Rrëfimi i veçantë, biseda më një Xhind

Hank Wesselman tregon rrëfimin e rrallë. Kanë qënë të shumtë ata që kanë hedhur poshtë ato që ai ka shkruar por jo pak i kanë besuar fjalëve...

Hank Wesselman tregon rrëfimin e rrallë. Kanë qënë të shumtë ata që kanë hedhur poshtë ato që ai ka shkruar por jo pak i kanë besuar fjalëve të tij

 Termi “Xhind” është përdorur me sa duket për entitete të ndryshme, të tilla si “egregor” nga bota energjitike, krijesa të lidhura me tokën, qenie të një populli paralel, apo qenie reptilian edhe gjysmë-fizike, siç thekson ky artikull: Ibn Arabi, natyra delikate e xhindve, dhe mbretigjarpër i perandorisë Gana. Unë e kam bërë këtë takim me këtë xhind në një faltore në tempullin e madh të përmortshëm në Medinet Habu pranë Luginës së Mbretërve. Pas takimit tim të parë në tempull, 7 dhjetor 2009, u ktheva në vendin e shenjtë gjatë një udhëtimi shamanik më 8 dhjetor, ku me këtë rast kam pasur një bisedë shumë të pazakontë me Xhindin. Së pari, më duhet të them se ky dialog nuk ishte në anglisht ose arabisht, por më tepër një formë e komunikimit jo-verbal mund të quhet një shkëmbim i “të menduarit-ndjenja”. Puna ime, si gjithmonë, ka qenë për të përkthyer dhe për të rindërtuar gjithë kontaktin dhe më pas nga blloqet e informacionit që unë mbaja mend për t’i vënë në formë të shkruar. Në mënyrë që të prezantoj, unë mund të them se në takimin e dytë, xhindi u shfaq si dy sy pa trup … dhe meqë kjo nuk më shtyri mua, ai pastaj zgjedhi me kujdes që të duket si një formë humanoidi i mjegullt i lëkundur në skaje, duke kaluar nga një formë në një tjetër në valë me ngjyrave pasteli e portokalli, të verdhë dhe të gjelbër, me zonat e ndritura qendrore në varësi të humorit të tij gjatë dialogut tonë. Pasi kam identifikuar veten time dhe e kam shpjeguar arsyen e pranisë sime (gjatë udhëtimit), i thashë se unë isha atje një ditë më parë (dhe Xhindi më kishte mbajtur mend) dhe se unë kam qenë në kontakt me një Xhind në Etiopi në 1995 dhe 1996, dhe Egjipt në vitin 2003. i përmend këtë, sepse pasi ai e kuptojë se unë kam qenë në kontakt me Xhindët, ai u bë më i respektueshëm, dhe madje edhe i dobishëm. Duke ditur se Xhindët mund të jenë lozonjarë, unë e bëra që të thotë emrin e tij, dhe duke e kontrolluar situatën ai nuk mund të më gënjente më mua. Unë po e specifikojë këtë për lexuesit e mi të cilët i njohin Xhindët dhe e dinë se sa është e vështirë që të merresh me ta.

Deklarata
Fillimisht, Xhindi më tha se ai vinte nga një vend i shkretëtirës perëndimore (emri i këtij vendi nuk thoshte asgjë për mua, dhe unë nuk arrita ta gjejë në hartë), dhe i cili ishte lidhur me një udhëtar të vjetër në këtij rajoni dhe që kishte mbërritur më në fund në Egjipt. Kur e pieta “kur”, Xhindi dukej se nuk e kuptonte pyetjen. Kur “nikoqiri” i tij njerëzor vdiq, Xhindi vendosi të qëndrojë pranë Nilit dhe u strehua në vende të ndryshme, dhe më së fundi, ai jetonte në faltore, pasi tempullit i ishte larguar rëra. Kur e pyeta se sa kohë kishte atje, ai si dukej përsëri nuk e kuptonte pyetjen. Biseda në vijim ka qenë e ndikuar nga interesat e mia personale dhe interpretimet e mia të tanishme? Nuk ka dyshim për shkak se, unë jam një studiues që kam lexuar shumë, por tëdhënat që përmbajnë këtu janë të mahnitshme por edhe heretike. Unë po ju paraqesë që ju ta shqyrtoni bisedën në vijim, e regjistruar menjëherë pas përfundimit të saj. explorerunivers.com

