PËR TË NDRYSHUAR SHQIPËRINË DUHET NDRYSHUAR SHQIPËTARËT, DUHET LUFTUAR NJË GOGOL QË KEMI QË NGA BANKAT E SHKOLLES

Sokol Demaku   PËR TË NDRYSHUAR SHQIPËRINË DUHET NDRYSHUAR SHQIPËTARËT, DUHET LUFTUAR NJË GOGOL QË KEMI QË NGA BANKAT E SHKOLLES -thotë e re...

Sokol Demaku

 PËR TË NDRYSHUAR SHQIPËRINË DUHET NDRYSHUAR SHQIPËTARËT, DUHET LUFTUAR NJË GOGOL QË KEMI QË NGA BANKAT E SHKOLLES
-thotë e reja durrësake Franceska Ramdani studente e Univeristet Vitrina në Tiranë



Françeska është kurioze, tmerrësisht kurioze për gjithëçka, është natyrë e qetë, e urtë, por shkrimtari i madh Leopardi në një poezi thotë që para stuhisë vendi ishte i qetë, çdo gjë kishte renë në urtësi, kurrë asnjë nuk do kishte menduar që në atë vend do ndodhte një stuhi aq e madhe.
Ashtu ndoshta jam edhe unë vet, si ajo, stuhia vjen ne momentin që me pak e pret!
Kthimi në Shqipëri ka qen vendimi më i rëndësishëm që kam marrë ndonjëherë në jetën time.
Doja të ndryshoja përditshmërinë e jetës sime, doja ta sfidoja në një farë mënyre veten, dua të bëhem dikush në jetë, por dua të bëhem dikush në vendin tim! Kam besuar gjithmonë që po ja del te jesh dikush në vendin tend je fitimtar. Kthimi në Shqipëri është më shumë një sfidë që i kamë bërë vetës.
Veç një gjë, dashuria e madhe që kamë për degën time, është frymzimi më i madh për mua,besoj.
Përsonalisht do ndryshoja vetëm një gjë, shkolla në Shqipëri siç jo vetëm shkolla por shteti ka një gogol që është KORUPSIONI.
Them gjithmonë që për të ndryshuar  Shqipërinë duhet ndryshuar shqipëtarët, duhet luftuar ky gogol duke filluar nga bankat e shkollës!



Ju lutem nje prezentim të shkurtër?

Jam Françeska Ramadani, lindur në Durrës, me origjinë jam nga Çameria.
Ne vitin 1999 bashkë me mamin dhe vellijn ikëm ne Itali ku na priste babi për të rifilluar një jetë të re, siçnë ato vite kanë bërë shumë familje shqiptare.
Jam rritur dhe arsimuar në Itali.
Në vitin 2012 pas provimeve të matures u ktheva në Shqipëri, dhe mora vendimin të filloja studimet për Shkollën e lartë në Tiranë.
Tani jam në Shqiperi studioj psikologji në vit të II në Universietin Vitrina në Tiranë.

E lindurë në qytetin bregdetar Durrës, e rritur dhe shkolluar në Itali, çka mund të na thotë Françeska lidhur më këte?

Duke filluar nga Durrësi, Durrësi është thjesht dashuria e parë, ai vend që sado mund të duket i thjesht, monoton i përditçem, për mua është vendi më i bukur në botë. Durrësi më ka ndjekur pothuajse kudo, pavarsisht fakti që kam jetuar vite larg tij, që kam parë vende të botës mbase edhe me të bukura, Durrësin nuk e krahasoj me asnjë vend, ato lagjet e vjetra, që vetëm durrësakët njofin, Plazhi, Vollga, Vila Zogut, jane vende magjike, vende që nuk harrohen, por  fundosen në thellësi të zemrës. Një shkrimtar Italjan Saba thonte që për dike që ka lindurë afër detit është shumë e vështirë të largohësh ndaj tij, se deti të ngelë në zemër, gozhdohet në shpirt, ashtu më ndodhi edhe mua.
Por unë nga deti u largova dhe shkova jetova ne Itali, në Milano.
Milano nuk ka det, Milano është e kundërta e Durrësit, Milano është qendra e modës, qendra e historisë italjane, qendra e kulturës. Por ja që ndodhi që u dashurova dhe me Milanon, ky vend që nuk ngjasonte fare me Durrësin tim, por që më rriti, më dha shkollë, më dha jetë të bukurë, shoqëri të vërtetë, më dha një MUNDËSI, dhe mundësia është ajo që kërkon çdo refugjat larg vendit të tij.

