Gashi zgjedhet lojtari i muajit në Zvicër

Mesfushori ofensiv i Grasshopperit, Shkëlzen Gashi, është shpallur lojtari më i mirë në Superligën e Zvicrës për muajin prill, në votimet e ...


Mesfushori ofensiv i Grasshopperit, Shkëlzen Gashi, është shpallur lojtari më i mirë në Superligën e Zvicrës për muajin prill, në votimet e adhuruesve në ueb-faqen e gazetës "Blick.ch".

Gashi ka mbledhur 33 për qind të votave, duke lënë prapa vetes Serey Dien e Baselit me 26.4 për qind të votave. Pozita e tretë i ka takuar mesfushorit shqiptar të Luzernit, Jahmir Hyka (15 për qind).
Votimet në "Blick.ch" janë mbyllur të enjten në orën 18:00, ndërsa ekipit të Gashit, Grasshoppersit nga gazeta "Blick" i dërgohet një çek në vlerë prej 2000 frangash zvicerane për grupmoshat e reja të klubit.
Gashi 25-vjeçar është në formën jetësore të tij. Ai të mërkurën mbrëma shënoi edhe një gol në fitoren 2:0 që Grasshopperi e arriti në shtëpi ndaj St. Gallenit. Me këtë fitore, Grasshopperi e siguroi fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Për Gashin ishte goli i 18-të në Superligën e Zvicrës, ka edhe shtatë asistime. Ai është shumë pranë që të fitojë epitetin e golashënuesit më të mirë. Ai ka gjashtë gola më tepër se i dyti në renditje, që është bashkëlojtari i tij Caio.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Gashi, fundjavën e kaluar shënoi katër gola në fitoren 5:0 të Grasshopperit ndaj Young Boysit.
Grasshopperi tri xhiro pa mbaruar stinori zë vendin e dytë në renditje me 62 pikë, katër më pak se Baseli që kryeson. /Koha/Telegrafi/ 

Related

Sport 5640119716623772393

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item