Një miss nga Elbasani në Kroaci

Kroacia është një vend i mrekullueshëm ku më shumë se një përshtypje të e parë  për bukuritë e këtij vendi: magjia e detit, trashëgimia kult...


Kroacia është një vend i mrekullueshëm ku më shumë se një përshtypje të e parë  për bukuritë e këtij vendi: magjia e detit, trashëgimia kulturore dhe njerëzve që tashmë janë pjesë e Europës është diçka përtej që këta njerëz e kanë të kultivuar: kultura e të bërit turizëm. Në fakt, sezoni turistik ka filluar dhe gjithçka është në funksion të kënaqësisë, komoditetit dhe shijimit të gjërave të bukura që thyejnë edhe kapriçiot e motit.
Hotel “Olympia” në Vodice, Sibenik (Kroaci) këtë vit është vendqëndrimi i Miss International Automoto Sporta 2014. Një mrekulli e tillë ku mbizotëron luksi me 5 yje dhe shërbimi optimal është gjithçka për tu shijuar në këto ditë maji që për kroatët do të thotë start i festës që zgjat për më shumë se 5 muaj.
20 vajza, të cilat vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, nga Ballkani duke përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën si dhe nga vendet jashtë kontinentit tonë si Nigeria e Algjeria po japin më të bukurën e tyre për të dalë triumfuese nga kjo garë. Miss International  Automoto Sporta nuk është vetëm një konkurs bukurie, por gjithashtu edhe një konkurs i  mënyrës së qëndrimit zgjuarsisë pra i kompletimit të një femre të bukur. Kultura dhe kombësi të ndryshme bashkohen në këtë konkurs që do të hapë shumë dyer për të ardhmen e tyre.
Atalanta Kërçyku është vajza që do të përfaqësojë të gjithë shqiptarët në këtë konkurs. 23 vjeçarja Kërçyku është nga Elbasani dhe gjithashtu merr pjesë edhe në konkursin e bukurisë që do të zhvillohet në këtë Elbasan në fund të këtij muaji.
Ajo çfarë të bën përshtypje është mënyra e organizimit të këtij konkursi që ngjason me filmat hollivudianë. Konkurrentët kanë më shumë se një javë që qëndrojnë në hotel, njihen me njëra-tjetrën, mësojnë të pozojnë. Organizimi është perfekt dhe e gjithë kjo i atribuohet një njeriu, ai që është ndër personat që organizojnë Ëorld Beauty Congress si menaxher por edhe drejtor rajonal. Aleksandar Rajkov ka një eksperiencë mbi 35-vjeçare në këtë fushë dhe arrin të koordinojë gjithçka për të qenë në lartësinë e duhur të një kompeticioni ndërkombëtar. Kam fatin të ndjek për një javë këtë ngjarje dhe uroj që bukuria shqiptare të triumfojë duke na bërë më krenarë përballë të gjitha vendeve pjesëmarrëse. Stilistja më e mirë e Ballkanit, Olgica Djikic do të stilojë fustanet madhështore të mbrëmjes finale për vajzat e Miss Autosporta.
Finalja e madhe do të jetë në 16 maj, por fituesja do të vazhdojë me intervistat dhe promocionet duke e shtyrë qëndrimin e saj në Kroaci edhe një javë.



Related

Top Lajm 4838922185094288778

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item