Të biesh në gjumë herët rregullon shtypjen e gjakut

Hulumtimi i bërë në Universitetin e Harvardit ka treguar se shkuarja në gjumë një orë më herët se zakonisht, ndihmon në rregullimin e shtypj...


Hulumtimi i bërë në Universitetin e Harvardit ka treguar se shkuarja në gjumë një orë më herët se zakonisht, ndihmon në rregullimin e shtypjes së gjakut.

Në hulumtim kishin marrë pjesë meshkujt dhe femra, të cilët gjatë natës kishin fjetur shtatë apo më pak dhe të cilët kishin filluar t’i tregojnë shenjat e para të shtypjes së gjakut.
Gjatë 6 javësh, 13 nga 22 vullnetarët u ishte dashur të shkojnë një orë më herët në gjumë se sa zakonisht e të tjerët në kohën e zakonshme. Shtypja e gjakut tek personat që më herët kishin shkuar në gjumë ishte ulur dukshëm në krahasim me ata që shkonin në gjumë pa ndryshuar orarin.
Mungesa e gjumit dhe jeta stresuese ndërlidhen me rrezikun e shtuar për shtypje të lartë të gjakut. Ky hulumtim është njëri ndër të parët, i cili ka vërtetuar se shtypja e gjakut mund të rregullohet me orar të shtuar të gjumit./telegrafi/

Related

Shëndet & estetikë 713488703895333269

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item