EGJIPT / Al Sisi, një “vetmitar” në zgjedhje

Gjenerali që udhëheq me grusht të hekurt Egjiptin pas “grushtit popullor” të korrikut 2013 nuk ka kundërshtarë në zgjedhjet presidenciale të...


Gjenerali që udhëheq me grusht të hekurt Egjiptin pas “grushtit popullor” të korrikut 2013 nuk ka kundërshtarë në zgjedhjet presidenciale të 26 majit
Që në prag të rrëzimit të presidentit islamist, Morsi, fotografitë e gjeneralit Al Sisi tundeshin në ajër nga miliona egjiptianë në sheshe, për të protestuar kundër qeverisë së vëllazërisë myslimane. Duke filluar që një ditë më vonë, Al Sisi paraqitej si shpëtimtari i atdheut, i cili i kishte kursyer Egjiptit një kthesë teokratike dhe dhunën sektare që do e pasonte, dhe që po dobëson shumë prej vendeve të Lindjes së Mesme. Përveçse ka çliruar Egjiptin nga një qeveri e cila kishte tradhëtuar shpresat e sheshit Tahrir, gjenerali pragmatist ia kishte dalë të siguronte mbështetje ekonomike (pothuajse 20 miliardë dollarë) për ekonominë e brishtë egjiptiane, nga ana e petro-monarkive të Gjirit Persik.
Për të shuajtur vatrat xhihadiste në gadishullin Sinai, ishte koordinuar me Izraelin dhe SHBA e heshtura, duke mos hezituar që t’i drejtohet edhe Moskës, me qëllimin që t’i demonstronte aleatit amerikan se Egjipti nuk ishte i detyruar që të mbetej nën tutelën e Uashingtonit. Aq të mëdha ishin (dhe janë) mirënjohja e masave dhe kulti i personalitetit që u zhvillua përreth figurës së tij, saqë Al Sisi nuk kishte zgjedhje tjetër përveçse të kandidonte.
Popullariteti i tij u ka eklipsuar vëllezërve myslimanë që u dënuan me vdekje në 28 prill çdo alternativë, duke filluar nga nasseriani Hamdin Sabahi që do ta sfidojë në zgjedhjet e 26 majit. Retorika e tij, është një përzierje e vetëdijshme e citimeve patriotikë dhe sinjaleve të tolerancës fetare, që qetësojnë mbi të gjitha pakicën e madhe të krishterë, e tronditur prej eksperiencës islamiste. Por, nga ana tjetër, alarmojnë lëvizjet islamike të nxjerra jashtë ligjit dhe të shtypura fort, permes qindra dënimeve me vdekje, por dhe lëvizjet laike si “6 prilli” (e shpallur edhe ajo e jashtëligjshme) dhe organizatat ndërkombëtare.
Al Sisi është një intrigant i çuditshëm, tek i cili fjalët e thëna me ton të butë, në kufijtë e përgjumjes, i kundërvihen veprimeve drastikë, si shpërndarja e armatosur e vendfushimeve ku Vëllazëria Myslimane ishte vendosur në prag të rrëzimit të presidentit të vet.
Një grusht i hekurt, nga i cili udhëheqësi i ardhshëm nuk ka ndërmend të heqë dorë: në intervistën e tij të parë televizive ka bërë të qartë se gjatë kohës së tij “nuk ekzistonin më vëllezërit myslimanë” dhe që ligji i shumëdiskutuar që vendos kufizime për manifestimet në sheshe nuk do të shfuqizohet. Por edhe me këtë deklaratë, Al Sisi, një pragmatist i vërtetë, thjeshtë i ka shkuar pas humorit një opinioni publik të lodhur prej paqëndrueshmërisë politike. panorama/bota.al

Related

Shtypi i huaj 2087734533843977502

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item