Vetëvritet Malik Bendjelloul regjisori fitues i Oscar-it

STOKHOLM, 14 maj /ATSH-AFP/ – Regjisori suedez, Malik Bendjelloul, që fitoi çmimin Oscar në vitin 2013 për dokumentarin “Searching for Sugar...


STOKHOLM, 14 maj /ATSH-AFP/ – Regjisori suedez, Malik Bendjelloul, që fitoi çmimin Oscar në vitin 2013 për dokumentarin “Searching for Sugar Man”, kreu vetëvrasje dje në moshën 36-vjeçare, deklaroi sot vëllai i tij për median.
“Mund të konfirmoj se bëhet fjalë për një vetëvrasje. Maliku kishte kohë që ishte në depresion”, tha Johar Bendjelloul për të përditshmen, “Aftonbladet”.
“Jeta nuk është gjithnjë e lehtë. Kam ndenjur pranë tij gjithë kohën deri në fund”, vazhdoi Bendjelloul, i cili është gazetar në radion publike suedeze ”Sveriges Radio”.
Malik Bendjelloul kishte marrë çmimin Oskar për dokumentarin më të mirë në vitin 2013 për “Searching for Sugar Man”, që fliste për karrierën të pazakontë të këngëtarit amerikan Rodriguez

Related

Showbiz 2815116176683182794

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item