Një vështrim tjetër i së vërtetës - Opinion nga Majlinda Bushja

Majlinda Bushja Të gjithë jemi në kërkim të të vërtetave, sidomos të të vërtetave të pathëna. Përpiqemi t’i rrëmbejmë kohës të vërtetat e sa...


Majlinda Bushja

Të gjithë jemi në kërkim të të vërtetave, sidomos të të vërtetave të pathëna. Përpiqemi t’i rrëmbejmë kohës të vërtetat e saj por nuk hidhërohemi kur ajo na jep pak nga gjithçka. Ne e dimë se nga gjithçkaja na jepet vetëm një grimcë e të vërtetave sepse e vërteta ndriçon. E vërteta gjithmonë na hap sytë,  por sytë e hapur nuk i shërbejnë të gjithëve, e përsa kohë nuk i shërben të gjithëve nuk është në dobi të gjithkujt. Nëse gjithkush nuk është i kënaqur nga e vërteta, atëherë ky është shkaku që lindin të vërtetat e rreme ose thënë ndryshe gënjeshtrat që shpesh na nxjerrin në breg e që ne ushqehemi për shumë kohë me to.
Përse na duhet e vërteta për gjithçka kur në të vërtetë na kthehet kundër vetes shumë herë? Përse na duhet e vërteta për gjithçka, kur në  të vërtetë shpesh na duhet të mos e rrëfejmë si të vërtetë? Pasi gjithçka ndodh në jetën tonë e në shoqëri në të gjithë fushat e jetës ndodh për shkak të një realiteti të krijuar më parë mbi disa të vërteta të cilat jo domosdoshmërisht janë të vërtetat e vërteta (realiteti) por të vërtetat e rrëfyera (prezantimi i gjerave). Ndodh shpesh që fshehja e së vërtetës diktohet nga rrethanat në të cilën ndodhemi. Nëse na shërben për të na prishur punë shesh preferojmë të mos e themi, por ta zëvendësojmë me diçka tjetër e ta shesim si të vërtetën e vërtetë këtë të fundit. E njëjta gjë ndodh edhe me të vërtetat që duhet të na thonë të tjerët. E pse duhet të dish të vërtetat që mund të devijojnë drejtimin e jetës në mënyrë të pakthyeshme?
Shpesh dëgjojmë nga njerëzit shprehjen se “ unë po them të vërtetën”, por asnjëherë nuk jemi të bindur se e vërteta e vërtetë, është ajo që na prezantohet si e tillë. Ne kemi një të shkuar qoftë si individ, qoftë si shoqëri dhe ne jemi të detyruar të besojmë atë çka thuhet për të shkuarën tonë ose ndryshe do të mbesim pa të shkuar, ose tek e fundit mund të besojmë një të shkuar sipas dëshirës por që kjo e shkuar nuk është e vërteta e së shkuarës. Nëse na kanë mashtruar apo gënjyer më parë mbi një të vërtetë apo shumë të tilla janë bërë për arsye të caktuara. Arsye që kohë më parë i kanë shërbyer  një qellimi që është quajtur i arsyeshëm.
Ne e ndërtojmë jetën tonë si individë e si shoqëri mbi disa të vërteta të mëparshme që ndoshta nuk mund të kenë qenë të vërtetat e vërteta por na janë rrëfyer si të tilla. E ne kemi vedosur vet se kush është e vërteta e vërtetë dhe kush është e vërteta e rrëfyer në vazhdimësi për jetën tonë.  Vazhdimësia na ka treguar me kohën se nëse kemi bërë zgjedhjen e duhur për atë që kemi quajtur të vërtetë të vërtetë dhe të vërtetë të rrëfyer. Koha tregon me sa gënjeshtra jemi ngopur deri në fund të jetës për arsye të caktuara.
