Januzaj dhe Rooney do të shkëlqejnë në Brazil
Legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs, beson se Adnan Januzaj dhe Wayne Rooney do të shkëlqejnë në Kampionatin e sivjetmë Botëror. Sulm...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/januzaj-dhe-rooney-do-te-shkelqejne-ne.html
Legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs, beson se Adnan Januzaj dhe Wayne Rooney do të shkëlqejnë në Kampionatin e sivjetmë Botëror.
Sulmuesi anglez ka probleme me lëndim në javët e fundit, mirëpo uellsiani është i bindur se ai do të rikuperohet me kohë për të udhëtuar në Brazil.
Në ndërkohë, shqiptari 19-vjeçar zgjodhi të luajë për Belgjikën dhe pritet që përzgjedhësi i asaj përfaqësueseje ta marrë në turneun e madh.
“Adnani është futbollisti që mund t’i japë dritë Kampionatit Botëror, qoftë si startues ose (nëse angazhohet) nga banka rezervë”.
“Ai e qarkullon topin me lehtësi. Është nga ata lojtarë që të gjithë duan t’i shohin duke luajtur”, ka deklaruar Giggs.
“Wayne është në maje të fuqisë së tij. Wayne është një top lojtar. Ai është në një moshë të mirë. E di për faktin se mezi e pret (turneun)”.
“Ai ka pasur një sezon fantastik dhe është i gatshëm që të lë nam”, ka shtuar u.d. i trajnerit te United. /Telegrafi/