Lamtumira e gjatë në Afganistan - New York Times

Që në fushatën e tij të parë për Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama është zotuar t’i japë fund luftës në Afganistan, duke sjellë trupat në ...


Që në fushatën e tij të parë për Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama është zotuar t’i japë fund luftës në Afganistan, duke sjellë trupat në shtëpi dhe duke e vënë Amerikën në një qëndrim më pak ushtarak. Ai ka ulur ndjeshëm numrin e forcave ushtarake në Afganistan nga 100.000 në vitin 2010 deri në 47.000 sot si dhe ka premtuar se të gjithë amerikanët dhe forcat luftarake ndërkombëtare do të kthehen në vendin e tyre në fund të vitit 2014.
Ai gjithashtu ka treguar se forcat e mbetura të trupave amerikane do të qëndrojnë në Afganistan për të trajnuar forcat e sigurisë afgane dhe do të angazhohen në misionet e kundërterrorizmit.
Gjatë gjithë kësaj kohe nuk është shpjeguar se si forcat e pakësuara tashmë në numër mund ta përmirësojnë fuqinë ligjore të forcave afgane, kur nuk ka ekzistuar në fakt një angazhim më i gjerë dhe më intensiv nga ana e amerikanëve në këtë periudhë.
Javës që shkoi administrata e Obamës ka deklaruar se ka nënshkruar një marrëveshje me Afganistanin afatgjatë, që do të bëjë të mundur që rreth 12.000 trupa amerikanë të qëndrojnë në Afganistan deri më 2024.
Fokusimi i administratës në fakt ka qenë te këshilli dhe parlamenti afgan që formalisht do të miratojnë paktin dhe nëse Presidenti Hamid Karzai do ta nënshkruajë atë apo jo.
Hollësitë kyçe të marrëveshjes së sigurisë janë ende të paqarta. Z. Karzai ka folur për rreth 10.000 deri në 15.000 trupa amerikane dhe të Nato-s; presidenti Obama ende nuk ka deklaruar asnjë shifër, por zyrtarët kanë përmendur një shifër rreth 8.000 deri në 12.000.
Zyrtarët janë shprehur se roli kryesor i trupave do të jetë vazhdimi i trajnimit dhe do të japë ndihmesën për rreth 350.000 anëtarë të forcave të sigurisë afgane.
Aftësitë e forcave të sigurisë afgane janë përmirësuar, por ende nuk mund ta mbrojë vendin edhe pas një investimi amerikan prej 43 bilionë dollarësh në armatime dhe trajnime.
Ithtarët e një force argumentojnë se Kabuli duhet mbrojtur, për të treguar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po e braktis Afganistanin dhe për të ushtruar presion te talibanët, për të negociuar një marrëveshje politike, që është i vetmi shteg drejt stabilitetit.
Përveç kësaj, që kur Afganistani nuk mund të financojë dot aparatin e sigurisë, zyrtarët amerikanë thonë se Kongresi zor se do vendosë për vazhdimin e financimit të të Ushtrisë Afgane dhe për policinë, me një kosto që shkon nga 4 bilionë dollarë deri në 6 bilionë dollarë në vit, pavarësisht se amerikanët ndodhen atje pikërisht për të verifikuar se paratë po shpenzohen siç duhet.
Forcat amerikane pritet që të përçojnë misionet kundër terrorizmit atëherë kur është e nevojshme. Marrëveshja lejon që forcat speciale operacionale amerikane për të patur liri veprimi në misionet e luftës kundër terrorizmit dhe në sulmet e shtëpive private afgane.
Letra e presidentit Obama për Karzain thotë se trupat amerikanë do të jenë në gjendje të drejtojnë mësymjet vetëm nën “rrethana të jashtëzakonshme që përfshijnë rrezikun urgjent për jetën”.
(Në protokollin e kaluar trupat afgane do të drejtojnë aksionin e hyrjeve nëpër shtëpi). Pakti gjithashtu u jep ushtarëve amerikanë imunitet nga ndjekja penale afgane për veptime të ndërmarra në rrjedhën e detyrës. Dështimi për arritjen e marrëveshjes për këtë imunitet ka penguar ujdinë afatgjatë të sigurisë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Irakut dhe ka çuar në tërheqjen përfundimtare të trupave atje.
Presidenti Obama ka thënë se në muajin maj Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë nevojë të “bashkëpunojnë me qeverinë afgane për trajnimin e forcave të sigurisë dhe për të mbështetur një forcë të luftës kundër terrorizmit, që siguron që Al Kaeda të mos krijojë më kurrë ndonjë strehë të sigurt për sulmet kundër nesh dhe kundër aleatëve tanë”.
Menaxhimi i një marrëdhënie produktive me Afganistanin ka qenë gjithnjë i vështirë me Karzain, i cili është i paparashikueshëm, madje edhe i rrezikshëm për të siguruar një të ardhme kooperuese.
Është e paqartë nëse Afganistani i sëmurë nga korrupsioni, me ndarje sektare dhe me rebelët talebanë mund të ketë një qeverisje më të mirë kur të mbahen zgjedhjet prillin e vitit që vjen.
Sjellja prej mashtruesi e Karzait është një nga shumë arsyet që tundon, pas një dekade lufte dhe pas një kostoje të jashtëzakonshme jete dhe parash, për të treguar se Amerika duhet t’i lajë duart me Afganistanin njëherë e mirë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e miklojnë atë duke i kërkuar atë hyjë në një aleancë ushtarake që ka synim të sjellë dobi për vendin e tij të brishtë.
Pavarësisht se kush është Karzai dhe çfarë do vendosin këshilli dhe parlamenti afgan, presidenti Obama ka kohë të mbajë premtimin e tij për marrëveshjen me popullin amerikan.

Përktheu Rudina Dahri

Related

Lajme 274700502220543826

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item