Armët kimike, refuzojnë Belgjika, Gjermania dhe Holanda

Tre vendet evropiane i thonë “JO” demontimit të armëve në vendet e tyre Vijon të mbetet ende mister vendi se ku do të bëhet shkatërrimi i ar...


Tre vendet evropiane i thonë “JO” demontimit të armëve në vendet e tyre

Vijon të mbetet ende mister vendi se ku do të bëhet shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë. Pas refuzimit të Shqipërisë përgjigje negative ka dhënë edhe Belgjika. Ministri belg i Mbrojtjes, Pieter De Crem tha se vendi i tij do të kontribuojë në procesin e shkatërrimit të armëve kimike të Assadit, por nuk do të pranojë që ky shkatërrim të bëhet në territorin e Belgjikës.
Refuzimi
Në një intervistë për agjencinë kombëtare të lajmeve në Belgjikë, ministri De Crem thotë se, vendi i tij nuk do të lejojë që procesi i shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë të bëhet në Belgjikë. “Jemi gati të bëjmë një përpjekje për të kontribuar, por nuk mbështes në pamje të parë por edhe në terma afatgjatë që kjo të kryhet në Belgjikë”, është shprehur De Crem. Më tej, ministri i Mbrojtjes në Belgjikë ka dhënë edhe sugjerimin e tij se ku mund të bëhet shkatërrimi i këtyre armëve. Sipas tij, vetë Siria i plotëson kushtet për të bërë shkatërrimin e armëve kimike. “Mund të ndihmojmë për të neutralizuar këto armë, por besoj se ky proces duhet kryer afër Sirisë”, citohet ministri De Crem nga agjencia kombëtare e lajmeve belge.
Gjermania-Holanda
Por pas Belgjikës, edhe Gjermania e Holanda i thonë “Jo” demontimit të armëve kimike në vendet e tyre. Ministri i Jashtëm holandez tha se situata mund te gjente zgjidhje e te merrte kuptim edhe sikur te kthehej ne drejtim të kundërt. Timmerman tha se “në vend që të instalohen aparaturat në një vend ku këto armë kimike do të shkatërrohen, këto aparatura ndoshta mund të instaloheshin edhe në vendin e këtyre armëve kimike”. Nëpërmjet kësaj deklarate ministri holandez i është bashkuar idesë të ministrit të Jashtëm belg, i cili rekomandoi shkatërrimin e tyre në periferi të territoreve siriane. Timmerman theksoi gjithashtu se asnjë shtet anëtar i BE nuk ka dalë vullnetar për ti dhënë “ok” ketij operacioni brenda kufijve të BE. Ndërkohë Ministri i Jashtëm gjerman Vestervele ka deklaruar se ana teknike dhe shtrirja gjeografike e shtyjnë atë të mendojë që është një diskutim pa kuptim.
Shqipëria
Të premten, kryeministri Edi Rama refuzoi zyrtarisht shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në vendin tonë. Përmes një deklarate Rama tha se vendi ynë nuk i ka kapacitetet për të bërë një proces të tillë. Ndërkohë më herët refuzimin e armëve kimike të Assadit e kishin bërë edhe Norvegjia dhe Danimarka. Këto dy vende teksa u shprehën se nuk do të pranonin që shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë të bëhet në territorin e tyre siguruan se do të jenë pjesë e procesit duke vënë në dispozicion mjete lundruese për të bërë transportin e armëve kimike nga Siria drejt vendit ku do të shkatërrohen. Pas refuzimit Norvegjisë dhe Danimarkës, Shqipëria, Belgjika dhe Franca ishin tre vendet më të lakuara për të bërë shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. Por refuzimi i dy të parave ka bërë që të mbetet mister vendi se ku do të dërgohen armët kimike të Sirisë për tu shkatërruar.

Related

Lajme 7062154632502364422

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item