LIDA LAZAJ (XHAMO): ME LIBRIN E RI POETIK, “SYRI I SË DIELËS”…

Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë     LIDA LAZAJ (XHAMO) 1. Që në fillim të këtij shkrimi modest, shënoj se kam kënaqësi t...

Nga: Prof. Murat Gecaj
publicist e studiues-Tiranë    
LIDA LAZAJ (XHAMO)

1.
Që në fillim të këtij shkrimi modest, shënoj se kam kënaqësi të shprehem këtu për krijimtarinë e poetes së talentuar elbasanase, Lida Lazaj (Xhamo). Për atë kanë dhënë mendime disa kolegë e miq të saj krijuesë, pra që janë të aftë ta bëjnë më mirë këtë gjë. Kështu, kohët e fundit Përparim Hysi (Papi) publikoi në Internet një shkrim të bukur, me titullin ”’Peng’ i vargjeve të një poeteje”. Ndër të tjera, ai shprehet: Më kanë rrëmbyer vargjet e poetes lirike, Lida Lazaj…”. Ndërsa, pas publikimit të një cikli me poezi të saj në Internet, janë bërë  shënime vlerësuese e dashamirëse për të, nga Istref Haxhillari, Hysen Kobellari e Rezart Palluqi. Po aty, poeti shumë i njohur lirik korçar, Vangjush Ziko shkruan: “Poetja Lida  Lazaj ka një shpirt të njeshëm poetik ndaj botës intime dhe mjedsit shoqëror, që e rrethon. Ajo “pikturon” ndjenjat intime me një lirizëm dramatik, me një trishtim, që të bën të vuash, por të mos thyhesh shpirtërisht, të bën të nëdërrosh pë rnjë lumturi të vërtet, reale, intime dhe shoqërore. Ritmi dhe sintaksa poetike e vargut të lirë i jep më shumë liri ndjenjës dhe më shumë hapësirë mendimit, meditimit. Ajo synnon, në mënyrë të ndërgjegjshme, me një fjalor dhe me një figuracion sa më bashkakohës krijues”.
E, kështu, mund të vijonim edhe me vlerësime të tjera të merituara, për krijimtarinë poetike të kësaj autoreje të talentuar, ndër të cilat është edhe ai i krijuesit të njohur, Arqile Gjata.

2.
Pasi i lexova me kënaqësi mendimet e shprehura më lart, nga kolegu P.Hysi, por dhe të tjerët, në heshtje dhe me dashamirësi, e urova poeten Lida Lazaj për librin e katërt të saj, me titullin “Syri i së dielës”,të cilin ajo ma dhuroi me nënshkrim.