Biseda
Për të filluar, e pyeta Xhindin nëse ai donte diçka …
Pas pyetjes time, një heshtje që dukej e gjatë, një imazh i altarit në granit i gdhendur para
faltores më erdhi në mendjen time. Në përgjigje, fusha e Xhindit u qartësuar në masë të madhe sikur një impuls i energjisë lindi në dritën e tij … dhe me mëdyshje, pothuajse me druajtje, një përgjigje erdhi …”Mjaltë !” Duke reflektuar në kërkesën e tij, mendova se Xhindi dukej para meje si një mace në pritje për
t’u ushqyer. Ai madje kishte një pamje të vendosur dhe të njëjtin intensitet të pritjes. Në përgjigje, kam përdorur imagjinatën time krijuese, një funksion të mendjes sime mendore
egotike, për të krijuar një tas të vogël mjalte në formë-mendimi. Duke e mbajtur në duar për
një kohë të gjatë (me duart e mia të trupit të ëndrrës, sigurisht, sepse unë kam qenë “atje”,
nëpërmjet udhëtimit shamanik.)
I tërhoqa gjithë vëmendjen Xhindit.
Duke shtrirë ngadalë krahët e mi të ëndrrës për të vendosur tasin e mjaltit mbi altar, i thashë:
“Unë nuk do t’ju jap mjaltë në qoftë se ju nuk më thoni emrin tuaj. ”
Xhindi nuk shprehu më asnjë rezistencë. Ai e mori mjaltën, e piu me mirënjohje, dhe emri i tij u
shfaq në mendjen time. Pastaj … i kënaqur, Xhindi më dha gjithë vëmendjen e tij. A buzëqeshi ai
energjitikisht?
Ndoshta …
XH : Ju njerëzit jani krijues. Ne, xhindët nuk mund të krijojmë, por vetëm të manifestojmë …
ne mund të imitojmë … dhe ne mund të ndikojmë në rezultatin e mundshëm, por ne nuk mund të
krijojmë. Pas një pauze të gjatë reflektimi :
Xhindi : Pak janë ata që ende të mund të na shohin dhe madje të rralla janë ata që mund të na
lidhin pas vullnetit të tyre. Tani që unë e kam thënë emrin tim, Qenie e Madhe (shenjë respekti)
ju mund të më kërkoni që të ju shërbej, dhe unë do e bëjë këtë.
HË : Xhindi tjetër mua ma dha nofkën “El Kobbet” lidhësi… Cilat janë cilësitë dhe aftësitë që ju posedoni dhe çfarë mund të më ndihmoni ? (Xhindi rrinte mendueshëm, pastaj u përgjigj).
XH : Unë mund të ju mbrojë nga armiqtë tuaj dhe të shkaktojë një mallkim apo fat të keq për
ata që ju kundërshtojnë.
HË: Praktika ime nuk më lejon që t’i shkaktojë dëm dikujt, për çfarëdo arsye qoftë…
(Mendova që ky Xhind mund të përdorej në qoftë se dikush që është me të vërtetë i keq, apo
çfarëdo qoftë, nëse do të ishte kërcënim për familjen time).
XH : … Ose me keqdashje … (Kisha harruar për një çast se kanali im mendore ishte i hapur)
HË: Çfarë mund të thoni një ndihmë për të shëruar?
(Inteziteti i fushës së Xhindit ishte ulur. Përgjigja e tij ishte e habitshme.)
XH : Kush mund të thotë se çfarë është shkruar në shpirtin e një personi tjetër? Ne nuk mund
të ndikojmë qëllimisht në fatin e atyre pa pëlqimin e tyre.
HË: Një marrëveshje me kë …?
