Partia Komuniste Kineze kërkon kufizime më të mëdha të internetit

Nuk është e fshehtë që qeveria kineze nuk është një ithtar i internetit të lirë dhe të hapur, por për disa duket që Bllokada e Madhe nuk ësh...

Nuk është e fshehtë që qeveria kineze nuk është një ithtar i internetit të lirë dhe të hapur, por për disa duket që Bllokada e Madhe nuk është e mjaftueshme.

Wall Street Journal raporton që Partia Komuniste kineze ka bërë thirrje për reforma shtesë , duke cituar disa rrjete shoqërore dhe aplikacionet mobile për dërgim të porosive si fusha të shqetësimit të madh.
“Duke parë rritjen e fuqisë së mediave online, mediat e internetit dhe menaxhimit të industrisë, jemi shumë prapa nga ndryshimet e shpejta që kanë ardhur me zhvillimin e tij,”- thuhet në një version të përkthyer të deklaratës, ku preket që teknologjitë kanë mundësinë që të shpërndajnë në shpejtësi informacionin dhe mund të mobilizojnë qytetarët.
Duke akuzuar praktikat e tanishme të posedimit të “efikasitetit të dobët”, deklarata shkon më tej duke thënë se si Kina ofron “udhëzim të opinionit publik” dhe kontrollimet e shpërndarjes së informacionit online tashmë janë një “problem i vërtetë”.
Shërbimet e mikroblogjeve si Sina Weibo më parë kanë treguar shqetësimin për Kinën, sepse ata iu mundësojnë qytetarëve që të komunikojnë aq shpejt sa që të mos mund të monitorohen, edhe pse censura skanon 3 milionë postime në ditë vetëm në atë shërbim.
Ndoshta duke theksuar atë fenomen të posaçëm, deklarata e re bën thirrje për një “sistem të ndryshuar për të menaxhuar ngjarjet e befasishme në internet”.
Nuk është propozuar ndonjë hap i caktuar, por me lëshimin e deklaratave të tilla të këtij niveli, Kina me siguri do të bëjë kufizimin e mëtejshëm të lirisë së shprehjes. (PCWorld Albanian)

Related

Lajme 3413362662691043304

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item