13 mallkimet më të famshme në historinë e sportit
Nga ai i trajnerit Gutman ndaj Benfikës tek ai ndaj Birmingemit Kur trajneri i famshëm Bela Gutman u largua nga Benfika në vitin 1962, ai ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/13-mallkimet-me-te-famshme-ne-historine.html
Nga ai i trajnerit Gutman ndaj Benfikës tek ai ndaj Birmingemit
Kur trajneri i famshëm Bela Gutman u largua nga Benfika në vitin 1962, ai mallkoi klubin duke thënë: “Për plot 100 vite, duke filluar që tani, Benfika nuk do fitojë kurrë një trofe në Evropë”. Në fakt, deri tani mallkimi i tij ka qenë i suksesshëm, pasi portugezët kanë arritur tetë herë deri në finale dhe në të gjitha rastet janë mundur. Tetë përpjekje, tetë mposhtje në finale. Në vitin 1990, kur Benfika luante me Milanin në finale, Eusebio shkoi te varri i Gutmanit dhe iu lut që ta hiqte mallkimin, por mesa duket nuk e dëgjoi… Hera e fundit ndodhi të enjten, kur Benfika humbi ndaj Sivilja në finalen e Europa League. Mallkimi i Bele Gutman ende po vazhdon. Një tjetër mallkim i famshëm është ai ndaj skuadrës angleze, Birmingem. Në vitin 1906, Birmingemi ra pre e një mallkimi të komunitetit rom. Pasi i larguan nga shtëpitë e tyre për të ndërtuar stadiumin “St. Endrjus”, ata e mallkuan klubin që të mos arrinte kurrë në nivele të larta. Ky mallkim u mor shumë seriozisht, kur ecuria e klubit të suksesshëm të atyre viteve sa vinte e përkeqësohej. Trajneri Ron Saunders u mundua ta prishte këtë mallkim, duke vendosur kryqe në të katër cepat e stadiumit, por as kjo nuk funksionoi. Derbi Kaunti kishte pasur një problem të ngjashëm, por e kishin zgjidhur duke paguar pasardhësit e atyre që kishin mallkuar, në mënyrë që ta hiqnin atë gjë. Mirëpo trajneri Berri Fraji mësoi një mënyrë tjetër për të shpëtuar Birmingemin. Ai vendosi të urinojë në të katër cepat e fushës, pasi kishte dëgjuar se vetëm kështu mund të prishej mallkimi. A e bëri trajneri atë gjë? Pa diskutim që po, e madje më shumë sesa një herë. Thuhet se e bënte këtë gjë sa herë ndesheshin me një kundërshtar të fortë. Mbase fusha e lojës nuk kishte një aromë të mirë, por çuditërisht Birmingemi nisi të përjetojë ditë më të bukura…
1. Mallkimi i Bambinos
Ndoshta një nga mallkimet më të famshme në historinë e sportit është vendimi i Red Sox-ave (skuadër amerikane bejsbolli) për të shitur Babe Ruth tek New York Yankees në vitin 1920 solli një periudhë 83 vjeçare të thatë pa tituj. Përpara negociatave Red Sox kishin fituar 5 tituj botërorë, ndërsa Yankee-t asnjë. Kur blerja u bë, Yankee-t fituan 26 seri, ndërsa Sox-ët zero. Skuadra mori pjesë në 4 Kampionate Botërore (1946,1967,1975,1986) dhe secili shkoi në plot 7 ndeshje. Por mallkimi më në fund përfundoi në vitin 2004. Së pari, Red Sox-at mundën Yankee-t në Ligën Amerikane pavarësisht se humbën tri ndeshjet e para. Më pas mundën skuadrën e Saint Louis Cardinals në Kampionatin Botëror. Red Sox arritën një tjetër fitore në vitin 2007.
