NË LIDHJE ME HOMOSEKSUALIZMIN

( Opinione të disa mjekëve dhe psikologëve homoseksualë)   Këtë pyetje, me shqetësim, e bëjnë shumë prindër kudo në botë. Nuk ka dyshim, që ...


(Opinione të disa mjekëve dhe psikologëve homoseksualë)
 Këtë pyetje, me shqetësim, e bëjnë shumë prindër kudo në botë. Nuk ka dyshim, që disa sjellje të fëmijëve i bëjnë prindërit të rrudhin vetullat me mërzi. Të gjithë i njohim këto stereotipe të disa djemve të vegjël si delikatesa, sjellja me një lehtësi të pazakontë dhe atmosfera femërore që krijojnë hapat e tyre. Shpesh, këto sjellje, kombinohen me dëshirën e tepruar për librat, me kyçet e lëshuara, me interesin për kukullat, me dëshirën për të bërë tualet, me tendencën për t’u sjellë si princesha, me veshjen e fustaneve dhe evitimin e lodrave të forcës me djem të tjerë të moshës së tyre. Ndryshe ndodh me disa vajza të vogla. Ata synojnë të marrin pozicionime djaloshare, kanë qejf të merren e lozin me veglat, në ecje janë më të ngathëta nga shoqet, nuk pëlqejnë asnjë lloj parfumi, shtrëngojnë nofullat dhe rreken të munden me djemtë, nuk u pëlqejnë veshjet delikate femërore.
Këto sjellje dhe të tjera të përafërta, u tregojnë prindërve seksualitetin fillestar të fëmijëve të tyre dhe shpesh, i bëjnë fëmijët të padëshiruar. Këto sjellje shqetësuese dhe të papëlqyera për prindërit, shpesh, janë paralajmërim, që u tregon se kur fëmija do të rritet, ai do të jetë një homoseksual. Këto pak vitet e fundit, shkencëtarët, që merren me zhvillimin e fëmijëve, përmes studimeve të kontrolluara dhe me qëllime të qarta, kanë arritur të identifikojnë me kujdes shenjat më të hershme dhe më përgjegjëse, që paralajmërojnë homoseksualitetin tek të rriturit.
Duke vëzhguar me kujdes fëmininë e homoseksualëve të rritur, kërkuesit kanë gjetur një kompleks sjelljesh, që janë të përbashkëta për të gjithë homoseksualët. Është mjaft kurioze dhe me shumë rëndësi të themi, se edhe frikësimi homofobik i prindërve për fëmijën, është një faktor i veçantë, që fëmija kur të rritet të jetë një homoseksual.
Në shkrimet shkencore-teknike, kërkuesit e kësaj fushe, u referohen me termin “pre-homoseksual”, fëmijëve që në perspektivë do të bëhen gay dhe lesbiane. Ky term, duhet thënë, nuk është perfekt. Ai na kujton një kohë të trazuar, kur shkencat, akoma, dominoheshin si nga determinizmi biologjik, ashtu dhe intervencionizmi klinik.
Psikologu Michael Bailey dhe psikiatri Kenneth Zucker, së fundmi, kanë publikuan një artikull shumë të vlefshëm për shenjat e homoseksualitetit në fëmijëri. Sipas autorëve, qëllimi i këtij artikulli ishte “të rishikonin të dhënat që bëjnë lidhjen midis sjelljes fëminore dhe orientimit seksual kur fëmija do të rritet”. Gjëja që duhet mbajtur mend lidhur me këtë studim është, se ky punim i veçantë nuk vlen për të identifikuar shkaqet e homoseksualitetit përse, por krejt ndryshe, për të treguar se cilat janë ato raporte që e nxisin fëmijën të tërhiqet nga i njëjti seks. Me fjalë të tjera, nuk diskutohen faktorët gjenetikë, që qëndrojnë në bazë të homoseksualitetit adut dhe as influencat prindërore prenatale. Por, krejt ndryshe, kjo vlen për të indeksuar sjelljet kryesore jo erotike, që në mënyrën më të sigurtë parathonë se cilët fëmijë kanë më shumë gjasa të tërhiqen nga ata me të njëjtin të njëjtin seks dhe cilët fëmijë nuk janë të prirur për këtë, kur të rriten.
Bailey dhe Zucker thonë, se është e gjatë lista e veprimeve, që tregojnë se djemtë e rinj sillen ndaj vajzave të reja jo në përputhje me seksin e tyre të lindur, ose natyral. Kjo listë, tanimë, është shkencore dhe kanunore. Shkencëtarët kanë dokumentuar se këto diferenca seksuale gjenden në çdo kulturë që është studiuar. Padyshim, që ka përjashtime nga rregulli- ka variante të qarta midis fëmijëve si dhe brenda një fëmije të caktuar. Këto diferenca janë vënë re më shumë në lodrat e fëmijëve. Djemtë angazhohen në ato që psikologët e zhvillimit i quajnë “lodra të forta”, ndërkohë që vajzat preferojnë të luajnë me kukulla.
