Edward Snowden: Perse e zbulova veprimtarine e NSA

Në 30 prill, në një ceremoni në National Press Club në Washington, Nation Institute dhe Fertel Foundation i dhanë Cmimin “Rhidenhour” për th...


Në 30 prill, në një ceremoni në National Press Club në Washington, Nation Institute dhe Fertel Foundation i dhanë Cmimin “Rhidenhour” për thënien e të vërtetave ish punonjësit të NSA, Edward Snowden dhe regjisores Laura Poitras. Shkrimtari i librave bestseller dhe gazetari Hames Bamford, një prej autoriteteve më të spikatur në botë që ka shkruajtur për komunitetin amerikan të shërbimeve të fshehtë, i dorëzoi cmimin Snowdenit dhe Potrasit, të cilët ishin të pranishëm përmes lidhjes në video. Ja një pjesë e bisedave të tyre.
James Bamford: Jam shumë i nderuar të prezantoj dy njerëz të jashtëzakonshëm, Laura Potras dhe Edward Snowden. Shumë vite më parë, kur u botua libri im për NSA-në “Pallati i gjëzave”, shakaja që qarkullonte ishte se NSA domethënë “No such agency” (Nuk ka një agjenci të tillë), ose për ata brenda saj “Never Say Anything” (Mos thuaj kurrë, asgjë). Kohët e fundit, disa prej burimeve të mi brenda agjencisë më kanë thënë që e kanë ndryshuar në “No Secret Anymore” (Nuk është më sekret). Më pëlqen më shumë ky definicioni i fundit. Dhe për të, askush nuk ka më shumë meritë se sa Laura dhe Edward.
Laura Poitras: Ju falënderoj dhe jam shumë e nderuar, sidomos për faktin që e marr këtë Cmim bashkë me Edward Snowdenin. Një vit më parë në prill, mora një email anonim nga burimi me të cilin kisha kohë që shkëmbeja emaile. Më shkruante diçka që më bëri të rrahë zemra fort dhe të më vijë mendja rrotull. Deri atë ditë, mendoja që burimi im, i cili pretendonte se kishte prova të forta të survejimeve masivë të NSA donte të mbetej anonim, dhe se do të ishte përgjegjësia ime të mbroja identitetin e tij kur të raportoja për këto gjetje. Në emailin e tij, më thoshte se duhej të ndryshoja pritshmëritë e mia. Më thua se unë nuk mund t’ia mbroja identitetin dhe se në fakt ai nuk e donte këtë gjë. Më tha se donte të merrte përgjegjësi për veprimet e tij dhe që do të parashtronte arsyet që e bënë të dilte në pah, si dhe risqet që shihte brenda agjencisë. Më kërkoi vetëm një gjë, që ishte t’ia ktheja të sigurtë këtë informacion publikut amerikan, me qëllim që ai të vendosi vetë se çfarë qeverie do të ketë. Kur lexoja këtë email një vit më parë, nuk e imagjinoja kurrë që do të isha duke folur në këtë sallë. Kam kaluar shumë vite në zona lufte, dhe nuk kam përjetuar asnjëherë atë lloj frike dhe kërcënimesh që kam marrë gjatë kohës që raportoja për çështjen e NSA. Eshtë fantastike të shoh sot sasinë e mbështetjes dhe inkurajimit që kemi marrë, si dhe reagimin ndërkombëtar për informacionet që ka ofruar Edwardi. Në këtë pikë, përgjegjësia është në duart e qytetarëve.
Edward Snowden: Më duhet të jem dakord me Laurën për të paktën një gjë, që një vit më parë nuk e imagjinoja që do të përfundoja i nderuar në këtë sallë. Kur fillova këtë gjë, nuk prisja asnjëherë këtë nivel mbështetjeje nga publiku. Mendoja që do të kaloja pjesën e mbetur të jetës në burg. Por e bëra se e dija që ishte gjëja e duhur. Tani, e rëndësishme është që nuk isha i vetmi që mendonte në këtë mënyrë. Ka pasur njerëz në NSA, me të cilët kam punuar dhe kam biseduar privatisht, që kishin të njëjtët shqetësime si unë, por kishin frikë të vepronin sepse e dinin cfarë do të ndodhte. Më kujtohet veçanërisht një bisedë pas gënjeshtrës së famshme të James Clapperit përpara Senatorit Wydon, kur unë pyeta një shok pune: “Përse askush nuk flet për këto?” Dhe ai mu përgjigj: “Po ti e di çfarë u ndodh atyre që flasin?”
Unë e dija çfarë do të ndodhte. E dija që nuk kishte mbrojtje për ata që flasin, që do të mund të më mbronte mua nga përndjekja si kontraktor privat, ndryshe nga të qënurit një punonjës direkt i qeverisë. Por kjo nuk mi ndryshoi llogaritë për atë që duhej të bëja. Dhe fakti që e dija se kaq shumë persona të tjerë kishin të njëjtët shqetësime, që e dinin se kishim shkuar shumë larg dhe që u ishim larguar parimeve të komunitetit tonë të shërbimeve të fshehtë, më bënte të kisha besim se do ta bëja, duke ditur që edhe pse do të më kushtonte shumë, gjithësesi do të shpërblente kaq shumë njerëz të tjerë që luftojnë me të njëjtët probleme.