XH: Me inteligjencat më të larta të organizimit …
HË: Xhindët janë inferior ndaj tyre në hierarkinë shpirtërore?
XH: Oh, natyrisht. Disa Xhindët të rinj herë pas here sillen keq.Vëzhguesit (Rojet) vijnë për t’i
takuar dhe për tî inkurajuar që ata të miratojnë forma më të përshtatshme të shprehjes.
HË: Kush janë rojet (vëzhguesit) ?
XH: Ato janë inteligjencë superiore dhe përgjegjëse për këtë botë. Ne nuk kemi asnjë të
drejtë të ndërhyjmë në fatin që zgjedhin njerëzit, por disa e bëjnë, duke e luajtur rolin e
kundërshtarëve.
HË: A janë ata që Gnostikoi i kanë quajtur arkontët?
(Përdora termin grek për Gnostikët)
XH: Oh … atëherë ju dini rreth tyre … (fusha e Xhindit u ndriçua nga ngacmimi). Arkontët nuk
janë shpirtëra të vërtetë. Ato janë qenie mendore, qenje mendore që për shumë veta janë
forma të mendimit të krijuara nga njerëzit. Shumë nga këto janë si lidhje … sikur parazitë
HË: Si e bëjnë këtë?
XH: Ata ushqehen me energji … nga vëmendja që tregojnë njerëzit ndaj tyre. Kjo përfshin
energjinë e prodhuar nga sistemet e besimit të njeriut. Por ata nuk janë shpirtëra të vërtetë
dhe ata pushojnë së ekzistuari në qoftë se askush nuk merret më me ta. Ata që ti i quan
‘arkontët’ janë ata që ne i quajmë “mashtruesit”, edhe ata sikur ne nuk janë krijues. Por ata
mund të imitojnë dhe mund të marrin forma (të paraqiten) korresponduese me sistemin e
besimit të njeriut.
HË: A janë ata të cilët ne i quajmë jashtëtokësorë apo alienë?
(Xhindi si duket nuk e kishte kuptuar pyetjen, kështu që unë ia shpjegova. Përgjigja e tij ishte
më shumë se interesante.)
XH: Mashtruesit mund të marrin forma të shumta, në varësi nga sistemi i besimit të njerëzve …
dhe … por ka edhe vizitorë që vijnë nga vende të tjera.
HË: Nga botë të tjera?
XH: Po.
HË: Kush janë ata dhe pse ata vijnë këtu?
XH: Ata janë “të tjerë” dhe ata vijnë si vizitorë.
HË: Pse ata i rrëmbejnë njerëzit dhe bëjnë eksperimente mbi ta?
XH: Ata nuk e bëjnë këtë. Janë mashtruesit ata që e bëjnë këtë.
HË: Mashtruesit? Po pse e bëjnë këtë?
XH: Njerëzit janë superior ndaj mashtruesve. Mashtruesit që ti i quajte arkontët duan që të
jenë sikur njerëzit. Ata nuk mund të krijojnë. Ata vetëm mund të imitojnë dhe e vetmja fuqi që
kanë rrjedh nga njerëzit.. Njerëzit kanë pushtet … dhe mashtruesit e duan këtë pushtet.
HË: Pse vëzhguesit, siç i quani ju, nuk i pengojnë arkontët (mashtruesit) që të mos ndërhyjnë
ndaj njerëzve?
XH: Mashtruesit nuk janë shpirtëra. Ata jetojnë në mendjen njerëzore, në atë mënyrë që
vëzhguesit nuk mund të ndikojnë te ata.
HË: Sa kohë do të qëndrosh në këtë faltore?
(Përsëri, Xhindi si duket nuk e kishte kuptuar pyetjen, kështu që unë e reformulova.)
XH: Ky është vendi im.
