Vezët, të shëndetshme për sytë

Vezët janë një ushqim që ndihmon në shëndetin e syrit, pasi janë të pasura me luteinë, një përbërës vital për shikim të mirë. Luteina është ...


Vezët janë një ushqim që ndihmon në shëndetin e syrit, pasi janë të pasura me luteinë, një përbërës vital për shikim të mirë. Luteina është një përbërës natyral që gjendet shumë në perimet e gjelbra, si spinaqi, lakërjeshilja ose brokolit. Ajo njihet për efektin mbrojtës nga katarakti dhe degjenerimi makular i moshës, gjendje të cilat dobësojnë shikimin. Ekspertët amerikanë thonë se me luteinë të pasura janë edhe vezët që i lirojnë pulat të cilat ushqehen me produkte natyrale që përmbajnë nivel të lartë të kësaj substance. Sasia e luteinës së absorbuar nga organizmi varet nga burimi i ushqimit. Studiuesit kanë analizuar nivelet e luteinës pas katër burimeve të ndryshme: spinaqit, suplementeve me luteinë, suplementeve me ester të luteinës dhe vezëve të pasura me luteinë. Rezultatet kanë treguar se sasia më e madhe e luteinës absorbohet pas konsumimit të vezëve të pasuruara me luteinë. Rritja e nivelit të luteinës në gjak ishte afërsisht dy herë më e lartë se sa rritja e shkaktuar pas konsumimit të spinaqit dhe tre herë më e lartë se ajo pas konsumimit të suplementeve.
http://optikaretina.blogspot.com/


Related

Shëndet & estetikë 7420847118490674759

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item