10 parashikimet e reja të fundit të botës (jo sipas fisit Maja)

Mbi fundin e botës kanë dalë parashikime të reja! Por këtë herë ato nuk kanë lidhje me fisin Maja! Ju ftojmë të lexoni artikullin më poshtë…...

Mbi fundin e botës kanë dalë parashikime të reja! Por këtë herë ato nuk kanë lidhje me fisin Maja! Ju ftojmë të lexoni artikullin më poshtë…

Të vërteta ose jo, këto janë plot dhjetë parashikimet më të reja që flasin për fundin e botës. Parashikimi më i afërt pritet të ndodhë gjatë verës së këtij viti:
10. 2014: NASA parashikon ardhjen e shpërthimeve më të forta diellore
Duket se në 2014 aktiviteti i diellit do të intensifikohet derisa të arrijë në nivele shumë të larta dhe kjo mund të shkaktojë një stuhi magnetike, e cila do të jetë në gjendje t’i hedh në erë satelitët tanë, kompjuterët dhe madje edhe të ndërhyjë me fushën magnetike të Tokës.

9. 2016: armët biologjike do të asgjësojnë njerëzimin
Të gjithë ju e dini sesa të rrezikshme mund të jenë armët biologjike! Sipas një parashikimi të ri, do të jenë pikërisht ato shkaku që në vitin 2016 bota mund të marr fund. Në fakt, sipas disa gërmimeve të bëra në Sierra Nevada është zbuluar se: “një armë biologjike do të shpërndahet kudo dhe do të shkatërrojë çdo formë të jetës humane”.

8. 2018: ardhja e dytë e Krishtit në tokë dhe apokalipsi
Ardhja e Krishtit është parashikuar nga raste të ndryshme. Por sipas llogaritjeve të kujdesshme të kristianit të njohur, Hal Lindsey dhe të korrigjuara më vonë nga F. Kenton Beshore, ai moment do të ndodhë në vitin 2018.

7. 2020: konflikti i fundit mes Krishtit dhe djallit
Po, flitet ende për një apokalips hipotetik, duke rezultuar në betejën finale midis Krishtit dhe Satanit. Sipas të famshmit Jeane Dixon, ekspertit të paranormales, në vitin 2020, në planetin tonë do të vij anti Krishti dhe profeti i rremë, dhe kështu do të nisë një betejë epike me vetë Krishtin (e vërtetë), i kthyer për t’i bërë ballë gjithçkaje.

6. 2029: numri dy
Përsëri apokalips: por këtë herë parashikimin e ka bërë Mike Flipp, i cili deklaron se ka ëndërruar shenja të lidhura me numrin 2. Pasi e deshifroi ëndrrën arriti të zbulonte se bëhej fjalë për një shenjë paralajmëruese, sipas së cilës ardhja tjetër e Krishtit do të ndodhë më 2029.


5. 2030: robo-kalipsi
E keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të ndodhte nëse robotët, apo makinat me inteligjencë artificiale, do të mund t’i vërsuleshin njerëzimit? Në një rast të tillë, do të ndodhte një “Robo-kalips”. Kjo gjë është thënë nga Bill Joy, bashkëthemeluesi i Sun Microsystems, ndërsa mund të verifikohet në vitin 2030.


4. 2240: viti 6000
Ashtu siç raportohet nga Talmud, teksi i dytë fetar më i rëndësishëm i judaizmit, data e vërtetë e apokalipsit është viti 6000. Një lajm i tillë vjen i konfirmuar edhe nga disa ekspertë. Duke bërë llogaritë, kalendari hebraisht flet për lindjen e gjithësisë 3760 vjet para lindjes së Krishtit, kështu që viti  6000 për ne është viti 2240.

3. 2280: Kodi i Kuranit
Për të parashikuar ngjarjet e ardhshme, janë të ndryshëm njerëzit që provojnë të nxjerrin diçka nga numerologjia. Numrat, sipas shumicës, janë të lidhur me ngjarje specifike hyjnore, të përdorshëm për të zbuluar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Sipas “Kodit të Kuranit”, ekziston një kod i fshehur në librin e shenjtë të lidhur me numrin 19. Kështu që pas një serie llogaritjesh, bota do të marrë fund në vitin 2280.

2. Pas 7,6 miliardë vjetësh, toka do të thithet nga dielli
Kjo është një nga teoritë më të besueshme: fundi i botës, ashtu siç e kemi mësuar të gjithë në bankat e shkollës, do të verifikohet pas miliarda vitesh, kur dielli, nga forca për t’u zgjeruar, do të arrijë që të thithë planetin tonë. Gjithsesi, askush prej nesh nuk do të jetë gjallë apo do të mbesë i tillë për të verifikuar këtë gjë!

1. Vdekja termike e universit
Kjo është gjëja më e keqe që mund të verifikohet: shkatërrimi i universit, nga vdekja termike. Sipas kësaj teorie, universi do të arrijë herët a vonë në një gjendje ekuilibri dhe mungesa e energjisë termodinamike do të ketë efekte të tmerrshme: çdo formë jete do të pushojë së ekzistuari. Por gjasat për të verifikuar diçka të tillë janë me të vërtetë të ulëta.

Related

Top Lajm 5655105424339549260

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item