NGA BORÅS I SUEDISË DONACION PËR LEXUESIT E VEGJËL TETOVAR

  Libri  “Djali dhe tigri” i autori suedez Lars Westman, i përkthyer në gjuhën shqipe nga Sokol Demaku, tani më gjendet  në disa nga bibliot...

 

Libri  “Djali dhe tigri” i autori suedez Lars Westman, i përkthyer në gjuhën shqipe nga Sokol Demaku, tani më gjendet  në disa nga bibliotekat e shkollave fillore të Komunës së Tetovës dhe të komunës së Tearcës.  Ky aktivitet u realizua në virgjilje të aktiviteteve për shënimin e Ditës së hapur të Evropës. Shpërndarja e librit filloi te stneda e Shkollës fillore “Migjeni” e cila në këtë evenimet prezentonte kulturën e shtetit të Suedisë, për të vazhduar edhe te shkollat tjera. Ky aktivitet u përkrah  edhe nga Sektori për veprimtari pubklike në Kuadër të komunës së Tetovës, ku një kopje iu dhurua edhe Kryetares së Komunës së Tetovës zonjës Tetuta Arifi.
Shpërndarja e këtij libirit filloi  dit më parë kryeqytetin e Shqipërisë në  Tiranë, pas një promovimi modest në Universitetin Vitrina,  ku në një takim rasti këtë detyrë për ta shpërndarë në Tetovë e rrethinë e morri për sipër poetja dhe gazetarja Sadije Aliti nga Tetova.
Gjatë këtij aktiviteti Aliti thekso:” ky libër është një roman për fëmijë ku flitet për bukuritë  natyrore të Suedisë, ku atori nëpërmjet rrëfimeve të Djalit dheTtigirt ato i pështat për moshat më të vogla, njëherit paraqitet edhe dashuria e kujdesit ndaj natyrës dhe kafshëve”. Në emër të lexuesve nga Tetova ajo shprehi faleminderim për përkthyesin dhe donatorin e këtij libri Sokol Demakun.

Autori suedez Lars Westman, emër i njohur tani më edhe te shqiptarët, i kishte besuar përkthyesit që ta kryente një detyrë miqësore, kjo gjë lidhej me vendimin, që kishte marrë, që 1.000 kopje të librit të tij, “Djali dhe tigri”, t’i jepte falas për nxënësit e moshave të vogla, në shkollat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi e Preshevës.


Related

Kultura 6496875786136430116

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item