Në ritmin e ecjes së shoqërisë ne shpesh na ndodh të ecim përmes të vërtetave të rrëfyera. Askush s’ka kohë të gërrmoj gjithë kohës tek të vërtetat e së shkuarës për diçka, sepse askush nuk na garanton se të vërtetat e së shkuarës janë vërtetat e vërtetë. E kam fjalën këtu ne mësojmë diçka për diçka dhe vetvetiu na shtyn të besojmë tek ajo që mësuam, pavarsisht se çdokush nga ne është i prirur që në rrethana të caktuara ta interpretojë të vërtetën sipas interesit të momentit. Nëse koha e kërkon një gjë të tillë  ne përpiqemi të paraqitemi me të duke ndërtuar realitete të rreme për të ardhmen. Ne nuk mund të gjendemi në çdo vend në të njëjtën kohë, për çdo gjë që ndodh rreth nesh dhe për ne, ndaj në çdo kohë më së shumti jemi të prirur t’i besojmë asaj që thuhet për aq sa të tjerët e kanë shitur për të vërtetë për vite të tëra. Ne ndërtojmë realitetin tonë për gjithçka ndodh nisur nga arsyetimi dhe këndvështrimi ynë për botën. Por a është realiteti ynë realiteti i vërtetë? Natyrisht që jo.
Në të shumtën e rasteve ndodh që e vërteta të fshihet sidomos për gjerat më të rëndësishme, ato që përhapin panik në shoqëri apo thënë thjeshtë prishin punë. E në fakt shumica e të vërtetave janë të pathënshme nisur nga një arsyetim i caktuar sipas të cilit nëse i shërbejnë kaosit mira janë aty midis pluhrit të shekujve.
E vetmja që dimë, është se duhet të dimë, vetëm gjerat që duhet të dimë. Të tjerat që janë të rëndësishme kamuflohen ose shiten ndryshe. E çdo kush prej nesh duhet të besoj nëse nuk beson gjithçka është i prirur të besoj diçka patjetër pasi pa besim nuk mund të jetohet është e pamundur vazhdimësia.
Ndodh shpesh që njerëzit kanë frikë nga e vërteta jo vetëm e tyre por edhe e të tjerëve, kanë frikë se e vërteta e të tjerëve do të jetë një ditë e vërteta e tyre. Shumë histori të ngjashme përsëriten, e ne kemi frikë nga përsëritja e të njëjtave gjëra. Nëse bota qendron në këmb në këtë mënyrë siç është sot kjo ndodh më shumë për shkak të vërtetave të pathëna (sekreteve). Sepse e pathënë fsheh misterin brenda por që për tu zbuluar do aq kohë sa nuk ja vlen barra qeranë, megjithatë ne humbim kohë për ta zbuluar. Kurioziteti njerëzor. Kur e kuptojmë se kemi humbur shumë kohë ne praktikisht jemi në fundin e rrugës sonë, e të tjerë njerëz vendosen përsëri për të ecur në rrugën e njerëzimit. Pak rëndësi ka për shumë nga ne se pas një shekulli do të dal e vërteta e vërtetë kur aktorët pjesëmarrës nuk jenë më aty fiziksht për të dëgjuar e për tu ndërshkuar para të tjerëve.

E nëse bota mbahet në këmbë nga të vërtetat e pathëna (sekretet), çvlerë ka e vërteta e vërtetë (realiteti). Ne si individë gjithmonë jemi të prirur të mbrojmë të vërtetën tonë e që na shërben neve, mbrojmë atë që na duhet, por nuk mundet dotë të mbrojmë të vërtetën e vërtetë, për aq kohë që ajo është kundër  nesh. Nëse ne krijojmë vet realitete që i shesim si të vërteta sepse na shërbejnë, ne tregojmë kohë pas kohe në çrrugë kemi kaluar  në të vërtetë e çfarë po ju lëmë të tjerëve, e çfarë na kanë lënë të tjerët ne më parë. Vetëm një raealitet të krijuar që i shërben interesave të konsideruara primare për kohën kur janë krijuar.

Related

Opinione 2258811766708895105

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item