Bashkimi Evropian nuk i njeh “referendumet” në Ukrainë

Bashkimi Evropian nuk i njeh rezultatet e “të ashtuquajturit referendum” për pavarësinë e bastioneve në Donetsk dhe Lugansk të separatistëve...


Bashkimi Evropian nuk i njeh rezultatet e “të ashtuquajturit referendum” për pavarësinë e bastioneve në Donetsk dhe Lugansk të separatistëve prorus në lindje të Ukrainës, bëri të ditur një zëdhënës i Bashkimit Evropian.
Referendumet e pretenduara janë të paligjshme dhe ne nuk i njohim rezultatet”, tha Maja Koçijançiç, zëdhënëse e kryediplomates evropiane, Catherine Ashton.
Ata që i organizuan “nuk kanë legjitimitet demokratik” dhe “organizata e tyre është në kundërshtim me objektivat e deklaratës së përbashkët të Gjenevës për uljen e tensioneve” shtoi ajo.
Më shumë se shtatë milionë ukrainas në lindje u thirrën në votim për të vendosur fatin e rajoneve në Donetsk dhe Lugansk në referendume të organizuara nga separatistë prorus, proces i cili mund të çojë në shkëputjen e këtij territori të vendit.
/ATSH-AFP/

Related

Botë 9065320147144670136

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item