Eshtë folur shumë për betimet, dhe betimi që unë mbaj mend është ai i James Clapperit, i cili ngriti dorën dhe u betua të thotë të vërtetën, por në fakt gënjeu publikun amerikan. Edhe unë kam bërë betim, por ai betim nuk ishte për fshehtësinë. Ai betim ishte që të mbrojta Kushtetutën tonë dhe politikat e këtij kombi, nga të gjithë armiqtë, të jashtëm dhe të brendshëm.
Por, ajo që pashë është se Kushtetuta po shkelet masivisht. Dhe këtë gjë e raportova edhe brenda agjencisë. U thashë të gjithë shokëve të punës. U thashë eprorëve. U tregova atyre hartën e incidenteve të përgjimeve të NSA, me koleksionin, depozitimin dhe analizimin e ngjarjeve përreth botës. Dhe i pyeta: “A mendoni që është e drejtë që NSA po mbledh më shumë informacione për amerikanët në Amerikë se sa për rusët në Rusi?” Sepse këtë bëjnë sistemet tanë. Ne mbledhim më shumë informacione për njerëzit tanë se sa për çdo popullsi tjetër e botës. Kur bën një telefonatë, një blerje, kur merr një libër – të gjithë këto informacione mblidhen. Dhe unë mund t’i shihja në tryezën time, duke kaluar në ekranin tim.
Njerëzit pyesnin nëse kjo është e vërtetë, nëse është e mundur, nëse unë po ekzagjeroja kur thoja se, i ulur në tryezën time mund të përgjoja këdo në Amerikë, që nga një gjykatës federal e deri tek presidenti i SHBA. Po ju them që nuk është hiperbolë. Sa kohë që kisha një adresë emaili private apo një përzgjedhës dixhital rrjeti, mund ta bëja. Dhe gjëja më e frikshme, por që nuk është thënë pas këtyre zbulimeve, është se ka ndodhur më parë. Në vitin 2009, The New York Times shkruajti se një analist i NSA kishte aksesuar emailin e Bill Clintonit. Kemi parë edhe lajmet në Kongres për një program ku analistë të NSA, analistë ushtarakë abuzonin me këta mjete për të monitoruar bashkëshortet, të dashurat e tyre.
Pyetja që duhet t’i bëjmë vetes është: Kur i bënë këta krime – kur James Clapperi bëri një krim duke gënjyer nën betim para popullit amerikan – a dhanë llogari këta njerëz? A u gjykua ndokush? A u ngritën akuza? Kanë kaluar vite që kur ndodhën këto ngjarje, ndërkohë që vetëm pak ditë pasi unë fola publikisht, menjëherë u ngritën tre akuza kriminale kundër meje personalisht.
Bamford: Meqë jemi tek ora e të vërtetave, do të doja të pyesja Edwardin: Cfarë këshille do i jepni dikujt që është në pozicionin tënd, dikush që punon në NSA sot dhe sheh diçka t’i kalojë në ekranin e tij, e cila është e dyshimtë apo e paligjshme?
Kjo është gjithmonë pyetje e vështirë, sepse mendoj që çdo rast është unik. Varet se çfarë sheh, si e sheh, çfarë është në lojë. Do të thoja që ajo çfarë na treguan Thomas Drake dhe Bill Binney është se nëse zbulon raste klasikë shpërdorimi, mashtrimi, abuzimi apo gjëra si këto, i dërgon në Kongres, dhe ka shumë mundësi që FBI të të vijë tek dera, të të nxjerrë nga dushi lakuriq me armë te koka mu përpara familjes dhe të të shkatërrojë jetën. Tom Drake ishte një drejtues i lartë në NSA dhe tani punon në një dyqan Apple. Vetë inspektorët tanë të përgjithshëm në Departamentin e Mbrojtjes dhe NSA janë ata që e raportuan.
Kështu që duhet të jesh i kujdesshëm nga sistemi. Do të thoja që më mirë është të punosh me Kongresin paraprakisht me qëllim që të reformojmë ligjet, që të kemi mbrojtje më të mirë, që të gjithë këto të meta dhe mangësi në infrastrukturën e mbikëqyrjes të zgjidhen, me qëllim që herën tjetër që dikush do të dalë t’i flasë publikut, të jetë në gjendje të shkojë në zyrën e avokatit dhe jo në aeroport. Për momentin, nuk jam i sigurtë që kanë alternativë. Por nëse duan të bëjnë diçka, duhet të përdorin enkriptimin dhe më mirë ta bëjnë me një adresë interneti që nuk është e shtëpisë së tyre. (the nation)/bota.al

Related

Top Lajm 5976825105472956169

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item