Ballinat e librit poetik…

Libri është botuar e venë në qarkullim nga Shtëpia e njohur Botuese “Ada”-Tiranë, me redaktor Arqile V.Gjatën e korrekturë nga Novruz Abilekaj. Poezitë e vëllimit nuk janë ndarë në cikle, por kanë renditje të mirëmenduar. Në ballë, prinë poezia “Dimëroj me miq”. Që nga titulli, pra ende pa e lexuar atë, mendja më shkoi në vitet e fëmijërisë sime, atje larg në Malësinë e Gjakovës (Tropojë). Kur binte borë e suferina të thante, brenda në odat e shtëpive bubulonte zjarri dhe pranë tij mblidheshin njerëzit e shtëpisë, por dhe fqinj e miq të tjerë. Nuk e di, nëse e këndonin këngën, “Bjer, o borë,/ se ne nuk kemi frikë aspak”,por mjedisi bëhej shumë i ngrohtë. Aty bisdohej për tema te ndryshme, por dhe, kolektivisht, merrnin pjesë në një lojë tradicionale, e cila quhet “loja e kapuçave”(më falni, se këtu nuk e shpjegoj dot, me pak radhë)…Po, vallë, poetja Lida, për çfarë “dimërimi” me miqtë e saj, na flet? Ajo na e krijon përfytyrimin disi ndyshe, kur shkruan: “Qielli shkund lule, yje, kristale,/ qerpik’ i pishës llamburi”. Ndërsa te poezia, nga e ka marrë titullin tërë vëllimi, lexojmë vargjet lirikë: “E diela, për qiell/ syçkat e Perlës ka…/Do mbushem me të djel,/do shkoj te pendesa/ gjethet e borzilokut,/ t’I puth një nga një,/ t’u pëshpëris  fjalët e pathëna,/ që nga e hëna e gjer te e premtja”.
Jo vetëm për Lidën, por për çdo nënë, bota e fëmijës është jo vetëm e bukur, por dhe e shenjtë. Në poezinë me këtë motiv, ajo na futë natyrshëm në atë botë të pafundme dhe shkruan: “Kur pemët, fluturakët e yjet emigrojnë/ e toka bëhet e rrëshqitshme,/ dy degëza të njoma hardhie/ lidhur në qafë të shpëtojnë,/ diell të bëhen dy sy femije”. Ndërsa te poezia “Vajza e vogël” shkruan: “Sytë ia vodhën valëzat  e lumit si arabeska,/ kapelën ia mori era,/ kordelja u bë udhë, dukurpadukur, nëpr mjegulla…”. Por autorja bëhet edhe vet fëmijë, kur i thurë nënës vargje dashurie e malli të pashuar: “Kaq vjet pa të puthur, kaq vjet s’të shoh,/ kaq vjet, që udhën pa kthim ke nisur,/ në ç’ peng ke mbetur, të ta heq brengën,/ ta pishë aatë gllënjkë ujë të Lithisë,/ që udhëtimin ta vazhdosh,/ thuamë, nënoçkë,/ të të bëj vah që të kalosh?”
Poetja jonë, si  shumëkush,  i “këndon” me vargje nayrës magjepse shqiptare: “Lum’ kush brengat, qytetin la/ edhe u ngjit, lart në pyje,/ në një zabel me nimfat fjeti,/ nën qiellin çarçaf me yje,/ o në Dardhë, o në Llogora,/ malli pikoi e në prehër ra!” E, me këto ndjesi ajo shpërthen edhe te një poezi tjetër: “Bëri e ç’ nuk bëri kjo vjeshtë,/ me shtjella gjethesh e fërshëllima erërash/ imitoi Van Gogun, në pemë të zhveshura…”. Ndërsa më tej: “ Mbi supe mbaj mantel malli/ qëndisur me lule fushe/, si grur’ i  begatë në humus të mirë/ mendimi i pjekur te brazd’ e ballit”. Në këtë natyrë magjepse shqiptare, poetja është “e dehur”, prandaj shkruan: “Ag më ag pikturoj fytyrën,/ në më të njerëzishmen trajtë/ edhe shkërmoqem ag më ag…” dhe “Por, se si pranvera m’u ul në zemër,/ më pushtoi qënien skaj më skaj”.
As Lida nuk i ka “shpëtuar” dot dhimbjes, që na ka shkaktuar plaga e rëndë e emigracionit. Poezinë “Letër vëllait” e lexojmë me drithërimë zemre, se kujtojmë ikjen e fëmijëve ose të t dashurve të tjerë: “Ti gatit ikjen,/ mua m vijnë lotët/ dhe avionët s’më ngjajnë me dallndyshet,/ por skifterë me kthetra, ë zhgarravisin lamtumira në qiell/ dhe hije lakuriqësh në tokë!” Me këtë  mall e shpresë të zhgënjyer,  ëndrron me sytë nga qielli e deti: “Edhe pse e dija, që nuk do vije,/ të prita kot,/ nuk kish se si të ndodhte ndryshe./ Më shumë se njerëzit,/ mua më duan dallëndyshet!?” Kështu mund të vazhdonim, por po ndalem te vargjet e një poezie thirrëse: “…Në mos këtë dimër,/ në dimrin tjetër,/ o në pranverë./ Ti vetëm pritmë,/ te bregu i shpresës së mirë!” Thonë se shpresa vdes e fundit dhe këtë mendim e lexojmë në vargje: “Eja/ të presin këtu grimcat e rërës, guacka, leshterikë,/ zambakë të bardhë prej shkume./ Eja, i dashur,/ këtu të presim, unë dhe deti!”.
Që mos ta lodhim më tej lexuesin, po shënojmë këtu se edhe Lida ka mbledhur në këtë vëllim disa poezi me tematikë dashurinë, këtë ndjenjë mbarënjerëzore. Ajo jepet me shkëlqimin e natyrshëm, por  dhe me dritëhijet e saj.  Në një “letër malli” ajo shkruan: “S’e dije atëherë,/ s’e di as sot,/ që dashuria është zemra e botës!”. Por edhe kur ajo lëkundet sadopak, kërkohet mirëkuptim e kthesë, për pajtim: “Eja, ta vrasim këtë mëri!/ Kur bota zjen,/ përse të ngrijmë, ne të dy?”
…E urojmë nga zemra poeten e ndjenjave  të holla, Lida Lazaj, për këtë vëllim poetik, por dhe për tërë krijimtarinë e frymëzuar të saj! Kemi dëshirën dhe besimin, që ajo do të vazhdojë në këtë udhë, por duke e përsosur më tej mjeshtërinë e vargëzimit!


Tiranë, prill 2014

Related

Libri 233249844900410137

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item