Rexhep Meidani kapet duke vjedhur

Nga Elvi Fundo Ish- presidenti i republikës, zoti Rexhep Meidani, ka botuar sot në të përditshmen “Panorama” një analizë me titull “Euro e d...

Nga Elvi Fundo

Ish- presidenti i republikës, zoti Rexhep Meidani, ka botuar sot në të përditshmen “Panorama” një analizë me titull “Euro e dobët për Europë të fortë”. Pikërisht, me këtë analizë, zoti Meidani, duke dhënë edhe statistika, kërkon të na tregojë mbi ekonominë europiane dhe monedhën euro. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Një ish-president, mund të japë fakte, mund të bëjë analiza apo opinione, por kurrsesi askujt nga ne, qoftë edhe kryeredaktorit të Gazetës “Panorama” apo redaktorëve të kësaj të përditshmeje, nuk iu ka shkuar në mendje, se Meidani mund të bëntë plegjiaturë, ose e thënë shqip, “të vidhte” shkrime të dikujt tjetër. Fatkeqëisht Shqipëria do të vazhdojë të ngelet vendi i çudirave, vendi ku opozita akuzon për trafik droge dhe qeveria thotë se janë mushkonja dhe më pas “mushkonja” ngelet në rënën e Divjakës. Ne jemi vendi ku Ministri i Brendshëm flet për ulje të krimit dhe nga ana tjetër ju çon mesazh vartësve të tij se krimi është dyfishuar. Ne jemi vendi ku vidhet thesari dhe akuzohet katundari. Ne jemi vendi ku çdo ditë ndodhin gjëra nga më të çuditshmet. Por nga sot Shqipëria do të jetë vendi i dytë në Europë pas Gjermanisë. Tek e para Presidenti dhe tek e dyta ish-presidenti kapen me plagjiaturë. Shkrimi i sotëm në Gazeta “Panorama” me titull “Euro e dobët për Europë të fortë” është një shkrim i botuar më parë nga Martin Feldstein, Profesor i Ekonomisë në Universitetin e Harvardit dhe President Emeritur i Zyrës Kombëtare të Kërkimeve Ekonomikë. Nga 1982 deri në 1984 ishte kryetar i Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë të Presidentit Ronald Reagan. Shkrimi është publikuar në sit-in anglez Business Standard me titull “A ëeaker euro for a stronger Europe”
Shkrimi i mësipërm është botuar gjithashtu në sitin shqiptar bota.al, me titull “Një Euro më e dobët, për një Europë më të fortë”.
Pra presidentin Meidani jo vetëm nuk është lodhur të përkthejë shkrimin, por mundimi më i madh i tij është select, copy-paste, heqim disa gjëra nga fundi, i vendosim në fillim, disa të fillimit i vendosim në mes dhe shkrimi u bë gati, për tu botuar në gazetën më të madhe ditore në vendin tonë siç është e përditshmja “Panorama”, ku zoti Meidani ka botuar sot shkrimin me titull “Euro e dobët për Europë të fortë”, në faqen 18 të kësaj gazete. Gjithashtu shkrimin mund ta gjeni dhe në versionin online të gazetës “Panorama”.
Në rast se dikush kapet duke vjedhur, ai dënohet, sepse kjo është një vepër penale. Në rastin kur hajduti nuk kapet, ai e shet “mallin” dhe fiton të ardhura. Në rastin tonë zoti Meidani është kapur duke vjedhur pasi e ka shitur “mallin” tek e përditshmja shqiptare. Ish-presidenti, Rexhep Meidani, shkruan shpesh herë tek “Panorama”, ku paguhet me onorare. Të shpresoj që zoti Mejdani, i cili ka vellon e intelektualit dhe akademikut, të mos flasë për “miza”, por minimalisht të dalë publikisht dhe të kërkojë falje publike, për këtë “vjedhje” apo plagjiaturë, që ka bërë për të marrë një onorar. Nuk dua të paragjykoj zotin Meidani për shkrimet e tij të mëparshme, por shpesh herë në fakt, ato jo vetëm nuk kanë qënë mendime të vetë ish-presidentit, por mesa duket kanë qënë komente të plotësuara për të marrë një onorar më shumë. Më vjen shumë keq që më duhet të publikoj të tilla lajme, por ndodhem përball fakteve të pakundërshtueshme, që përfshijnë një ish-president, akademik, intelektual, në një skandal të tillë. Por shpresoj që i pari person i mirëkuptuar të jetë vetë zoti Meidani, i cili është një figurë e lartë intelektuale dhe politike e historisë së vendit tonë, që kapet në flagrancë duke shitur një mall “të vjedhur”.
http://www.cityfm.al/component/k2/item/2043-ish-presidenti-meidani-kapet-duke-vjedhur.html

Related

Shqipëri 2343173340494399412

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item