Varka që do të zbërthejë sekretet e oqeaneve (VIDEO)

Kjo është një anije nga ato të stilit Bond, por që pritet të bëhet realitet. E quajtur SeaOrbiter, e projektuar nga arkitekti Jacques Rouger...


Kjo është një anije nga ato të stilit Bond, por që pritet të bëhet realitet. E quajtur SeaOrbiter, e projektuar nga arkitekti Jacques Rougerie pritet të nisë së ndërtuari në vitin 2014.
Ajo do të jetë e lartë mbi 50 metra dhe 2/3 e saj do të qëndrojë e zhytur në ujë. Kjo gjë do të mundësojë studimin e drejtpërdrejtë të ekosistemit dhe nivelit të peshkut në thellësi të mëdha.
Rreth 18 deri në 22 biologë të detit do mund të jetojnë në bordin e saj pasi ajo do të ketë dhoma dhe kuzhina.
Një laborator veç anijes 1 mijë tonëshe do të qëndrojë në sipërfaqe që do t’i japë SeaOrbiter mundësi për të pasur akses deri në një thellësi prej 6 mijë metrash.
Arkitekti i saj, ka realizuar konceptin për laboratorin oqeanik 12 vjet më parë. Ndërsa në vitin 1977 ai ndërtoi të parën shtëpi nënujore.
Projekti i SeaOrbiter do të kushtojë 52.7 milionë dollar dhe do të mbështetet nga NASA dhe Agjencia Evropiane Hapësinore.

Related

Lajme 697101545451190425

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item