Ja si mund të kthejmë klikimet në para

Interneti përveçse një revolucionar në shumë aspekte është edhe një mjet fitimi. Çdo njeri nga ne mund të përfitojë prej akseseve që interne...


Interneti përveçse një revolucionar në shumë aspekte është edhe një mjet fitimi. Çdo njeri nga ne mund të përfitojë prej akseseve që interneti fal me gjithë cilësinë dhe shërbimet që ofron. Por doja t’iu vija në dijeni se ka njerez që “nuk lejojnë” që asnjë klikim yni të shkojë dëm. Madje akoma më shumë, çdo klikim e kthejnë në para.
Kuptohet mënyrat per të arritur deri ne atë pikë janë të sofistikuara dhe shumë kofidenciale, por më poshte po ju shpjegoj se si një klikim yni mbi maus shndërrohet ne para për dikë tjetër…
Google Adsense është një rrjet reklamimi online që shërben për të siguruar të ardhura nga një webfaqe juaja apo nga një blog. Së pari duhet të kemi një ‘account’ në Google Adsene të cilën mund ta hapim në Google. Në këtë moment kemi të drejtën të vendosim reklamat e Google-t në blogun tonë në mënyrë që vizitorët të klikojnë mbi to. Çdo klikim është një sasi të hollash që i shtohen fitimeve tona.
Padyshim që për të përfituar këtë shërbim duhet të plotësosh disa kushte. Në shumë vende të mëdha në botë mund ta përfitosh që në momentin që hapet blogu, por në vendet më të vogla duhet të kalojnë 6 muaj nga koha e krijimit të blogut që Google të lejojë reklamat.
Gjithashtu Google ka politika strikte për të mbrojtur reklamuesit e saj. Adsense pranon aplikime vetëm nga ato faqe në internet me përmbajtje origjinale. Gjatë monitorimeve që kjo kompani bën, nëse sheh që një webfaqe kopjon materiale, ka logo të faqeve të tjera apo video të kopjuara atëherë e çaktivizon llogarinë.
Personi që dëshiron të hapë një llogari në Adsense duhet të jetë 18 vjeç dhe të ketë një llogari bankare për marrjen e pagesave nga kjo kompani. Nëse informacioni i mësipërm gjendet në faqen zyrtare të Google, eksperti i IT, Fabjan Lashi tregon për gazetën Reporteri se ky shërbim nuk ofrohet  vetëm nga Google por edhe nga You Tube. “Është e njëjta rrugë si për Googlen edhe për You Tube, ato janë të lidhura fort me njëra-tjetrën”- thotë Fabjani.
Sipas tij, gjithçka është biznes. “Mund t’i kesh GoogleAds në blog, por ‘biznesi’ fillon kur ka klikime në të”-tregon ai. Sa fitohet nga ky shërbim është shumë e vështirë të llogaritet. Kjo varet pikë së pari nga kompania që kemi zgjedhur reklamën. Lloji i faqes gjithashtu është një faktor që ndikon (p.sh. nëse është forum fitimi është tepër i ulët sepse nëpër forume reklamat klikohen pak). Faktor tjetër është pozicionimi i reklamave ‘klik’, etj.
Fiton shumë apo pak rëndësi ka që fitohet, nëse ëebsite që ju administroni është interesant dhe ka klikime. Nëse dikur webfaqet hapeshin thjesht për pasion dhe dëshirë pët të shkruar tani ato janë biznes.
Gentjan Alinani

Related

Lajme 4662361714076828346

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item