Në fakt, interesi për lodrat është çelësi që tregon për diferencën midis sekseve. Djemtë tërhiqen nga makinat, armët dhe monstrat, ndërsa vajzat orientohen nga kukullat dhe figurinat e superfeminizuara. Fëmijët e vegjël të të dy sekseve kanë fantazi, por rolet që ata lozin brenda kontekstit të fantazive të tyre, gjithnjë, janë në varësi të seksit. Që në moshën e hershme dy vjeçare, vajzat lozin rolin e nënës që gatuan, të balerinës, ose princeshave të përrallave, ndërsa djemtë lozin fort me karakter mashkullor, si ushtarët, ose superheronjtë. Djemtë, natyralisht, zgjedhin djem të tjerë si shokë loje, ndërsa vajzat lozin me vajza të tjera, më shumë se me djem.
Kështu, në bazë të kërkimeve më të hershme, u ngrit ngit hipoteza, se pre-homoseksualët, si fëmijë, kanë sjellje inverse (djemtë e vegjël preferojnë vajzat si shokë loje dhe çmenden për sendet e tualetit të nënave të tyre. Vajzat e reja pre-homoseksuale pëlqejnë shumë fushat e futbollit, ose pëlqejnë të munden, e të tjera të kësaj natyre). Ka dy mënyra për të investiguar lidhjen midis sjelljeve jo tipike dhe orientimit seksual më vonë. E para, është mënyra prospektive. Kjo do të thotë të ndiqen për gjatë gjithë kohës fëmijët e vegjël që shfaqin sjelljet atipike. Të shikohen sjelljet e tyre në adoleshencë dhe në vitet e rinisë së hershme. Orientimi seksual individual shfaqet më dukshëm në kohën e pjekjes seksuale. Por, kryerja e këtyre studimeve prospektive, për disa arsye, është jo praktike. Siç dihet, vetëm një proporcion i vogël i popullatës është ekskluzivisht homoseksuale, ndaj është e vështirë të gjendet një numër shumë i madh, i domosdoshëm statistikisht, i pre-homoseksualëve. Që të arrihej kjo, do të duheshin shumë fëmijë në studim dhe prej tyre, vetëm, një pjesë e vogël do të kthehej në gay. Ka dhe arsye të tjera pse këto lloj studime nuk janë praktike. Ato kërkojnë kohë të gjatë, më së paku duhen gjashtëmbëdhjetë vjet, që të ndiqet seksualitetin e fëmijëve deri në adoleshencën e vonshme. Kjo është shumë e vështirë. Së fundmi, prindërit, përgjithësisht, nuk pëlqejnë që fëmijët e tyre të bëhen vullnetarë në këto studime.
Psikologia Kelly Drummond dhe kolegët e saj, intervistuan 25 gra të rritura, të cilat kur ishin në moshën midis 3 dhe 12 vjeçare, prindërit i kishin çuar për vlerësim në klinika shëndetësore. Në atë moshë, të gjitha këto vajza kishin disa tregues diagnostikë që flisnin për çrregullime të identitetit gjinor. Ato preferonin të loznin me djem, insistonin të vishnin tesha djemsh, pëlqenin lodrat e forta, prisnin që t’u rritej penisi dhe nuk urinonin ulur si vajzat. Kur këto gra u rritën, vetëm, 12 përqind e tyre nuk ndjeheshin mirë, nga që seksi i tyre biologjik nuk përputhej me identitetin e tyre gjinor(disfori). Pra, për ta bërë edhe më të qartë, duhet të themi, se historitë e fëmijërisë së këtyre grave ishin shumë paralajmëruese për orientimin e tyre seksual si të rritura. Studiuesit gjetën se orientimi biseksual dhe homoseksual i këtyre grave, ishte 23 herë më i lartë, nga ai që shfaqet në një panel të përgjithshëm me gra të reja. Edhe pse kështu, duhet thënë, se jo të gjithë vajzat me këto sjellje (tomboys), u bënë lesbiane. Këto të dhëna, flasin për atë, që lesbianet, shpesh, kanë histori sjelljesh që i përkasin tipit të seksit të kryqëzuar.
E njëjta gjë vlen për edhe për burrat gay. Në studimet retrospektive (kur u studiua lidhja midis sjelljes së fëmijërisë dhe orientimit seksual si të rritur, kur paneli i të rriturve pyetet për fëmijërinë e tij), u gjet se 89 përqind e burrave gay të mbledhur rastësisht në një panel, mbanin mend fare mirë sjelljet e tyre fëminore me karakter seksual të kryqëzuar. Këto sjellje tek burrat gay, ishin shumë më të shprehura se tek burrat heteroseksualë.
Në studimin shumë të zgjuar, të publikuar në Developmental Psychology, janë evidentuar regjistrimet video familjare dhe u krahasuan sjelljet fëminore me sjelljet seksuale të mëvonshme. Autorët gjetën se “ata persona që si të rritur e identifikojnë veten si homoseksualë, edhe kur ishin fëmijë ishin gjykuar si “fëmijë me gjini të pakonfirmuar”
Janë të shumta studimet që evidentojnë lidhjen e fortë që ekziston midis deviacioneve nga roli normal i gjinisë në fëmini dhe orientimit seksual si të rritur. Ka raportime shkencore që theksojnë rolin e të ashtuquajturës “efekti dozë”: Sa më e pa konfirmuar gjinia në fëmini, aq më të mëdha janë gjasat që fëmija kur të rritet të jetë me orientim biseksual dhe homoseksual.
Tani, me të drejtë ju prisni që unë të filloj një fjali me “POR”
Le të vazhdojmë herën tjetër.

