11 gjërat që duhet t’i dini për Hungarinë përpara se ta vizitoni

E famshme për ujërat termikë, liqenin më të madh të Europës Qendrore, gulashin dhe kompozitorin List, Hungaria është një destinacion i prefe...

E famshme për ujërat termikë, liqenin më të madh të Europës Qendrore, gulashin dhe kompozitorin List, Hungaria është një destinacion i preferuar turistik
Udhëtimet

Një shtet i vogël dhe me një rritje të ngadaltë të popullsisë që shkon nën 10 milionë njerëz, 1.7 milionë prej të cilëve jetojnë në kryeqytet, Hungaria është një tokë e zotëruar prej historisë së saj. Vendi e nderon akoma kalin, Frans List është po aq madhështor sa gjithmonë dhe gulashi është një supë dhe jo gjellë me mish.
1. Ka liqenin më të madh të Europës Qendrore.
Rreth 80 kilometra i gjatë dhe me sipërfaqe prej 600 kilometra katrorë, liqeni Balaton është aq i madh sa njihet si deti hungarez. Ai është tepër i preferuar për vendasit që duan të kalojnë pushime të bukura dhe për nder të këtij liqeni organizohet edhe festivali muzikor i mbajtur në qytetin Zamardi.
2. Rrobat e banjës janë domosdoshmëri.
Hungaria ka ujëra të nxehtë. Ka më shumë se 1000 kroje natyrale në vend, ku përfshihet edhe liqeni termal më i madh në botë, Heviz. Në anën Pest të lumit në kryeqytet,Szechenyi Thermal Baths pretendon se është kompleksi më i madh i banjave termike në Europë.
3. Hungarezët dhe Nobeli.
Vendi ka një nga renditjet më të larta për frymë për sa i përket fituesve të çmimit Nobel. Nëse llogarisim që prej vitit 1905 deri në vitin 2004, 13 fitues kanë qenë nga Hungaria. Ata janë nderuar në fusha si fizika dhe kimia.
4. Frans List mbetet madhështor.
Kompozitori është akoma tepër i rëndësishëm për vendasit, ndonëse ai është lindur në atë ç’ka sot quhet Austri(por që ishte dikur fshat hungarez), ka folur gjermanisht dhe frëngjisht dhe ka vdekur në Gjermani. Hungarezët e quajtën aeroportin ndërkombëtar të Budapestit, Frans List, në nder të 200-vjetorit të kompozitorit.
5. “Porta e vogël” si stil jetese
Pesëdhjetë vjet komunizëm i ka lënë hungarezët ekspert të gjetjes së asaj që ata e quajnë “porta e vogël”, një mënyrë alternative e shprehjes “di pak nga të gjitha”. Hungarezët kanë një mendim për çdo gjë, prandaj ekziston një fjalë që thotë ‘nëse janë tri hungarez në një dhomë, me shumë gjasa do të krijojnë katër parti politike’.
6. Gulashi është i ndryshëm këtu
Pjata më e njohur e Hungarisë është gulyas, që njihet edhe si gulash. Ajo që në restorantet perëndimore është gjellë me mish dhe perime, për hungarezët është një supë. Secili nga shtetasit pretendon se ka recetën më të mirë, për më tepër gulashit i është kushtuar një vëmendje e veçantë, meqenëse organizohet festivali i kësaj supe çdo shtator.
7. Hungarezët të varur nga një pluhuri i kuq.
Ekziston një element në kulinarinë hungareze që është i pranishëm çdo kuzhinë, që prej pjatave të përgatitura nga gjyshet deri te restorantet më luksoze. Piperi i kuq pluhur është përdorur prej kohësh për t’i dhënë një shije pikante çdo pjate të përgatitur, veçanërisht gulashit. Është kaq i rëndësishëm në Hungari, saqë nuk është çudi që të dalë edhe në lajme, kur ndodh ndonjë ngjarje që ka lidhje me piperin e kuq djegës.
8. Përplasja e gotave është e pakët.
Ecja përgjatë shëtitores së Budapestit, e cila është e rrethuar me bare, restorante dhe galeri, do t’ju bëjë të dëgjoni kërcitje të vogla të gotave të birrës. Kur hungarezët humbën Revolucionin e viteve 1848-‘49 dhe Luftën e Pavarësisë, austriakët ekzekutuan 13 nga gjeneralët më të nderuar hungarezë. Ata festuan për ekzekutimet duke tokur gotat, në atë kohë vendasit u betuan se nuk do të përplasnin gotat për 150 vitet e ardhshme. Edhe pse ky zotim përfundoi në vitin 1999, mohimi ka mbetur akoma sidomos te njerëzit më të vjetër.
9. Tokaji është mbreti i verërave
Tokaji është kaq i mirë saqë Mbreti Luigj XIV i Francës e quajti verën e mbretërve dhe mbretin e verërave. Nëse kërkoni të merrni një shishe nga vera e ëmbël me vete, atëherë do ta gjeni në çdo dyqan vere.
10. Hungarezët janë të çmendur pas sporteve
Në Hungari sportet janë tepër të dashura dhe vendasit janë shumë krenar për faktin, se për frymë, vendi ka një grupet më të mëdha të fituesve të medaljeve Olimpike, 482 gjithsej. Sportistët hungarezë vazhdojnë të kenë rezultate të mira në not, gjimnastikë dhe kajaki.
11. Tradita e kujave mbetet akoma e gjallë.
Hungarezët kalëruan në pellgun e Karpateve, territori i Europës Qendrore që ata pushtuan, mbi kuaj dhe kanë rënë në dashuri me kalërimin që prej asaj kohe. Kalorësia e tyre e famshme i dha anglishtes fjalën Hussar, që vjen nga gjuha hungareze Huszardhe ka kuptimin e një ushtari të kavalerisë së armatosur lehtë.

Related

Reportazhe 1397135466204463979

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item