2. Mallkimi i Billy Penn
Filadelfia për një kohë të gjatë ka ndjekur një politikë për mos-lejimin e ndërtesave më të larta se statuja e themeluesit të qytetit, William Penn. Kjo politikë përfundoi në vitin 1987 me përfundimin e ndërtesës “One Liberty”, që është afro 122 metra më e lartë se statuja. William Penn u përgjigj duke mallkuar skuadrat profesionale të Filadelfias. 20 vite më pas, skuadra e hokejit, Philadelphia Flyers humbi dy finale në vitin 1987, 1997. Skuadra e bejsbollit humbi Kampionatin Botëror në vitin 1993, skuadra e NBA, Philadelphia 76ers humbi finalen e 2001 dhe skuadra e futbollit Philadelphia Eagles humbi në finalen e 2004-s. Kur në Filadelfia u ndërtua Qëndra Comcast, që është më e larta në këtë qytet, punëtorët u përpoqën të thyenin mallkimin duke vendosur një foto të William Penn në majë të ndërtesës. Kjo funksionoi sepse skuadra e bejsbollit arriti të fitojë Kampionatin Botëror vitin tjetër.
3. Mallkimi i Colonel Sanders
Kur Hanshin Tigers (skuadër profesionale bejsbolli japoneze) fitoi në vitin 1985 Kampionatin Japonez, tifozët në festim e sipër morën statujën e Kolonel Sanders dhe e hodhën nga ura drejt një kanali. 17 vitet në vazhdim, kjo skuadër doli e fundit në renditje. Dolën zëra se skuadra nuk do arrinte kurrë të fitonte një kampionat tjetër derisa statuja e Kolonelit të rimerrej përsëri. Direkt pas kësaj, Hanshin Tigers fitoi dy kampionate në vitin 2003 dhe 2005. Statuja u rigjet përsëri më 10 mars të vitit 2009, nga një ekip ndërtimi që po ndërtonte një urë druri.
4. Mallkimi i Coogan’s Bluff
Kur New York Giants (skuadër e futbollit amerikan) la stadiumin e Coogan’s Bluff në qytetin e Nju Jorkut për t’u zhvendosur në San Francisko në vitin 1957, kjo u konsiderua tradhti nga tifozët dhe ata “mallkuan” ekipin që të mos fitonte asnjë Kampionat Botëror jashtë Nju Jorkut. The Giants nuk e kanë fituar kampionatin që nga viti 1954 përveç Ligës Kombëtare në vitin 1962, 1989 dhe 2002. Për më tepër, 2 nga finalet e luajtura në San Francisko janë shtyrë për shkak të tërbimit të natyrës. Loja e 6 e vitit 62’ u shty për shkak të reshjeve të dendura, ndërsa Loja e 3-të e vitit 89’ u shty për shkak të një tërmeti masiv.
5. Mallkimi i Marty McSoley
Gjatë Lojës së 2-të në vitin 1992, Los Angeles Kings (skuadër amerikane hokej) kryesonte 2-1 kundër Montreal Canadiens. Kur loja ishte drejt fundit, trajneri i Montreal, Jacques Demers dyshoi për harkun e shkopit të mbrojtësit Marty McSorey dhe kërkoi që të matej. Gjyqtarët konfirmuan se shkopi i tij ishte tepër i lakuar dhe e dërguan McSoley-n jashtë loje për 2 minuta për përdorim të pajisjeve të palejuara. Tre ndeshjet e rradhës për Kupën Stanley u fituan nga Montreal. Që atëherë, asnjë skuadër tjetër nuk e ka fituar më kampionatin. 4 skuadra kanadeze kanë shkuar shumë afër finaleve por kanë humbur përballë rivalëve amerikanë. Asnjë në Kanada nuk ka arritur t’i japë një shpjegim kësaj situate, dhe pse është pikërisht Montreal, skuadra që nuk bëri hile, të jetë viktimë e një mallkimi.
6. Mallkimi Madden
Që nga viti 1999, në kopertinën e videolojës Madden NFL (kampionati i futbollit amerikan) janë vënë lojtarët më të mirë, shumica e të cilëve kanë pësuar një dëmtim. Për shembull, Michael Vick u shfaq në kopertinën e Madden NFL 2004 dhe pësoi një dëmtim në këmbë që e la për një kohë të gjatë jashtë fushës në vitin 2003. Kur Donovan McNabb u zgjodh për kopertinën e vitit 2006, ai deklaroi se “Unë nuk besoj tek mallkimi”. Ai pësoi një dëmtim ndeshjen e parë të vitit 2005, luajti për 8 ndeshjet e ardhshme dhe më pas u ridëmtua duke iu nënshtruar operacioneve kirurgjikale. Në vitin 2006 Shaun Aleksander, lojtari më i mirë i një sezoni më parë, u vendos në kopertinën e lojës në vitin 2007. Më pas ai mori një goditje në këmbë duke qëndruar për 6 ndeshje jashtë fushës. Kur në 2008-n u mor vesh se në kopertinë do të ishte Ladainain Tomlison, tifozët u përpoqën që ta bindnin ta refuzonte ofertën por ai tha se nuk e shqetësonte mallkimi.