NË LIDHJE ME HOMOSEKSUALIZMIN


Ju, me të drejtë, keni pritur që unë t’u them të gjitha vërejtjet, paralajmërimet dhe objeksionet që shkencëtarët, mjekë dhe psikologë të deklaruar homoseksualë, kanë për  ato mendime që unë i përmblodha në artikullin e javës së kaluar.
Le të fillojmë:
1-     Edhe pse sjelljet gjinore atipike në fëmijëri, pa dyshim, janë të lidhura shumë fort me shfaqjen e homoseksualitetit kur këta fëmijë rriten, kjo lidhje, akoma është shumë larg për ta quajtur perfekte. Kjo do të thotë se, jo të gjithë djemtë që dëshirojnë të veshin fustane do të bëhen gay kur të rriten, dhe  jo të gjitha vajzat e vogla që nuk i duan fustanet, do bëhen lesbiane kur të rriten. Shumë prej tyre, do të bëhen të drejtë(heteroseksualë), dhe disa të tjerë( le të mos i harrojmë), do të bëhen biseksualë dhe transseksualë.
Studiuesi homoseksual Gering Ph.D,  shkruan, :  “Po flas për veten time. Kur isha fëmijë sjelljet e mia ishin atipike për një djalë. Më vonë, isha shumë androgenous (mashkullor) dhe shfaqja sjellje seksuale tipike mashkullore. Pavarësisht, teorizimeve të preferuara të prindërve të e mi, se gjoja unë isha një Casanova i ri, në shkrepjen e Polaroidit të vjetër të familjes, duket qartë se në ditëlindjen time të shtatë, nga trembëdhjetë fëmijët e pranishëm, njëmbëdhjetë  janë vajza të vogla. Me gjithë atë, në këtë moshë, unë nuk kam qenë kurrë një nxënës i feminizuar dhe shokët, nuk më shanë, kurrë, si “sissy”. Kur u bëra dhjetë vjeç, nuk shquhesha si fëmijë grindavec, i mërzitshëm, i pa gdhendur dhe jo i lidhur me moshatarët e mi djem. Në moshën trembëdhjetë vjeç unë isha shumë i socializuar me normat mashkullore. Në shkollë të mesme u mora me wrestling. Imagjinoni një thatim dyzet kile në klasë të tetë, që merret me wrestling (një lloj mundje ). Më vonë, në çdo event, unë isha kudo  midis vajzave, në ambientet e tyre, ndërkohë, që djemtë e tjerë ishin në fusha sportive duke luajtur futboll. Sjelljet e djemve  mua më dukeshin të papranueshme. Pas gjithë këtyre, për ironi të fatit, kur u rrita, unë u bëra i ndërgjegjshëm për orientimin tim homoseksual”

Të dhënat e nxjerra nga shumica e kulturave botërore,  tregojnë se djemtë pre-homoseksualë tërhiqen nga aktivitetet sportive individuale, siç është noti, biçikleta, tenisi e të tjera si këto. Ata nuk janë të prirur për aktivitete sportive me kontakte të forta e me ekipe, siç është futbolli, basketbolli e tjera. Fëmijët pre-homoseksualë, madje, nuk janë as objekt sharjesh prej shokëve. Meshkujt me perspektivën  për t’u bërë gay, shpesh, adaptojnë në mënyrë të fortë normat gjinore të pranuara për djemtë. Madje, kur rriten, mund të hipermaskularizohen  deri në atë shkallë, sa bëhen homofobikë të rrezikshëm.

