Përdorimet e uthullës së mollës
Uthulla e mollës nuk i përket vetëm kuzhinës. Ajo mund të përfshihet shumë lehtë edhe në përditshmërinë tuaj të bukurisë. Uthulla e mollës ë...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/11/perdorimet-e-uthulles-se-molles.html
Uthulla e mollës nuk i përket vetëm kuzhinës. Ajo mund të përfshihet shumë lehtë edhe në përditshmërinë tuaj të bukurisë. Uthulla e mollës është e mirë për shëndetin dhe look-un tuaj. Ajo ndihmon tretjen e ushqimeve, tonifikon dhe zbardh lëkuren dhe u jep shkëlqim flokëve.
- Shpëlarja e flokëve me uthull molle
Acidi acetik i uthullës së mollës heq mbetjet dhe forcon flokët. Ajo eliminon bakteret, heq zbokthin nga lëkura e kokës dhe u jep shkëlqim flokëve. - Tonifikon lëkurën
Njomeni në uthull pak pambuk dhe lyeni me të pjesën “T” të fytyrës (hundën, ballin). Ajo parandalon skuqjen dhe aknet e padëshirueshme. - Banjo me uthull molle
Hidhni uthull molle në ujin e banjës së këmbeve për të qetësuar fryrjet e këmbeve në fund të ditës dhe për të eliminuar bakteret që shkaktojnë erën e pakëndshme të këmbëve. - Për zbardhjen e dhëmbëve
Shpëlani gojën me uthull molle në mëngjes dhe në mbrëmje për heqjen e njollave, zbardhjen e dhëmbëve dhe për eliminimin e baktereve që shkaktojnë erën e pakëndshme të gojës. - Për të mos u dukur variçet
Uthulla e mollës stimulon qarkullimin e gjakut dhe pengon fryrjen, duke i bërë enët e gjakut të duken më pak. - Ul njollat ngjyrë kafe
Uthulla e mollës përmban sulfite që luftojnë efektet e moshës, duke i bërë të duken më pak njollat boje kafe, kësisoj duke e bërë lëkurën më të bukur. - Hidhni uthull molle në vaske
Hidhni uthull molle në ujin e vaskës dhe lëreni ta çlirojë trupin tuaj nga toksinat. Ajo ju hidraton dhe tonifikon.
Femina