ANALIZE / Demokracitë jugore

Në të gjithë botën, shpesh herë thuhet se demokracia “perëndimore”, sic praktikohet në shoqëritë homogjene dhe relativisht të pasura, nuk mu...

Në të gjithë botën, shpesh herë thuhet se demokracia “perëndimore”, sic praktikohet në shoqëritë homogjene dhe relativisht të pasura, nuk mund të funksionojë në vendet në zhvillim, që janë të ndarë etnikisht, politikisht dhe me një pabarazi të theksuar. Dëgjojmë gjithashtu se rritja ekonomike në vendet e varfër kërkon një shtet njëpartiak apo sundim autoritar, përderisa demokracitë thjeshtë nuk munden të marrin vendime të mirë. S’ka rëndësi se shumica dërrmuese e autokracive ngjajnë më shumë me Egjiptin se sa me Singaporin
Anne Applebaum

Gjatë një “mitingu” zgjedhor shumë të orkestruar fundjavën që kaloi në Kairo, mbështetësit e Abdel Fatah al-Sissit kënduan, kërcyen dhe pritën më kot që ai të shfaqej. Aspak të habitur, shumica supozuan që Sissi – udhëheqësi ushtarak që rrëzoi dhe burgosi ish presidentin – nuk erdhi “për arsye sigurie”. Që kur mori pushtetin verën që kaloi, Sissi ka mbikëqyrur vrasjen e qindra anëtarëve të Vëllazërisë Myslimane dhe arrestimin e 16 mijë të tjerëve. Ai ka deklaruar se do ta eleminojë organizatën. Po të njëjtën gjë kanë bërë dhe armiqtë e tij: kohët e fundit janë zbuluar dy përpjekje për atentat dhe me shumë gjasa të tjerë priten.
Të paktën për disa egjiptianë, Sissi do të jetë gjithmonë një president i paligjshëm, dhe politikat e tij ekonomike do të jenë gjithashtu të paligjshme. Shumëkush do të thotë që janë politika të hartuara për të mbështetur njerëzit pranë tij, ashtu si ato të paraardhësve: Dekada të tëra sundimi të një njeriu nuk e kanë ndihmuar Egjiptin të bëhet as më stabël, as më i begatë. Megjithatë, ndonëse një linjë e gjatë diktaturash i kanë sjellë Egjiptit vetëm varfëri dhe dhunë, Sissi e hedh poshtë atë që e sheh si alternativën e vetme. “Zbatimi i modeleve të demokracive perëndimore në rastin e Egjiptit do të ishte një padrejtësi për egjiptianët”, deklaroi ai kohët e fundit. “Shoqërisë egjiptiane i duhet ende shumë kohë, përpara se të gëzojë demokracinë e vërtetë tamam ashtu si duhet të jetë”.
Argumenti nuk është i ri, nuk është as unik për Egjiptin. Në të gjithë botën, shpesh herë thuhet se demokracia “perëndimore”, sic praktikohet në shoqëritë homogjene dhe relativisht të pasura, nuk mund të funksionojë në vendet në zhvillim, që janë të ndarë etnikisht, politikisht dhe me një pabarazi të theksuar. Dëgjojmë gjithashtu se rritja ekonomike në vendet e varfër kërkon një shtet njëpartiak apo sundim autoritar, përderisa demokracitë thjeshtë nuk munden të marrin vendime të mirë. S’ka rëndësi se shumica dërrmuese e autokracive ngjajnë më shumë me Egjiptin se sa me Singaporin: që nga kriza financiare e vitit 2008, dhe falë suksesit të Kinës, argumenti i Sissit është bërë më i zakonshëm dhe më i pranueshëm.
Megjithatë kjo dikotomi – diktatura e paligjshme nga njëra anë, shembulli i Suedisë nga ana tjetër – është e pavërtetë. Ka demokraci që lulëzojnë, pavarësisht ndarjeve etnike dhe kulturore shumë më të këqia se ato në Afrikën Veriore. Nëse egjiptianët po kërkojnë një sistem politik që mund të kontrollojë politikën e përçarë dhe njëkohësisht të arrijë rritje ekonomike, ata duhet të shohin jo në perëndim, por në jug, tek demokracitë në zhvillim të Brazilit, Indisë dhe Afrikës së Jugut.
Ky është konkluzioni i një projekti 2-vjeçar i realizuar kohët e fundit nga think tank-e në Johanesburg, Rio de Zhaneiro, Nju Delhi dhe Londër, që eksplorojnë marrëdhënien mes demokracisë dhe rritjes ekonomike në këta vende. Ndonëse jo të gjithë konkluzionet ishin të drejtpërdrejtë, njëri ishte i painjorueshëm: në vendet me nivele të lartë varfërie dhe pabarazie, demokracia mund të ndihmojë për të ekuilibruar kërkesat e grupeve shumë të ndryshëm etnikë, fetarë dhe politike, ndërkohë që krijon bazat për një rritje ekonomike të shpejtë.
Në kohën e pavarësisë, askush nuk e dinte nëse demokracia do të ishte e mundur në Indi, një vend ku fliten dhjetëra gjuhë, ka shumë fe dhe ku varfëria ishte e lartë. Por, kohët e fundit analisti indian Pratap Mehta ka argumentuar se demokracia mund të jetë “i vetmi mekanizëm për të mbajtur të bashkuar Indinë”. Asnjë sistem tjetër nuk do të kishte nxitur marrëveshjet, negociatat dhe koalicionet lokalë dhe nacionalë që kanë ruajtur një paqe relative në nënkontinent për më shumë se 60 vjet. India, që sapo mbajti zgjedhjet më të mëdha në histori – 814 milionë vetë kishin të drejtën të votonin për 36 ditë – ka nxjerrë gjithashtu miliona vetë nga varfëria absolute, pavarësisht supozimeve të shumë analistëve.
Askush nuk pretendon që India është nëj model i përsosur që duhet të kopjohet ashtu si është, nga Egjipti apo çdokush tjetër. As edhe Brazili. Por edhe ky, të paktën në letër është një vend që nuk duhet të funksionojë: pabarazia në pasuri është shumë e madhe. Megjithatë për disa dekada, ndarja e pushtetit ka funksionuar në Brazil, ndërkohë që pabarazia është zvogëluar shumë.
Atëherë, përse egjiptianët nuk studiojnë atë që ndodhi në Brazil, në vend që të kritikojnë si pa lidhje përvojat e Francës apo Suedisë? Pjesërisht kjo ndodh sepse interesi i vërtetë i Sissit është të ruajë pushtetin për veten dhe miqtë. Por ndodh gjithashtu sepse demokracitë, sidomos demokracitë në vendet në zhvillim, nuk dinë të shesin vetveten. Në sipërfaqe, ato duken të dobëta, të mbushura me konflikte dhe autokritika. Skandalet e korrupsionit i shfaqin në publik. Lejojnë protesta publike. Në të kundërt, autokracitë duken të bashkuara dhe sikur punët u shkojnë vaj – deri kur, krejt papritur bëhet e qartë që nuk janë aspak.
Nëse duan stabilitet jetëgjatë, egjiptianët kanë nevojë për pluralizëm, ndarje pushtetesh dhe institucione që mund të zgjidhin konfliktet, jo t’i shtypin ata. Por nuk kanë nevojë të shohin nga Europa apo Amerika e Veriut për shembuj: Bota në zhvillim ka shumë institucione të tillë, mjaftojnë të mundohen për t’i gjetur. Washington Post/bota.al

Related

Top Lajm 4969720281803904683

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item