Zvicra, me pesë shqiptarë në Botërorin e Brazilit

Trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka zbuluar listën e futbollistëve të ftuar për Kampionatin Botëror, i cili do të zhvillohet në Brazil. ...


Trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka zbuluar listën e futbollistëve të ftuar për Kampionatin Botëror, i cili do të zhvillohet në Brazil.
Në mesin e 23 të ftuarve janë edhe pesë futbollistë shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemajli.
Trajneri gjerman ka lënë jashtë kësaj liste mesfushorin shqiptar Pajtim Kasami dhe mbrojtësin Arlind Ajeti.
Kasami ishte pjesë e skuadrës gjatë eliminatoreve, por paraqitjet e dobëta të kohëve të fundit me Fulhamin e kanë lënë jashtë ekipit.
Më poshtë përzgjedhja e Zvicrës:

Portierë: Diego Benaglio, Yann Sommer, Roman Bürki.
Mbrojtës: Steve von Bergen, Johan Djourou, Michael Lang, Stephan Lichtsteiner, Ricardo Rodriguez, Fabian Schär, Philippe Senderos, Reto Ziegler.
Mesfushorë: Xherdan Shaqiri, Tranquillo Barnetta, Gökhan Inler, Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Gelson Fernandes, Valentin Stocker.
Sulmues: Josip Drmic, Admir Mehmedi, Haris Seferoviç, Mario Gavranoviç, Granit Xhaka.

Related

Sport 6289390200288800659

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item