Historia tronditëse e dy vëllezervë të mitur që jetojnë në rrugë, të braktisur nga prindërit (VIDEO)

Janë vëllezër dhe pas braktisjes së prindërve jetojnë të vetmuar në një kontenier. Fati është treguar mizor me Xhelal Nezirin, 14 vjeç dhe v...


Janë vëllezër dhe pas braktisjes së prindërve jetojnë të vetmuar në një kontenier.
Fati është treguar mizor me Xhelal Nezirin, 14 vjeç dhe vëllain e tij, Bekimin 12 vjeç, pasi që në fëmijëri lojërat e moshës dhe përkujdesja u zëvendësuan nga dhuna e babait, raporton historinë e tyre Ora News.
Kjo bëri që nëna e tyre 6 vite më parë të braktiste bashkëshortin dhe së bashku me dy djemtë, të transferohej nga Puka drejt Elbasanit, me shpresën për t’ju ofruar një jetë më të mirë dy fëmijëve.
Por, situata për dy vëllezerit nuk ndryshoi, pasi dhuna e babait u zëvendësua nga e nënës, e cila më pas i braktisi në mëshirë të fatit.
Me sytë e mbushur me lot dhe të frikësuar, ata tregojnë se si po mbijetojnë në kontenier të vetmuar , mes të ftohtit e mungesës së ushqimit.
Rreziku që u kanoset këtyre fëmijëve, përveç skamjes dhe mjerimit, është se në çdo moment ata mund të bien pre e trafikimit. 

Related

Video 6691234944213824798

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item