POEZI NGA SOKOL OLLDASHI: "U JAP NJERZVE SHANSIN E FUNDIT"
(nga vëllimi poetik TEATRI I HIJEVE - Pjesa IV, faqe 26) Larg do të iki. Larg kohës, Larg tingullit, Larg dritës, Larg jetës. Në inekzistenc...
(nga vëllimi poetik TEATRI I HIJEVE - Pjesa IV, faqe 26)
Larg do të iki.
Larg kohës,
Larg tingullit,
Larg dritës,
Larg jetës.
Në inekzistencën
E çastit,
Qetësisë,
Errësirës,
Në abstraksionin e humbjes,
Për të mos kuptuar asgjë
Nga ligësia juaj naïve,
Nga hipokrizia e lindur.
Më pas do të kthehem,
E
Në qofshi
Siç jeni.
Rishtaz do të shkoj
Për të mos u kthyer kurrë më.
Marrë nga VOAL
Ulio:
This comment has been hidden from the blog.
rudi:
This comment has been hidden from the blog.
Philip:
This comment has been hidden from the blog.