Keni kryerë shkollën fillore dhe të mesmen në Itali, në cilin qytet, dhe cfarë mundë të na thoni për dallimin mes dy vendeve?

Fillova klasen e parë në vitin 1999 në Durrës, ke shkolla Bajram Curri në Plazh, lagja 13. 
në muajn dhjetor të ati viti u largova me familjen dhe shkuam në Itali, dhe fillimi në Itali ka qenë aventur, në fillim jetuam në një provincë të Milanos, Cerro Maggiore, atje vazhdova klasën e parë që kisha filluar në Shqipëri. Në Cerro ndejtem dy vjet, dhe  u larguam për shkak të punës babit në një qytet tjetër Firenze, aty vazhdova klasën e 2 dhe të 3, por prap për shkak të punës së babit u rikthyem në Milano ku pastaj qëndruam përfundimisht.
Shkolla në Itali unë them se është pothuajse e përkryer, të jep shumë mundësi, për gjithëçka, dhe duke patur dëshirë e vullnet arrin gjithëçka.
Isha nxënëse e mirë, e përkushtuar në gjeratë që beja, shkolla më ka pëlqyer gjithmonë, por si çdonjeri kam pas edhe unë problemet e mia lidhur më shkollën, içik nga racizmi që karakterizon një pjesë e popullit italjan, shpesh jam ndier e diskriminuar për origjinën time, por gjitmonë  ja kam dal kokelarte!


Ju jeni e përkushtuar për vendlindjen dhe serish jeni në studime ne Tiranë, pse?

KTHIMI.
Kjo është një pjesë e rëndësishme e jetës sime.
Kthimi në Shqipëri ka qen vendimi më i rëndësishëm që kam marrë ndonjëherë në jetën time.
Doja të ndryshoja përditshmërinë e jetës sime, doja ta sfidoja në një farë mënyre veten, dua të bëhem dikush në jetë, por dua të bëhem dikush në vendin tim! Kam besuar gjithmonë që po ja del te jesh dikush në vendin tend je fitimtar. Kthimi në Shqipëri është më shumë një sfidë që i kamë bërë vetës.

Çfarë ju frymëzon në punën tuaj prej studentje në Unievristetin Vitrina?

Veç një gjë, dashuria e madhe që kamë për degën time, është frymzimi më i madh për mua,besoj.

Ju jeni shumë aktive edhe ne jetën shoqërore dhe kulturore çka ju shtyn në ketë drejtim dhe në çka më shumë është e angazhuar Franceska? 

Çdo gjë është  pjesë e asaj sfide që kam berë me vetën, dua të bëhem dikush, dhe mënyra e vetme është të jesh aktive, të angazhohesh në aktivitete të ndryshme, mos të jesh pjesë e masës por të jesh përsoni që bënë diferencën.
Jam përfshirë në projekte të vogla, edhe vullnetarizmi, është shumë e vështirë në Shqipëri se nuk ka shumë hapësirë për rininë, por nuk dorezohemi!

Çka mendoni per sistemin e arsimit sot në Shqipëri konkretisht kur kemi të bejmë më shkollën, çka kishit me ndryshue në këtë drejtim po të pyteni ju?

