A është mjalti më i mirë se sheqeri?

Ka ardhur koha ta zëvendësojmë sheqerin me mjaltin, i cili ka mjaft efekte pozitive për nga ana ushqyese? Studimi Mjalti ka më shumë të mira...

Ka ardhur koha ta zëvendësojmë sheqerin me mjaltin, i cili ka mjaft efekte pozitive për nga ana ushqyese?

Studimi

Mjalti ka më shumë të mira ushqimore, përfshirë edhe antioksidantë sesa sheqeri i zakonshëm, thonë ekspertët e ushqimit, por nuk është më i mirë për personat që vuajnë nga diabeti, pasi gjithsesi e rrit sheqerin në gjak.
Përfitimet shëndetësore të mjaltit janë përgjithësisht të paprovuara, megjithatë disa studime tregojnë se ngrënia e një luge mjaltë lehtëson kollitjen te fëmijët mbi një vjeç dhe i ndihmon ata të flenë.
Një lugë çaji mjaltë përmban 21 kalori, krahasuar me 16 kalori që gjenden te sheqeri i zakonshëm, sipas të dhënave ushqimore të Departamentit Amerikan të Bujqësisë.
Mjalti është pak më i ëmbël sesa sheqeri, ndaj mund të përdoret në një sasi më të vogël, këshillojnë ekspertët. Në të gjenden sasi të ulëta vitaminash, ku mund të përmendet vitamina C dhe nuk i mungon minerali i magnezit. Nga ana tjetër, sheqeri është pothuajse i zbrazët nga ana e përbërësve ushqimorë.
“Zëvendësimi i sheqerit me mjaltë në tavolinat tona mund të sjellë përfitime modeste për nga vlerat ushqyese”, thotë Tobi Smithson, një dietologe dhe zëdhënëse e Akademisë së Ushqimit dhe Diabetit. Por personat që vuajnë nga diabeti, të cilët janë këshilluar të ruajnë me kujdes sasinë e karbohidrateve që marrin, duhet të vazhdojnë të ndjekin regjimin e tyre ushqimor.
Si sheqeri, ashtu edhe mjalti shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak, që mund të jetë një problem për diabetikët. “Mjalti shpërbëhet më ngadalë në trup sesa sheqeri, por jo mjaftueshëm sa të bëjë një ndryshim praktik”, tregon Amanda Kirpitç, një eksperte e ushqimit.
Një aspekt pozitiv i mjaltit janë antioksidantët e tij, përbërës ushqimorë që shkencëtarët besojnë se mund të ngadalësojnë dëmtimin e qelizave të shkaktuara nga molekulat e paqëndrueshme ose prej atomeve të quajtura elemente të lira.
Një studim në vitin 2009, i publikuar në Revistën Amerikane të Diabetit, zbuloi se tetë mostra të mjaltit të supermarketeve kishin aktivitet të ndërmjetëm të antioksidantëve.
Veçanërisht, mjalti kishte aktivitet më të lartë të antioksidantëve sesa sheqeri i bardhë, që nuk kishte pothuajse fare një aktivitet të tillë.
Autorja e studimit, Katerina Fillips, shkencëtare kërkimore në Institutin Politeknik të Virxhinias shprehet se mjalti ka shumë më pak antioksidantë që t’ua kalojë ushqimeve më të pasura si vera e kuqe, boronica apo arrat.
Nuk është akoma e ditur sesi mjalti ndihmon me të kolliturën apo acarimin e fytit, thotë profesori i pediatrisë në Universitetin e Pensilvanisë, Ian Pol. Pol ishte autori i një studimi në vitin 2007, kur 105 fëmijë morën pjesë për të provuar nëse mjalti ishte apo jo i dobishëm për qetësimin e kollës. Dyshimet rezultuan pozitive.
Ka mundësi që antioksidantët e mjaltit të zhvillojnë sistemin imunitar ose mund të jetë thjesht fakti që mjalti mbulon pjesën e pasme të fytit duke e shmangur irritimin.
Në një studim tjetër ku morën pjesë 300 fëmijë, kërkuesit izraelitë zbuluan se konsumi i një luge mjalti gjysmë ore përpara gjumit, ishte shumë efikas për sa i përket reduktimit të kollës dhe përmirësimit të të fjeturit. Akademia Amerikane e Pediatërve nuk e rekomandon ushqimin me mjaltë të fëmijëve nën moshën një vjeç, sepse mjalti përmban baktere që mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme te të porsalindurit.

Related

Shëndet & estetikë 4421487935341176754

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item