VIDEO: Si t’i hiqni më së miri vetullat

Forma e vetullave ndikon shumë në pamjen tonë, më shumë sesa mendojmë. Prandaj, është shumë me rëndësi t’i heqim vetullat sipas formës së fy...

Forma e vetullave ndikon shumë në pamjen tonë, më shumë sesa mendojmë. Prandaj, është shumë me rëndësi t’i heqim vetullat sipas formës së fytyrës.

Krahas këshillave për heqje sa më të mirë dhe pa dhimbje të vetullave, po ju sjellim edhe një video që ta keni sa më të qartë.

Këshillat fillestare që duhet t’i keni në mendje

Nëse deri më tani keni përdorur copa akulli gjatë heqjes së vetullave, tani e tutje duhet ta harroni këtë praktikë. Nuk dëshironi ta mpini lëkurën para shkuljes, pasi ashtu ajo do të jetë më e fortë dhe i tërë procesi do të jetë i dhimbshëm. Përkundrazi, ju duhet t’i hapni poret. Prandaj më së miri shkulja duhet të bëhet pas dushit të nxehtë në mënyrë që të jenë të hapura poret. Kjo mund të bëhet edhe duke e larë vetëm fytyrën me ujë të ngrohtë apo duke e mbajtur në fytyrë për një kohë të shkurtër një peshqir të ngrohur paraprakisht.
Duhet të kujdeseni që të përdorni një pasqyrë sa më të madhe që të mund të siguroheni se i keni hequr edhe qimet më të holla e më të vogla.
Nëse megjithatë mendoni se duhet një dorë mjeshtri t’i rregullojë vetullat e tua, mos u mëdyshni, ky është gjithmonë një potez i duhur. Dikush mendon se është shumë me rëndësi të investohen para në pamjen jashtme, përkatësisht në grimin. Por më shumë mund të ndikojnë vetullat e rregullara mirë sesa grimi që bëni.
Është me rëndësi të përcaktoheni për forman e tyre. Mos u udhëhiqni vetëm nga dëshira juaj, por bazoheni në formën e fytyrës. Personat me fytyrë të rrumbullakët, ovale a në formë të zemrës, më së miri do t’u rrijnë vetullat në formë harqesh të theksuara, ndërsa atyre me formë katërkëndëshe apo trekëndëshe u shkojnë vetullat më pak të theksuara.
Vetullat ekstra të holla ka kohë që nuk janë në modë. I pëlqeni ato natyralet, nmadje edhe pak të trasha. Nëse në fillim do të shkulni më tepër fije, vështirë se mund ta riktheni formën antyrale.

Heqja e vetullave hap pas hapi

Për t’i hequr sa më saktë dhe sa më mirë duhet ta ndiqni edhe këtë video ku jepen sqarimet e duhura:/femina

Related

Shëndet & estetikë 6937079722881847273

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item