2-                  Një objeksion tjetër, që kërkuesit shkencorë të kësaj fushe, thuajse, e kanë fshehur krejt, është fakti, që ka shumë rrugë të tjera, madje, shumë më të komplikuara, që çojnë në  zhvillimin e homoseksualitetit tek të rriturit.
Siç dihet, faktorët biologjikë të trashëguar, normalisht, ndërveprojnë me eksperiencat ambientale dhe na japin rezultate phenotipike të ndryshme. Ky parim i biologjisë evolucioniste është i vlefshëm edhe për orientimin seksual, ashtu siç është edhe për çdo variabël tjetër të shoqërisë njerëzore. Të dhënat e shumta, prospektive dhe retrospektive, shpesh, na tregojnë se tek fëmijët pre-homoseksualët ekzistojnë gjurmët e hershme trashëgimore që nxisin shfaqjen e sjelljeve atikpike seksuale. Kështu, fëmijët që shfaqin sjellje të shquara atipike-seksuale, pa dyshim,  kanë “më shumë” ngarkesa gjenetike që lidhen me homoseksualitetin e tyre. Por, çfarë të themi për ata gay të rritur që kur ishin fëmijë ishin me sjellje tipike seksuale për gjininë? Përgjigja, padyshim do të ishte: Homoseksualiteti i tyre lidhet më shumë me eksperienca të veçanta të fëmijërisë së tyre.
Shkrimet e fundit në revistën “Archives of Sexual Behavior”, edhe pse kundërthënëse, flasin për një fakt domethënës:  burrat, (jo gratë)  që kanë qenë të abuzuar seksualisht si fëmijë, kanë shumë më shumë gjasa që të kryejnë marrëdhënie homoseksuale, kur krahasohen me meshkujt që nuk kanë  qenë të abuzuar në fëmijëri.
Konkluzionet që dalin  nga të gjitha sa kemi thënë janë: a-Pavarësisht shkakut,   askush nuk ka të drejtë të thotë se homoseksualiteti është një zgjedhje e vetë personit, e vërteta është krejt ndryshe. b-  Eksperiencat erotike para pubertetit, më vonë kur fëmija rritet, konsolidohen si preferenca dhe orientim seksual i pakthyeshëm.
Sot, është shumë në modë  të thuhet se “gay-të lindin të tillë”. Ja çfarë thotë lidhur me këtë një psikolog i shquar gay: “Unë i vlerësoj motivimet kundër diskriminimit dhe besoj fort që kjo shprehje reflekton një ethos humanitar, gjithnjë në rritje, ndaj minoriteteve seksuale. Por po të mendojmë në mënyrë më kritike për këtë, do të kuptojmë se përsëritja me tepri e kësaj shprehjeje, që nënkupton se një infant i sapo lindur, i cili sapo ka dalë nga ujërat amniotike është anëtar i komunitetit LGBT, është shprehje krejtësisht pa kuptim. Po ashtu, është budallallëk i madh të themi se, ajo që i bën gjenitalet e dikujt të eksitohen e forcohen, është një zgjedhje konshiente. Të gjithë dalim të barabartë nga kanali i lindjes së nënës  dhe të gjithë kemi shije diskriminuese, dikush për penisët e dikush për vaginat.”
Siç e shikoni, tani, arritëm në pyetjen që është më e rëndësishme nga të gjitha, lidhur me homoseksualitetin:  Pse prindërit shqetësohen kaq shumë nëse fëmija do të bëhet  një gay.?
Ju që jeni duke lexuar këto rreshta, mund të mos jeni një nga këta prindër “grindavecë”.  Ju mund t’u pëlqejë të jeni indiferentë për seksualitetin e fëmijës tuaj, për derisa djali ose vajza është e gëzuar. Por, pa dyshim, ka shumë prindër që nuk do të dëshironin t’i kishin fëmijët  e tyre homoseksualë. Vlen të themi se nga pikëpamja evolucioniste, homofobia prindërore, është diçka e mençur. Djemtë gay dhe vajzat lesbiane nuk kanë gjasa të riprodhojnë (edhe pse janë të aftë për këtë ). Sot, edhe  në komunitetet më liberale, dalja e një homoseksuali nga dollapi dhe njoftimi i prindërve për këtë, është një gjë e vështirë. Më të lehtë ta bëjnë këtë, e kanë ata gay që kanë luksin të kenë vëllezër e motra, për të cilët dihet me siguri që janë të drejtë dhe mund sigurojnë pasardhës që do të mbartin gjenet e tyre. “Për mua”, thotë një psikolog homoseksual, “ me një vëlla dhe motër më të madhe dhe me plot nipër e mbesa fantastike, babai im, më së paku, nuk duhet të shqetësohet për gjenet e tij, ato nuk do t’i shkojnë kot. Unë mendoj, se për prindërit është më mirë ta dinë dhe të shqetësohen që e kanë djalin homoseksual. Le të jetë mërzitja e tyre e motivuar nga interesi biologjik, por ata nuk bëjnë mirë kur gënjejnë veten e sillen, tërësisht, indiferentë, për djalin ose vajzën “që u bë gay”.
Prindër, mbajeni mend këtë që do t’u them në fund të këtij shkrimi. Ju keni të drejtë të shqetësoheni e të stresoheni, por duhet të dini se suksesi gjenetik ka rëndësi vetëm në terma biologjike evolucionarë. Kjo do të thotë se vetëm një përqindje, relativisht, e vogël e gjeneve tuaja, nuk do të mbartet në gjeneratat pasardhëse per se. Por ka shumë mënyra të tjera, që fëmija juaj të kontribuojë për vazhdimësinë tuaj gjenetike, madje, shumë më mirë, se riprodhimi seksual monoton. Unë nuk di nëse prindërit e këngëtarit të famshëm Elton John  dhe të Rachel Maddow-, që ka çdo natë një show te mençur në MSNBC, janë të dëshpëruar që pasardhësit e tyre, në pemën familjare, janë varur njëri si gay dhe tjetra si lesbiane. Ideja që një djalë bën dashuri me një piktor të famshëm që ngjan me Michelanxhelo, ose me një poet që ngjan me Hart Crane, duket si shumë intriguese, kur mendon se sa shumë gra heteroseksuale do të vdisnin për të bërë dashuri me të.
Prindër, kultivoni talentet natyrale të  pasardhësve tuaj pre-homoseksualë dhe ju do të merrni shpërblimin tuaj gjenetik, madje, ky shpërblim do të jetë më i madh me një fëmijë gay special, sesa do të jetë me dhjetë fëmijë të drejtë mediokër, që janë mish i mishit tuaj. .

