolon me pesë gola Renovën (VIDEO)

Shkëndija dhuroi spektakël të vërtetë në debrin lokal, duke zhbllokuar rezultatin vetëm pas 55 sekondave lojë, ndërsa në vazhdim dominoi në ...




Shkëndija dhuroi spektakël të vërtetë në debrin lokal, duke zhbllokuar rezultatin vetëm pas 55 sekondave lojë, ndërsa në vazhdim dominoi në teren ku spikate loja me shumë kombinime, rastet para portës së Renovës rradhiteshin si në shiritin filmik, ndërsa në pjesën e dytë edhe efikasiteti erdhi në nivel, duke bërë në fund mbi 5 000 spektatorë të kënaqur të lëshojnë stadiumin e qytetit. Ndeshja nisi shkëlqyeshëm për ‘vendasit’ kur Fazliu sjell topin para zonës, Shabani asiston në krahë për Zhuniorin, ndërsa braziliani godet saktë në cepin e portës për delirium në shkallët e stadiumit. Renova për pak sa nuk barazoi në anën tjetër me anë të Skenderit, ndërsa vazhdimi i pjesës së parë i ngjante një ‘trafiku një kahësh’, pasi Shkëndija dominonte në tërësi. Vetëm intervenimet e sigurta të portierit të Renovës, Abdulla si dhe fati sportiv kanë shpëtuar xhepçishtasit nga debakli që në pjesën e parë, kur raste të mira humbën Belica dhe Cuculi, Miliev goditi traversën me gjuajtje me kokë, ndërsa në këtë periudhë edhe arbitri Stavrev sillte nervozë kur nuk tregoi penalti për Shkëndijën pas startit të dyfishtë në zonë ndaj Shabanit dhe Vruçinës. Në minutën e 21 aksion i mirë i Shkëndijës me Zhuniorin që pason bukur drejt Useinit, ndërsa në momentin kur futbollisti i Shkëndijës dilte i vetmuar para portës ndërhyn Visar Musliu që del nga loja me karton të kuq. Renova mundej të barazojë në minutën e 35-të pas harkimit të Gafurit nga gjuajtja e lirë, mirëpo Jovanovski mrekullisht shpëton portën e tij duke ndalur tentimin e Mishkovskit me kokë. Deri në fund të pjesës së parë thjesht është e pabesueshme se si rezultati mbeti vetëm 1:0, pas rasteve të mira të Vruçinës në dy raste, Bejtullait dhe në fund në kohën shtesë kur kroati, Zhunior dhe Pollozhani nuk kishin fat para portës kundërshtare. Pjesa e dytë nisi me kanosjen e Pollozhanit, ndërsa  në minutën e 48-të tjetër situatë e dyshimtë e në zonën e Renovës kur Shabani ndalet në mënyrë të parregullt, mirëpo Aleksandar Stavrev përsëri nuk tregon penalti. ‘Kuqezinjtë’ vazhduan të sulmojnë dhe aksionet e mira sollën rezultat në minutën e 55-të. Zhunior bukur luan me Shabanin, që për mrekulli vazhdon topin drejt Vruçinës, ndërsa kroati realizon për 2:0. Pak më vonë sulmuesi kroat pati tjetër mundësi të shënojë kur u gjet përballë Abdulla-it, mirëpo kësaj radhe më i suksesshëm doli portieri i Renovës. Në minutën e 64 trajneri Duro inkuadroi në lojë Mensur Kurtishin dhe kumanovarit i’u deshtën vetëm pak minuta për të gjetur golin. Në kontaktin e parë me topin Kurtishi depërton bukur në krahë dhe asiston për Imerin, i cili ndalet qartë në mënyrë të parregullt në zonë nga Memedi. Këtu Stavrev nuk mundi të qëndrojë indiferent dhe më në fund ‘prish rregullën personale’ duke treguar penalti për Shkëndijën. Abdulla ndali tentimin e Kurtishit nga 11 metra, mirëpo në vazhdim sulmuesi i Shkëndijës topin e kthyer e përcjell pa problem në rrjetë për rezultat 3:0. Në minutën e 69-të forcat në teren u barazuan, pasi edhe Muhamed Useini i Shkëndijës doli nga loja me karton të kuq, pas kartonit të dytë të verdhë. Mirëpo kjo nuk pengoi që vetëm një minutë më vonë Kurtishi të sjellë një mjeshtëri të vogël në zonën e Renovës, duke shënuar për 4:0, ndërsa merita për këtë gol ka edhe Imeri që vertikalizoi për mrekulli në sulm. Rezultati final 5:0 u vulos në minutën e 83-të kur Fazliu bukur kombinon dyfisht me Imerin, para se sulmuesi kosovar me parabolë të dërgojë topin në rrjetën e Abdulla-it. Fitorja bindëse dhe loja e shkëlqyeshme la të kënaqur spektatorët e pranishëm në tribuna, ndërsa Shkëndija vazhdon serinë pozitive duke rëmbyer fitoren e pestë në pesë ndeshjet e fundit, me një gol diferencë impresive me 17-të gola të shënuar dhe vetëm një të pranuar. Kujtojmë se në tre takimet e fundit portieri Jovanovski ka ruajtur të pa prekur portën e tij. Shkëndija tani me 51 pikë ndanë pozitën e 5-të në renditje me Pelisterin, ndërsa xhiron e ardhshme do të jetë mysafire e Metalurgut në Shkup.

Related

Sport 992176648042016543

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item