Hudhër kundër rënies së flokëve

Përveç të mirave tjera shëndetësore, hudhra ndihmon edhe në forcimin e flokëve dhe pengon rënien e tyre. Një varg studimesh shkencore kanë t...


Përveç të mirave tjera shëndetësore, hudhra ndihmon edhe në forcimin e flokëve dhe pengon rënien e tyre.
Një varg studimesh shkencore kanë treguar se lëngu i fituar nga hudhra ndihmon në eliminimin e yndyrës së tepërt të flokut, por edhe në qetësimin e kruajtjes së kafkës së kokës. Megjithatë ajo është një ndihmesë e madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur.
Për të përfituar nga efekti i hudhrës, ju mund të përdorni edhe shampo të ndyrshëm komercialë që kanë përmbajtje të saj. Por, ju mund të përgatitni edhe vetë një recetë shtëpiake. Ja se si:
  • Fillimisht grimconi thelpinjtë e hudhrës dhe më pas e bëni shtypjen e tyre derisa të nxirrni maksimumin e lëngut brenda tyre.
  • Më pas, lëngun e nxjerrë e vendosni në zonat ku keni rënie floku dhe bëni masazh për rreth 3 minuta.
  • Pas masazhit ju mund ta lini lëngun të veprojë në ato zona edhe për 30 minuta të tjera.
  • Shpërlani me ujë të bollshëm flokët, deri sa të largohet era e rëndë e hudhrës.
  • Për të përfituar më së shumti nga ky veprim, përsëriteni atë një herë në javë deri në shfaqjen e rezultateve pozitive./femina

Related

Shëndet & estetikë 1933350729585514884

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item