HË: Nëse unë udhëtoj në formën shpirtërore, me trupin tim të ëndërrave, deri në atë vend, a
do të të gjej aty?
XH: Po.
HË: Pse jeni këtu në këtë vend dhe nuk shkoni në vende të tjera?
XH: Ky është vendi im.
HË: Ka disa vite kam takuar një Xhinde në këtë shkretëtirë në jug të këtij vendi. Ajo më bëri
shërbim në një mënyrë interesante. A e njihni?
XH: Po. Të gjitha Xhindët njihen mes vete.
HË: A mund të më thoni emrin e saj?
XH: Jo.
HË: A mund t’i transmetoni përshëndetjet dhe nderimet e mia?
XH: Po … por ju mund ta bëni vetë, nëse ju keni një lidhje me të.
HË: Ka disa vite që unë nuk jam në lidhje me të..
XH: Koha nuk “është” (nuk ekziston) në botën e shpirtrave. E gjithë koha është në momentin e
HË: A ekzistojnë Xhindët diku tjetër në botë përtej shkretëtirës së Egjiptit dhe Lindjes së
Mesme?
XH: Po.
HË: Si i quajmë ne?
XH: Nuk e di. Ne jemi Xhindët … shpirtëra të lidhur me tokën. Ne jetojmë aty ku duam ne .
HË: Nga kanë ardhur Xhindët?
XH: Xhindët janë manifestime të fuqisë shpirtërore që Gnostikoi e quanin Sofia. Çdo gjë që
ekziston në këtë botë ekziston si manifestim i Sofisë.
HË: Kush apo çfarë Sofia?
XH: Ajo është shpirti i kësaj bote.
HË: A ka ajo një pamja fizike?
XH: Po. Kjo botë është pamja e saj fizike.
HË: Nga vjen Sofia?
XH:Ajo erdhi nga qendra e … [shënim: kjo mund të jetë "Pleroma"]
(Xhindi përdori një fjalë të çuditshme. E pyeta për të më sqaruar, ai më bëri të kuptoj se Sofia
ka ardhur nga qendra e galaktikës sonë.)
HË: Sofia mos është një perëndeshë?
XH: Nuk e di. Ajo doli nga (fjalë e çuditshme) si një lumë drite e ndërgjegjshme. Ajo ëndrron
dhe çdo gjë që ajo ëndrron manifestohet. Kjo do të thotë se ajo është një (fjalë e panjohur).
(E ndryshova taktikën)
HË: Xhindët a kanë shpirt?
J: Po. Çdo gjë që ekziston ka një shpirt.
HË: A ka Xhindë superior dhe Xhindë më të ulët?
J: Po.
HË: A jeni një Xhind superior?
XH: Jo.
HË: A jeni një Xhind i ulët?
XH: Jo.
HË: A janë krijuar njerëzit nga Zoti?
XH: Jo. Njerëzit janë manifestime të Sofisë.
HË: Krijime të Sofisë?
XH: Jo. Sofia nuk krijon. Ajo rrjedh dhe e bën atë duke ëndërruar.. Njerëzit krijojnë.
HË: Pra shpirtrat njerëzor janë rrjedhë e ëndrrave të Sofisë?
XH: Jo. Shpirtrat tuaj u janë dhënë juve nga Krijuesi (Origjinatori). Trupi i juaj është njerëzor
me emocionet e tij të fuqishme të egra. Shpirti juaj është thjesht një shpirt. Është nga natyra
shpirtërore dhe nuk është njerëzore.
HË: Kush apo çfarë është Krijuesi (Origjinatori)?
XH: Askush nuk e di. Është mister i madh.
HË: Ku është ai?
XH: Kudo.
HË: Atëherë ai është krijuesi?
XH: Jo. Origjinatori buron. Ai nuk krijon qëllimisht. Janë njerëzit që e bëjnë këtë./standard

Related

Mistere 4258615371216656146

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item