10 burgjet më famëkëqija në të gjithë botën

Jeni të mendimit që burri duhet ta provojë një herë burgun? Do ta ndryshoni këtë ide pasi të shihni burgjet më famëkëqija në të gjithë botën...


Jeni të mendimit që burri duhet ta provojë një herë burgun? Do ta ndryshoni këtë ide pasi të shihni burgjet më famëkëqija në të gjithë botën. Kushtet e tyre janë mizerabël, shërbimi i keq dhe kontrolli i ashpër. Dënimi i njerëzve për krimet e kryera duket se ka marrë një gjykim shumë serioz nga ana e këtyre autoriteteve. Nëse një numër i madh kriminelësh të dhunshëm gjenden sëbashku, pa asnjë shpresë dhe pa të ardhme, problemet duket të jenë të përhershme. Jeta pas hekurave shpesh mund të jetë po aq brutale sa në jeta jashtë në rrugë – ndoshta edhe më tepër. Për më tepër, në krye të të burgosurve të egër dhe sadistë, të burgosur të tjerë dhe gardianët përballen me vështirësitë ekstreme të higjienës nganjëherë dhe mbipopullimin. Për t’u marrë me mjediset e tyre të ashpër, kriminelët shpesh duhet të kaliten më tepër. Nga kërcënimet vdekjeprurëse të bandave të burgut lind frika e vdekjes së papritur në dush, aksidenteve dhe torturave. Jeta në burg është e rrezikshme, gazeta “Tirana Observer” duke marrë shkas nga arratisja e të burgosurve nga burgu u Drenovës, boton sot 10 burgjet më të rrezikshme në botë, ku jeta është gjithmonë në rrezik.

10. San Juan de Lurigancho
I ndodhur në Lima, në Peru, San Juan de Lurigancho njihet si një nga burgjet më të forta në Amerikën e Jugut. Burgu është shumë i mbipopulluar. Ai duhej të strehonte 2500 sipas kapacitetit të llogaritur, por tek ai qëndrojnë mbi 7000 të burgosur. Mjedisi brenda tij është pothuajse i pakontrolluar dhe në të kryhen krime si shitja e drogës, përdhunimi dhe vrasja. Fakti që rojet nuk janë shumë të vëmendshme e ka bërë ndër të tjera këtë burg shumë të rrezikshëm.

9. Burgu Shtetëror San Quentin

San Quentin nuk është vetëm burgu më i vjetër në Kaliforni, por është gjithashtu edhe një nga më të këqijtë. Ai u hap për herë të parë në vitin 1852 dhe është objekti më i madh në SHBA që ruan meshkujt e dënuar me vdekje. Brenda ka akoma dhomë gazi, por që prej vitit 1996 të gjithë të dënuarve më vdekje i jepet një injektim vdekjeprurës. Momentalisht, në burg strehohen 4000 të burgosur.

8. Alkatraz
Nuk kishte si të mungonte në këtë listë. Alkatraz është burgu që strehoi kriminelët më të rrezikshëm të kohës së tij dhe gjithashtu i famshëm për izolimin nga pjesa tjetër e botës. Ujërat e ftohta që e rrethonin nuk u jepnin mundësi atyre që mundnin të arratiseshin të mbijetonin për shumë kohë. Të dënuarit ushqeheshin mjaft mirë, në mënyrë që fiziku i tyre të humbiste formën e mirë dhe ata të bëheshin të paaftë për të tentuar ndonjë mënyrë arratisjeje. Ai është ndoshta burgu më i famshëm në të gjithë botën. I ndërtuar në vitin 1993, ai është jo më në gjendje pune që prej vitit 1963.

7. La Sante
Burgu i La Santes gjendet në Paris, Francë. Ai i hapi dyert e tij në vitin 1867. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, burgu strehoi kriminelët më të përhapur dhe gjithashtu ata të luftës. La Sante përmban pothuajse po aq minj dhe parazitë, sa të burgosur. Këto kushte e bëjnë një vend të tmerrshëm për të kaluar vitet e dënimit, ndaj shumë të burgosur kanë kryer vetëvrasje brenda tyre.

6. Burgu Stanley
Ky burg gjendet në Hong Kong dhe mban disa nga njerëzit më brutalë dhe më të dhunshëm të vendit. Është ndërtuar në vitin 1937 dhe ka një siguri maksimale, ashtu sikurse edhe pesë të tjerë në Hong Kong. Ky burg e ka të lejuar dënimin me vdekje dhe rreth 600 të burgosur janë ekzekutuar që kur hapi dyert për herë të parë rreth 7 dekada të shkuara. Kapaciteti i tij është 3000 të burgosur.

5. Burgu Petak Island
I njohur si Alkatrazi i Rusisë, Petak Island është mishërimi i shprehjes “të jetosh në ferr”. Çdo i burgosur është i mbyllur në shumicën e ditës në qelitë që kanë siguri maksimale. Të burgosurit janë plotësisht të izoluar nga të burgosurit e tjerë dhe nga rojet e burgut. Shumë nga të burgosurit e këtij burgu kanë vdekur për shkak të të ftohtit, borës dhe ujërave. Burgu është i izoluar nga Liqeni i Bardhë i Rusisë dhe njihet se mban të burgosur me dosje të pasur kriminale.

4. Burgu Butyrka
Ky burg ndodhet në Moskë dhe është një vend shumë i rrezikshëm. Mbipopullimi është i jashtëzakonshëm këtu. Një qeli normale mban në vend të 10 të burgosurve, 100 të tillë. Sëmundjet si AIDS dhe tuberkulozi janë shumë të përhapur. Njihet si burgu më i madh në Rusi dhe një herë e një kohë mbajti 20.000 të burgosur.

3. Camp 1931
Camp 1931 është një burg i rrezikut të lartë në veri të Izraelit. Ky burg ishte i panjohur për shumicën e botës deri në vitin 2003. Ai gjendet më pak se një orë larg Tel Avivit dhe shumica e njerëzve i referohen si një nga më të rrezikshmit në botë. Shumica e të burgosurve që vuajnë dënimin këtu dhe dosjet e tyre janë të fshehta.

2. Burgu Kamiti
Burgu i sigurisë së lartë Kamiti ndodhet në Nairobi, në Kenia dhe është një vend shumë i vështirë për të kaluar vitet e dënimit. Prej kohësh për këtë burg kanë qarkulluar fjalë se të burgosurit e tij rrihen deri në vdekje në rutinën e përditshme. Brenda mureve të tij mund të gjesh epidemi nga më të ndryshmet si kolerë, kequshqim dhe ulcerë. Shumë nga të burgosurit janë të burgosur politikë, gjë që do të thotë se nuk ka asgjë të ndaluar kur vjen puna te trajtimi i tyre.

1. Attica
Burgu Attica quajtur ndryshe “Attica Correctional Facility” ndodhet në Nju Jork dhe është burgu më i keq në botë. Ka siguri të nivelit maksimal dhe strehon shkelësit më të dhunshëm të ligjit. Është ndërtuar në vitin 1930 dhe që atëherë shumë trazira kanë ndodhur në Attica. Në vitin 1971 ndodhi një kryengritje e madhe që përfshiu 2200 të burgosur, të cilët morën peng 33 anëtarë të stafit të burgut.

Related

Suplement 8548090113791014905

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item