Rufi Osmani dorëzon mandatin e deputetit

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) që fitoi një deputet në zgjedhjet e 27 prillit do të dorëzojë mandatin e deputetit. Ky vendim u miratua...


Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) që fitoi një deputet në zgjedhjet e 27 prillit do të dorëzojë mandatin e deputetit. Ky vendim u miratua nga Kuvendi Qendror partiak në mbledhjen e fundit.
Nga kjo parti arriti që të fitojë vetëm bartësi i listës për deputetë në njësinë 6, lideri i kësaj partie Rufi Osmani.
“Në pajtim me qëndrimin e miratuar nga takimi punues i datës 1 maj 2014 për mospranimin e legjitimitetit demokratik të zgjedhjeve parlamentare Kuvendi Qendror me unanimitet të plotë të anëtarëve prezent po në këtë mbledhje vendosi :
1.Të dorëzohet mandati i deputetit i RDK-së i fituar në njësin zgjedhore numër 6,
2.Obligohen të gjithë kandidatët e nominuar në njësinë zgjedhore numër 6 të nënshkruajnë deklaratën për dorëzim të mandatit sepse mandati është fituar në emër të RDK-së dhe vendimmarja për mandatin i takon Kuvendit Qendror të RDK-së,
3.Obligohet Këshilli i përkohshëm drejtues dhe deputeti i zgjedhur i RDK-së Rufi Osmani që në afat prej tre ditësh të depozitojnë dorëheqjet e të gjithë kandidatëve në selinë e komisionit qendror zgjedhor,
4.Obligohet Këshilli i përkohëshëm drejtues që të konvonkon mbledhje të veçant të Kuvendit Qendror të RDK-së në të cilën do të diskutohen hapat e mëtejmë të veprimit të RDK-së në të gjitha nivelet e funksionimit në nivel partiak dhe të përfaqësimit të pushtetit komunal.
Këshilli i përkohëshme drejtues , Zenun Ismaili, Vesel Memedi, Binas Pajaziti.

Related

Maqedoni 1259933342262736882

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item