3-   Më në fund, ja dhe diçka tjetër që lidhet me të ardhmen kërkimeve për sjelljet pre-homoseksuale të fëmijëve. Parashikimi i orientimit seksual tek të rriturit, që kur ata janë fëmijë, bën të lindin shumë pyetje.  Çfarë implikime do të ketë kjo në jetën e fëmijës? A do të jenë nënat aq mëndje hapura sa të kujdesen t’i veshin fëmijët si “bi”? A do të vazhdojnë baballarët të kujdesen për mënyrën  si fëmijët e tyre e hanë ushqimin dhe hedhin hapat e parë? A do të donin prindërit ta dinin këtë perspektivë të fëmijëve të tyre?
Prindërit, shpesh, u thonë fëmijëve të tyre gay: “unë e dija këtë me kohë”. Këtu bëhet fjalë për një realitet të mundshëm dhe për këtë nuk ka dyshim. Të dish se fëmija do të bëhet gay, që kur ai është shumë i vogël,  është një gjë e mirë për prindin. Kur familjarët dhe të afërm të tjerë kujdesen dhe e përgatisin një fëmijë pre-homoseksual, kjo ia bën atij jetën më të lehtë. Frika e vazhdueshme nga përbuzja dhe shqetësimi se mos disa lëvizje të tij të pakujdesshme  mund ta “ekspozojnë“, janë shumë të dëmshme. Kujdesi dhe përgatitja prindërore, do të evitojnë shqetësimet. Pyetjet pafund, që u bëhen adoleshentëve lidhur me faktin pse nuk takohem me një vajzë të bukur, ose pyetje nga vetë vajzat e bukura, se pse ata nuk takohem me to, apo pse u shmangen avancimeve të tyre, nuk bëjnë mirë.
Dhe një gjë tjetër të fundit: Prindër, mësohuni të mos ndjeheni keq kur të shikoni sytë e kthjellët të fëmijës tuaj pre-homoseksual. Mos u vështirësoni nga tundje shkundjet e tyre në rrugë. Vazhdoni të largoni plot dashuri thërrimet nga faqet e fëmijëve tuaj, edhe atëherë kur e dini se fëmija do rritet një gay.

Dr. Adem Harxhi
New York, Maj 9, 2014

Related

Shëndet & estetikë 7249858328045069592

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item