7. Mallkimi i Bobby Layne
Qendërmbrojtësi Bobby Layne e udhëhoqi skuadrën e Detroit Lions në fitoren e tre Kampionateve të Futbollit Amerikan (1952, 1953, 1957). Pavarësisht kësaj, skuadra e Detroit, duke menduar se ai tashmë i përkiste së kaluarës, e transferoi tek Pittsburgh Steelers në vitin 1958. Ndërsa Layne u largua, ai deklaroi se Detroit nuk do të fitonte për 50 vjet. Për 50 vitet e ardhshme kjo skuadër ka pasur përqindjen më të ulët të fitoreve se çdo skuadër tjetër e futbollit amerikan. Kur mallkimi “mbaroi” pas 50-vjetorit të shitjes së tij, skuadra e Detroit u bë skuadra e parë e kampionatit që mori 16 fitore dhe asnjë humbje.
8. Mallkimet e doktorit magjistar të kombëtares së futbollit të Australisë
Sipas autobiografisë së lojtarit Johnny Ëarren, gjatë Kampionatit Botëror të vitit 1970, skuadra e Australisë punësoi një doktor magjistar për të mallkuar skuadrat rivale. Australia arriti të mundte Rodezinë me rezultatin 3-1. Megjithatë kur lojtarët nuk mund t’i paguanin doktorit 1000 paund si shpërblim, ai e ktheu mallkimin kundër skuadrës së Australisë, të cilët humbën përballë Izraelit, dhe një pjesë e lojtarëve u sëmurën gjatë ndeshjes. Në vitin 2004, komediani australian John Safran udhëtoi në Afrikë për të larguar mallkimin. Ai e gjeti doktorin të vdekur, por punësoi një të dytë i cili performoi një rit. Në vitin 2006 australianët jo vetëm që u kualifikuan në vitin 2006, por ata arritën të merrnin rezultatet më të mira në historinë e tyre.
9. Mallkimi i “Cjapit Billy”
William Sianis, pronari i barit “Cjapi Billy”, e solli kafshën e tij (cjapin) në Fushën Wringley për të parë Lojën e 4-t të Kampionatit Botëror të vitit 1945. Fansat e Çikagos e zbuan cjapin dhe pronarin e tij nga stadiumi sepse ankoheshin për aromën e pakëndshme. Ëilliam Sianis tepër i zemëruar deklaroi se skuadra e Çikagos nuk ka për të fituar më. Skuadra humbi tre ndeshjet e mbetura përballë Detroit Tigers. Sianis i dërgoi një letër pronarit të Çikagos, Philip Ëringley duke i thënë me ironi “Kush mban erë tani?”. Që atëherë Çikago nuk ja ka dalë mbanë në Kampionat Botëror. Përpjekje të shumta janë bërë për thyerjen e këtij mallkimi, duke filluar nga nipi i Ëiliam Sianis që të sjellë cjapin në stadium. Sipas Sam Sianis mallkimi mund të largohet vetëm nëse organizata e klubit të Çikagos tregon një simpati reale për këtë kafshë.
10. Mallkimi i kopertinës së revistës “Sports Illustrated”
Sipas legjendës, atletët e shfaqur në kopertinën e revistës Sports Illustrated përjetojnë një fat të keq. Në kopertinën e parë të revistës, ishte bejsbollisti Eddie Mathews, i cili më vonë pësoi një dëmtim në dorë që e mbajti 7 lojëra jashtë fushës. Me kalimin e viteve revista solli vetëm ters. Kur kopertina u hap me shprehjen “Besojeni, Cleveland është skuadra më e mirë e ligës amerikane”, kjo skuadër humbi 101 ndeshje dhe shkoi në fund të klasifikimit. Kur lojtari i golfit, Jim Venturi u emërua lojtari i vitit 1964, sezonin tjetër ai dëmtoi kyçin e dorës. Por jo vetëm kaq. Kur garuesi Pat O’ Connor në vitin 1958 doli në kopertinë, ai vdiq si pasojë e një aksidenti. Në një analizë që Sports Illustrated i bëri këtij fenomeni pa se 37% e subjekteve që ajo kishte nxjerrë në kopertinë kishin pësuar një fatkeqësi.
