Skandal, BDI do t’i shërbejë Ivanovit, por nuk merr pjesë në inaugurimin e tij!
“BDI mund të bëjë propagandë sa të dojë, mirëpo sipas ligjit dhe kushtetutës, në momentin që kanë arritur marrëveshje për koalicion qeverita...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/skandal-bdi-do-ti-sherbeje-ivanovit-por.html
“BDI mund të bëjë propagandë sa të dojë, mirëpo sipas ligjit dhe kushtetutës, në momentin që kanë arritur marrëveshje për koalicion qeveritar me VMRO-DPMNE-në, ata kanë pranuar të jenë në shërbim të Gjorge Ivanovit, sepse ai edhe formalisht ia jep mandatin qeverisë”, thotë për “Lajm”, një profesor i njohur shqiptar
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë para pak çastesh ka filluar me mbajtjen e seancës në të cilën do të inaugurohet presidenti i sapo-zgjedhur i shtetit Gjorge Ivanov.
Ashtu siç kishin paralajmëruar nga BDI-ja e Ali Ahmetit, nuk marrin pjesë në seancën e inagurimit të Ivanovit dhe në seancën e sotme asnjë funksionar i BDI-së, nuk është prezent në Parlament.
Juristë, njohës të mirë të së drejtës kushtetuese janë të habitur nga kjo sjellje e BDI-së duke e vlerësuar si hipokrizi.
“BDI mund të bëjë propagandë sa të dojë, mirëpo sipas ligjit dhe kushtetutës, në momentin që kanë arritur marrëveshje për koalicion qeveritar me VMRO-DPMNE-në, ata kanë pranuar të jenë në shërbim të Gjorge Ivanovit, sepse ai edhe formalisht ia jep mandatin qeverisë, por edhe sipas kirearkisë është instancë më e lartë se qeveria. Aq më tepër kjo sjellje e BDI-së paraqet hipokrizi për faktin se Ivanov ëhstë kandidat i partisë me të cilin BDI do të jetë në koalicion qeveritar, kurse edhe shifrat tregojnë se ai vështirë se do të fitonte edhe një mandat, po të mos ishte presioni i BDI-së ndaj shqiptarëve që të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale. BDI jo vetëm që e ka pranuar legjitimitetin e Ivanovit, por edhe ka pranuar të jetë në shërbim të tij”, thotë për “Lajm”, një profesor i njohur shqiptar.
Gjorge Ivanov i cili ishte kandidat për president i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, sërish është zgjedhur në zgjedhjet që u mbajtën më 13 përkatësisht 27 prill. Ai fitoi 534.910 vota, derisa kundër-kandidati i tij nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski 398.077 vota./Lajm