Shqiptari kërcënon aeroplanin me shkrepëse, shishe dhe “Allahu Ekber”?

Gazeta Koha Ditore ka raportuar sot per nje problem serioz ne bordin e aeroplanit te linjes Zurich-Prishtine. Keto informacione ende nuk jan...


Gazeta Koha Ditore ka raportuar sot per nje problem serioz ne bordin e aeroplanit te linjes Zurich-Prishtine. Keto informacione ende nuk jane konfirmuar nga Policia e Kosoves, te kontaktuar nga Gazeta Express. Po e sjellim shkrimin ashtu siç ka raportuar gazeta ne fjale.
Janë terrorizuar pasagjerët e aeroplanit që po udhëtonin nga Zurichu i Zvicrës për në kryeqytetin kosovar, të dielën herët në mëngjes.
Një burrë, rreth 35 vjeçar, po mbante në dorë një shkrepëse e një shishe me lëng, dhe po kërcënonte se do ta çonte në erë aeroplanin.
Nën thirrjen “Allahu Ekber”, i riu kishte nisur kërcënimet me tu ngjitur aeroplani në qiell, me më shumë se 150 veta në bord.
“Do të shkojmë të gjithë te Allahu. A doni që të shkojmë në xhenet a xhehenem? Allahu është i pari, Muhamedi është pas tij, ne të tjerët nuk jemi askushi”, citohet të ketë thënë ai në lartësi prej më shumë se 10 mijë metrash.
Dëshmitarët e tregojnë ngjarjen për “Kohën Ditore”. Ka qenë Nehat Llovca, mërgimtari nga Kosova, i shkathët në arte marciale, ai që ka neutralizuar gjithçka. Atmosferën e ankthit e përshkruan edhe njëri nga yjet e estradës kosovare, që deshi të mos i përmendet emri në gazetë.

Related

Lajme 1801270469823274399

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item