Arsimi në Shqipëri është drejt një ndryshimi, dhe mendoj se po ndryshon më ritme të mëdha, po ndjek shumë shembujt të shteteve europjane, është proces i gjatë por avash avash do ndryshoj.
Përsonalisht do ndryshoja vetëm një gjë, shkolla në Shqipëri siç jo vetëm shkolla por shteti ka një gogol që është KORUPSIONI.
Them gjithmonë që për të ndryshuar  Shqipërinë duhet ndryshuar shqipëtarët, duhet luftuar ky gogol duke filluar nga bankat e shkollës!
Si e kalon një ditë në universitetin Vitrina Franceska?
Dita nisë me një kafe, dhe ne oren 9:00 duhet të jesh na auditor për leksionet dhe seminaret, pedagogët janë shumë të komunikushem, shumë të qartë dhe është kënaqësi të jesh në leksion, jeta e studentit është ndonjëherë monotone, e njejta rutinë çdo ditë, por mua kjo monotoni kjo përditshmëri me pëlqen shumë!

Ju jeni studente por gjatë qendrimit në Itali në gjimnaz jeni marrë edhe me shkrime, çfarë momentalisht është më inetres për ju?

Po, kam shkruar shpesh tregime, historira, poezi.... shkrimet e mija përveç mamit dhe ndoj shoqe e ngusht nuk i ka lexuar njeri, mbase se kam frik nga gjykimi i dikujt, se gjërat që shkruaj jan aq shumë të qëndisura mbi vetën time, sa mbase një kritik për diçka që kam shkrua do ta merrja si nje kritik për përsonin Franceska.
Momentalisht jeta ime është e fokusuar ke shkolla, dhe psikologjia, ritmet janë të tilla që kemi pak hapsirë për gjëra të tjera, por gjatë këtyre hapsirave një libër dhe një got çaj janë shoqëruesi më i mirë!

Studioni psikologjinë, çka ju shtyri në këtë?

Mendoj se me psikologjinë o dashurohesh o e urren, unë e dashurova.
U njofta me psikologjinë në gjimnaz, për 5 vite në gjimnaz kamë bërë psikologji, pedagogji dhe filozofi, dhe për këtë arsyje e zgjodha si profesion,. Jam tip që komunikon shumë, dhe problemet sociale, jeta sociale më kanë prekur gjithmonë, vështirë e shof vetën time në një fushë që nuk është psikologjia.

Ju jeni shumë aktive aty ku jetonisa është pjesëmarrje e femrave shqiptare në politikë?

Politika, politika është diçka që në Shqipëri u përket mëshkujve, femrat shqipëtare që merren më politikë janë shumë të mashkullarizuara, mundojnë ta marrin të drejtën e tyre duke ngritur zërin, në një vend ku sistemi i dhunës ka qëndruar për shumë kohë në mënyrë të “dhunshme” edhe gratë marrin atë që u përket në politikë.
Është një thënje ‘’PAS NJE BURRIT TE SUKSESHEM, NDODHET NJE GRUA E MADHE’’, jam totalisht dakort me këtë thënje.

Një psikolog, një poet dhe një punëtor kulturorë kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtër.  Si është nga natyra e saj Franceska?

Françeska është kurioze, tmerrësisht kurioze për gjithëçka, është natyrë e qetë, e urtë, por shkrimtari i madh Leopardi në një poezi thotë që para stuhisë vendi ishte i qetë, çdo gjë kishte renë në urtësi, kurrë asnjë nuk do kishte menduar që në atë vend do ndodhte një stuhi aq e madhe.
Ashtu ndoshta jam edhe unë vet, si ajo, stuhia vjen ne momentin që me pak e pret!

Ju jeni edhe nje aktiviste e dalluar në qështjet kulturore, çfarë është aktiviteti juaj në këtë drejtim dhe sa jeni e kënaqur me këtë që ju beni këtu në vendlindjen tuaj? 

 Jam e kënaqur në përgjithësi, por them që gjithmonë duhet të kërkojmë dhe te bëjmë më shumë, asnjëherë s`duhet të mjaftoj ajo pakicë që bëjmë, nëse na ofrohet mundësia për të bërë më shumë duhet të bëjmë më shumë!

Çka mendoni per jetën kultutore te shqiptareve në Shqipëri respektivisht, si ju e shifni ketë?