11. Bretkosa e Arubinjës
Kur Vasko de Gama u përball me skuadrën e Andarait në vitin 1937 u tregua e pamëshirshme. Ajo fitoi me rezultatin e thellë 12-0. I zhgënjyer dhe i turpëruar, trajneri i Andarait, Arubinja, mallkoi ekipin kundërshtar. Ai u ul në gjunjë dhe u lut me fjalët: “Nëse ka Zot në parajsë, Vasko nuk duhet ta fitojë titullin kampion në 12 vitet e ardhshme”. Për të përçuar lutjen e tij në parajsë, sipas një rituali të zonës, ai mori një bretkosë, e dogji dhe e groposi në fushën e stadiumit. Për 11 vite me radhë, Vasko de Gama nuk e fitoi dot titullin kampion, edhe pse iu afrua shumë herë. Të trembur nga mallkimi i Arubinjës, ata urdhëruan që të gërmohej me ekskavator dhe të hiqej e gjithë fusha e stadiumit, ku ishte groposur bretkosa. 11 muaj pasi bënë këtë veprim, ata fituan titullin…
12. Urinimi i Birmingemit
Në vitin 1906, Birmingemi ra pre e një mallkimi të komunitetit rom. Pasi i larguan nga shtëpitë e tyre për të ndërtuar stadiumin “St. Endrjus”, ata e mallkuan klubin që të mos arrinte kurrë në nivele të larta. Ky mallkim u mor shumë seriozisht, kur ecuria e klubit të suksesshëm të atyre viteve sa vinte e përkeqësohej. Trajneri Ron Saunders u mundua ta prishte këtë mallkim, duke vendosur kryqe në të katër cepat e stadiumit, por as kjo nuk funksionoi. Derbi Kaunti kishte pasur një problem të ngjashëm, por e kishin zgjidhur duke paguar pasardhësit e atyre që kishin mallkuar, në mënyrë që ta hiqnin atë gjë. Mirëpo trajneri Berri Fraji mësoi një mënyrë tjetër për të shpëtuar Birmingemin. Ai vendosi të urinojë në të katër cepat e fushës, pasi kishte dëgjuar se vetëm kështu mund të prishej mallkimi. A e bëri trajneri atë gjë? Pa diskutim që po, e madje më shumë sesa një herë. Thuhet se e bënte këtë gjë sa herë ndesheshin me një kundërshtar të fortë. Mbase fusha e lojës nuk kishte një aromë të mirë, por çuditërisht Birmingemi nisi të përjetojë ditë më të bukura…
13. Mallkimi i Gutman ndaj Benfikës
Janë plot 8 finalet e humbura nga portugezët, që e bëjnë kështu edhe ekipin më humbës në historinë e e futbollit. Suksesi i fundit i Benfikës është në vitin e largët 1962, me në krye hungarezin Bela Gutman, në finalen e Kupës së kampionëve kundër Realit të Madridit 5-3, po një vit më parë, më 1961, Bela Gutman kishte fituar trofeun me Benfikën kundër Barcelonës. Bela Gutman ishte një trajner i njohur hungarez, që u nda nga jeta në moshën 82 vjeçare në vitin 1981. Në karrierën e tij Gutman ka stërvitur ekipe si Milan, Vareze, Padova, Porto, Benfika dhe kombëtaren e Hungarisë. Bela Gutman pas triumfit të dytë radhazi i kërkoi presidencës së Benfikës një premio, si shpërblim të punës së tij, por kërkesa e tij u refuzua prej stafit. Gutman vendosi të largohej nga ekipi dhe kur iku lëshoi një deklaratë e cila bën ende të dridhen tifozët e Benfikës, sa herë afrojnë finalet: ”Benfika nuk ka për të fituar një finale që nga sot e për 100 vite me radhë”. Që nga ai moment e në vazhdim,finalet e Benfikës janë një makth i vërtetë, dhe e kanë shndërruar klubin në ekipin me më shumë finale të humbura në historinë ë futbollit. Ndoshta duhet pritur 2062?!
Përgatiti: Endri Farka