Erdogan pranon se e qëlloi me grusht qytetarin (Video)

Qeveria turke ka pranuar përplasjen fizike mes kryeministrit Erdogan dhe këshilltarit të tij, Jusuf Jerkel, dhe protestuesve, gjatë vizitës ...


Qeveria turke ka pranuar përplasjen fizike mes kryeministrit Erdogan dhe këshilltarit të tij, Jusuf Jerkel, dhe protestuesve, gjatë vizitës në qytetin Soma. Me anë të një deklarate për shtyp thuhet se veprimi i kryeministrit ishte një reagim i momentit.

Pamjet tregojnë se pasi hyri në një supermarket, për t’ju shmangur turmave të revoltuara, që e akuzonin si përgjegjës për tragjedinë në minierë, Erdogan goditi me grusht një protestues.
E përditshmja turke “Hyrriet” shkruan se personi që u konfrontua me kryeministrin, ishte Taner Kuruca, i cili u shpreh për mediat turke se nuk kishte lidhje me protestën.
Sipas tij, kur truprojat nisën të shtynin turmën, Erdogan u irritua dhe nisi të qëllonte me grusht në mënyrë të pakontrolluar, pa parë së kë po qëllonte.
Edhe këshilltari i kryeministrit, Jusuf Jerkel, u përfshi në një konfrontim fizik. Në deklaratë thuhet se edhe ai justifikohet me faktin se nuk arriti të ruante qetësinë, si pasojë e fyerjeve dhe sulmeve të vazhdueshme.
Operacionet e kërkimit vijojnë në minierën e Somas për nxjerrjen e trupave të bllokuar nga shpërthimi i dy ditëve më parë. /Telegrafi/

Related

Arkivashqip përsëri mbyllet, Besforti e dënon me 250 mijë euro

Beteja gjyqësore mes Besfort Hasanajt dhe Aldor Ninit ka marrë epilogun përfundimtar. Në të vërtetë, Besforti ka fituar edhe gjyqin e tretë me radhë kundër Aldor Ninit dhe kompanisë së tij Acromax (Ar...

Shqiptari që ka aplikuar për udhëtim në Mars (Video)

Prej mijëra aplikantëve që kanë aplikuar për të shkuar në Mars, gjenden edhe dy shqiptarë. Njëri nga ta është Enkeli nga Shqipëria, i cili në përshkrimin e jetës së tij ka thënë se gjithmonë ka d...

Kenget me te mira te 2013 ne Shqipe sipas Revistes Albaniac - Video

Nuk me besohet, por ja qe fundi i vitit erdhi dhe ne si zakonisht kemi bere nje permbledhje te kengeve me te mira te vitit ne Shqipe bazuar ne suksesin, profesionalizmin, te rene, origjinalitetin dhe ...

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item