Ja se çfarë rrit inteligjencën
Jetesa e vetmuar rrit koeficientin e inteligjencës ndërsa identifikimi me grupe të ndryshme sociale ose profesionale sjell reduktimin e këti...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/ja-se-cfare-rrit-inteligjencen.html
Jetesa e vetmuar rrit koeficientin e inteligjencës ndërsa identifikimi me grupe të ndryshme sociale ose profesionale sjell reduktimin e këtij koeficienti, sidomos midis femrave. Ky ishte përfundimi i një instituti kërkimor në Virxhinia, SHBA, që përdori rezonancën magnetike, për të hetuar se si truri reagon ndaj mënyrës së perceptimit të informacionit në kushtet e vetmisë dhe grupeve sociale.
Nga testimet, u verifikua se personat që kërkonin zgjidhjen e një problemi nëpërmjet këshillave dhe diskutimeve në grup, e kishin më të vështirë të arrinin një zgjidhje përballë një situatë të caktuar. “Testimi u krye me individë që kishin të njëjtin koeficient zgjuarsie. I ndamë në grupe dhe i dhamë disa detyra e informacione të caktuara. Rezultatet ishin befasuese dhe personat që kishin një feedback social, verifikonin një rënie drastike në aftësinë e tyre për të zgjidhur problemet që i parashtroheshin”, u shpreh një prej drejtuesve të studimit. Jo vetëm kaq, por ka rezultatet treguan edhe për një diferencë midis dy gjinive.