DËSHIRA PËR JETËN ËSHTË E FORTË DHE NJJERIUT I JEP FORCË DHE KURAJO
Sokol Demaku Nê Falkenberg të Suedisë në prezencën e shumë bashkëkombasëve tanë u promovua libri shjkollor “Të mësojmë së bashku” dhe filmi ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/deshira-per-jeten-eshte-e-forte-dhe.html
Sokol Demaku
Nê Falkenberg të Suedisë në prezencën e shumë bashkëkombasëve tanë u promovua libri shjkollor “Të mësojmë së bashku” dhe filmi i metrazhit të gjatë “Në dhe të huaj” të autorit kosovar me banim në Suedi Hamdi Arifajt
Se libri është ai që bashkon njerëzit, se libri është pishtar i madh i cili rrezaton dritë e dituri te njerzit, këtë e kuptovanga libri i botuar nga mësuesi, pedagogu i palodhshëm miku ynë hamdi Arifaj.
Ka kohë dhe vite që bashkatdhetarët tanë lëshuan vatrat e tyre dhe sot janë pothuajse në të gjitha vendet e botës të shpërndar ku ata jetojnë dhe frymojnë.
Duke marrë parsysh numrin e madh të fëmijëve në mërgim, pra shkollarëve atje e duke qenë edhe vet autori mësues apo pedagog i këtyre fëmijëve tanë në mërgim sheh të nevojshme dhe i hynë një punë mjaftë delikate dhe madhore që të botoj një fletore pune – libër për nxënësit apo shkollarët tanë në mërgim.
Duhet theksuar se një shumicë e nxenësve në mërgim të cilët vijojnë mësimet e gjuhës amtare atje ata hasin në shumë vështirësi gjatë mësimit dhe përvetësimit të lëndës mësimore nga Gjuha amtare. Përmes këtij libri fëmijët do njihen në mënyrë detalje me shumë gjëra të cilatë janë të nevojshme në jetën e përditshme dhe ata do disponojnë me njohuri elementare nga lënda e Gjuhës amtare, njohuri të cilat do tu ofrohen fëmijëve përmes teksteve të përpiluara me mjeshtri nga autorit-mësues i Gjuhës amtare në mërgim dhe përshtatur fëmijëve shkollar në mergim.
Sot shqiptarët si tham në fillim të shpërndarë në të katër anët e botës kanë nevojë edhe për këtë libër mësimor të vecant dhe të thjeshtë i cili u përgjigjet drejtpërdrejt kërkesave të fëmijëve të tyre për të përvetësuar më me lehtësi e në mënyrë të drejtë gjuhën letrare shqipe.
Ky libër synon të plotësoj kërkesën dhe nevojën që nxënësit përmes këtij libri të njihen me gjuhën e gjallë shqipe të ditëve tona, duke e folur dhe shkruar natyrshëm ashtu si e përdorim në jetën e përditshme dhe veprimtarit shoqërore.
Objekt i këtij libri: Alfabeti ynë i bukur, Zanoret dhe bashkëtingëlloret, Shkronjat dyshe,Kafshët ,Drithërta, pemët dhe perimet, Instrumentet muzikore, Njeriu-trupi i njeriut, Mujat e viti, ditët e javës, stinët e vitit, Pjesët e ligjëratës( emri, mbiemri, folja, permeri),Trojet shqiptare, Figura të ndritshme të kombit.
Do na sjellë Hamdiu këtu edhe vendlindjen, edhe trojet tjera shqiptare si në Kosovë, ashtu edhe në Shqiperi, e këto sa edhe ia shtojnë vlerën librit. Por, duhet theksuar se me mjeshtri prej pedagogu dhe mësuesi autori paraqet vlerat e punës duke lënë gjurmë të bardha në çdo aspekt të jetës e të cilat gjurmë do mbesin si një trashëgimi me vlerë për brezat që do vinë dhe se edhe ata do kenë çka dhe ku të mbështeten dhe gjejnë shtegun e duhur për vazhdimin e asaj çka paraardhësit e tyre kanë filluar këtu në veriun e largët.
Ne autorit i urojmë suksese edhe më shumë angazhime në prezantimin e denjë të mërgatës, punës dhe virtiyteve të larta të bashkëkombësve tanë në mërgatë dhe punë të suksesshme dhe të palodhshme me fëjët tanë në mërgim.
Më pastaj nga ora 18;00 në sallën e madhe të “Tångaskolan” të Falkenberg në pranion e mbi 150 të pranishmëve sa zinte kjo sallë, e ku ishin të pranishëm edhe shumë miq suedez si dhe aktorët e filmit “Në dhe të huaj” vepër e pedagogut, mësusit dhe koreografit të njohur nga Istogu, e që ka vitë jeton dhe punon në këtë qytet, Hamdi Arifajt, u shfaq premiera e filmit në fjalë.
Ishin të pranishëm Niman Mucaj, aktor i mirenjohur ngta Kosova, Fortesa Hoti, aktore shqiptare e njohur në Suedi, por mungonin edhe shumë të tjerë të cilët kush për shkak largësie e kush për shkaqe tjera e kishin të pamundurë të ishin në premieren e filmit të themi të parë në shqip xhiruar në Suedi, nga bashkëkombasit tanë që jetojn ë dhe pun ojn ë me vite atje. Ishin të pranishëm edhe miq suedez të cilët kishin ndihmua autorin në realizimine filmit dhe të cilët shprehen fjalë miradie për mësusin dhe pedagogun Hamdi Arifaj si dhe për bashkëkombasit tanë që jetojn ë dhe veprojnë në këtë qytet.
Lidhur me filmin dhe tematikën që shtjellohet në te folën rexhisori dhe aktori Niman Mucaj, autori i filmit Hamdi Arifaj si dhe aktorja Fortesa Hoti.
Filmi u prit mirë nga të pranishmit dhe se mendojme se ky film do bëjë zë dhe namë në kinemat kestushme por edh në ato në vendlindje.
Tema pra sic shihet edhe nga vet titulli është migrimi i shqiptarëve nga trojet e tyre gjatë kohës së gjenocidit shtetror në Kosovë dhe mërgimi i tyre në përendim, por edh peripecit e familjeve në kushtet e reja të jetës së re në përendim. Por është më shumë rëndësi përfundimi fatlum i protagoniostëve krysor të ngajrjes së prekur në film.