Shqipëria po ndryshon,  mentaliteti po ndryshon por kjo më ritme  shumë të ngadalta, siç thash me para shqipëtarët janë shumë të pakënaqur nga vendi ku jetojnë, duhen ndryshime, ndryshimi i shoqërisë ndodhë në momentin kur gjithësecili nga ne ndryshon ndopak, fillojmë duke ndryshuar gjëratë që nuk shkojnë ke vetja, atëhere do marrim te ndryshojmë vendin tonë!

Nëse do te kishit mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët, ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka ne dhe pse?

Shqiptari ka një gjë tmerrësisht te keqe, do thoja një tjetër gogol, PARAGJYKIMIN, shqipëtarët jan skllevër të paragjykimeve.
Këto paragjykime duhen hedhur poshtë, duhen fshirë, anulluar, përndryshe s`do ketë zhvillim, kurrë!

Nëse lamia  e psikologës nuk do të ishte profesioni juaj, në çfarë profesioni do e gjente vetën më së miri Franceska?

Një punë që të ketë si bazë komunikimin. Do doja të isha ne kontakt me njerzit, nuk e shof vetën pas një kompjutri në një zyre, dua te kem kontakt me përsonat, ti ndjej ata në dhimbjet e tyre, gëzimet e tyre, komunikimi!

Përveç mësimit në Universitet, si e kalon kohën e lirë?

Jam shumë më fat se kam një shoqëri shumë të mirë, miqë vërtet të sinqert, koha e lirë është edhe moment për tu takuar me ta, pirë një kafe, si themi ne në Shqipëri të QAJME HALLET, një tjetër pasionç thash është leximi, kam filluar të lexoj libra të letëresisë shqipetare, dhe disa romane me pëlqejne shumë, dhe e ndjej shumë vetën brenda atyre faqeve.
Libri i fundit që kam lexuar është JETOJ NE HARRESEN TENDE libri i shkrimtares Beunilda Zllami, jam ndier spjes e ati libri se flet për realitetin e studentëve të universitetit në Shqipëri, një botë që tashmë më përket mua.

Ju lexoni shumë, çfarë ju pëlqen të lexoni?

Lexoj poezi, prozë, romane, tregime, por pasioni im janë romanet. Shkrimtarja që adhuroj është JANE AUSTEN, çdo femër do mësonte shumë nga romanet e saj, do mësonte se si të përballte jetën me vështiresitë e saj, si të kontrollonte emocionet, do mësonte të ishte mbi të gjitha femër dhe mos të binte pre edhe viktim e askujt.

Çka ju benë të lumtur  dhe çka ju mundon më së shumti në jetë?

Të lumtur më bënë familja ime, mami, babi dhe vellai.
Ata janë buzëqeshja ime, ma kanë dhënë dhe vazhdojnë të më japin një dashuri të madhe pa kufi, pa ata nuk do isha asgjë.
Më mundon frika e deshtimit, frika e mos realizimit të ëndrrave të mia, por jeta është pak mister dhe gjërat duhen marrë ashtu siç vin, çdo gjë ka një pse, Zoti ka përcaktuar fatin tonë që në momentin që kemi lindurë, çdo gjë duhet pranuar ashtu siç vjen.

Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu sot?

Mendoj se të udhëtosh, të njohësh kultura të reja, të marrësh içik nga të gjitha ato kultura të benë shumë mirë.
Kam pas fatin të udhëtoj në jetën time, dhe jam magjepsur nga një vend tepër magjik, tepër i bukur, në limitet e përfeksionit DUBLINI, do doja të pakten edhe një herë në jetën time të ktheja në Dublin, edhe pse jo se do më pëlqente shumë të jetoja atje.

Gjithësesi jeta është udhetim i gjat, kudo që jeta të coj mjafton të jesh i lumtur më personat e duhur, dhe çdo vend në çdo pjesë të botës do jetë shtëpija jote!  

Related

Intervista 6751159674828560791

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item