Asnjëherë veprimi i duhur nuk është fiks…

Nga Majlinda Bushja Koha ka treguar se për të marrë atë që duam nuk është e udhës vetëm të veprojmë, por duhet të bëjmë veprimin e duhur për...

Nga Majlinda Bushja

Koha ka treguar se për të marrë atë që duam nuk është e udhës vetëm të veprojmë, por duhet të bëjmë veprimin e duhur për aq kohë që ai konsiderohet i drejtë për njerëzit në vendin ku ne ndodhemi. Shpesh ndodh që të mos e pranojmë realitetin, por t’i japim një pamje të re atij sipas mënyrës sonë të të menduarit, gjykuarit e perceptimit të gjerave, e kështu të mos arrijmë t’i përshtatemi atij si duhet, vetëm për shkak të këtij transformimi. Të pranosh por në të njëjtën kohë dhe të kundërshtosh ky është paradoksi i ditëve të sotme, ku njeriu është në luftë me vetveten për gjetjen e harmonisë së brendshme dhe të jashtme në lidhje me shumë situata komplekse të cilat bëjnë që jo çdokush prej nesh të gjej harmoninë e shumëdëshiruar, por të përshtatet sepse e diktojnë rrethanat. Nëse ambjenti ku jetojmë na dikton t’i pranojmë gjerat vetëm për hir të harmonisë së përbashkët, ai në një farë mënyre kontrollon sjelljen tonë, e cila logjikisht nuk është ajo e dëshiruara por e duhura për momentin e vendin në të cilin ndodhemi. Vërtet e duhura është sjellja e duhur, por ajo është shpesh në kontraditë me momentin në të cilën veprojmë për shkak të kohës jo të mjaftueshme që kemi shpeshherë, e cila nuk lë kohën e mjaftueshme për të arsyetuar por vetëm për të vepruar sepse duhet. Të veprosh sepse duhet, nuk do të thotë se ke bërë veprimin e duhur. Presioni që shoqëria ushtron sot mbi çdo njërin nga ne si individ është e tillë ku çdo lëvizje e gabuar gjen pak vend për përmirësim. Ne  jetojmë në periudha të ndryshme kohore, ku shoqëria përveçse ka kaluar në spërdredhje mentalitetesh e ka shtërnguar qytetarin të bëj një jetë më intensive në këmbim të të mirave materiale dhe si pasojë e veprimeve të shpejta e të ezauruara në pak kohë. Qytetari i ditëve të sotme e ka të vështirë të mbijetoj nëse ai nuk shndërrohet në një kameleon me veprimet e tij në shoqëri. Asnjëherë veprimi i duhur nuk është fiks, nëse nuk vjen në kohën e duhur e nëse nuk i përshtatet vendit ku ndodhemi ai kthehet në problem jo vetëm për ne, por edhe për të tjerë persona që na rrethojnë. Vet konfliktet e ethshme të ditëve të sotme të cilat shoqëria po i përjeton me dramacitet jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë si: dhuna në familje, divorcet, problemet e të rinjve me drogën, krimi i organizuar, korrupsioni që është një fenomen mbar botëror, të gjitha këto por jo vetëm, rrëfejnë për shpejtësinë tonë të të menduarit dhe vepruarit në shumë situata të cilat janë komplekse në brendinë e tyre, por që koha nuk i jep kohën e mjaftueshme secilit prej nesh për t’i zgjidhur në mënyrë të arsyeshme. Miksimi i situatave dhe gjetja e zgjidhjes për çdo njërën nga to e ka bërë qytetarin të vihet përballë një jetë më të vështirë ku përdorja e diplomacisë është më e efektshme për të dhënë zgjidhje të kënaqshme sesa përballja e drejtpërdrejt. Ndërkohë që diplomacia nuk është privilegj i të gjithëve ashtu sikur çdo gjë tjetër e cila duam apo nuk duam ne ka një hierarki për të cilën dhe luftohet në ditët e sotme. Vet nxitimi ynë për të arritur majat bën që ne të humbim kontrollin e veprimeve tona e të përfundojmë në fiasko brenda një kohe të shkurtër. Brenda vetes sonë në jo pak raste e ndeshim nxitimin e veprimeve tonë që kanë një efekt që zgjat në kohë e i jep jetës sonë një drejtim të caktuar, ndoshta jo të duhurin, duke përfunduar në rrëmujë.
Më konkretisht, me liberalizimin e universiteteve, ka kohë që vihet re një tendencë e të rinjve për tu arsimuar apo për të pasur një diplomë universitare në cilatdo kushte në të cilën ndodhen. Mania për tu arsimuar do të thotë: duhet, ndaj veprojmë por pa menduar se kemi bërë veprimin e duhur në zgjedhjen tonë. Gjithë ky nxitim i të rinjve por jo vetëm, për të shkuar në universitet e për të hyrë në garën e dijes edhe kur nuk janë të aftë për ta përballuar atë ka bërë të prodhohen shumë diploma të pavlera e në fund të rinjtë nuk kanë shkuar në destinacionin e shumëdëshiruar por ju është dashur t’i përshtaten kushteve të reja për të mos u kthyer pas. E gjithë kjo situatë e paqartë, në lidhje me arsimimin e më pas punësimin e të rinjve ka ardhur edhe si pasojë e një ambicje pozitive në shoqëri ku ne masim aftësitë tona në fushën e dijes pavarsisht, se e dimë se jemi të pabarabartë jo jetëm në nisje të garës por në të gjithë procesin deri në mbërritje dhe pas tij. Në të tilla kushte për çdo njërin nga ne të bëj veprimin e duhur është më shumë se e vështirë, pasi vështirësia qendron tek pabarazia e cila ka si produkt përfundimtar vlerësimin jo objektiv për secilin nga ne. Një veprim i sotëm që në dukje nuk lë gjurmë në jetën tonë si individ e nuk flet për pasoja të çastit me kalimin e kohës ai nxjerr në pah efektin real që nuk njeh kthim, apo ndoshta një kthim të mundimshëm. Ideja se duhet vepruar, kushtëzuar, nga ambjenti në të cilin jetojmë na vë përpara një përgjegjësie morale e cila shpesh kthehet në një forcë vepruese që nuk ka në brendi të saj konkurencën e drejtë por përdorimin e të gjitha mjeteve për arritjen e synimeve tona ambicioze. Gjithmonë ka një justifikim për veprimet tona, pasi nuk është aspak e vështirë të gjesh një shkak, dhe e gjitha kjo ndodh për t’iu treguar të tjerëve  se kemi vepruar si duhet ndaj jemi fitues. Realisht, ne sot si individ përpihemi nga valët e padukshme të ambicjes sonë në të gjithë fushtat e jetës ndoshta për të fituar kohën e humbur e cila në të shkuarën e saj na ofroj më pak mundësi për të treguar vetveten e për të parë haptas kapacitetin tonë intelektual dhe limitet e tij.  Nëse kjo situatë sot në lidhje me arsimimin duket e rrëmujshme kjo ndodh se asnjëherë veprimi i duhur nuk është fiks, pasi secili nga ne ka një mënyrë arsyetimi të ndryshme nga tjetri, e për këtë shkak  e drejta dhe e padrejta nuk kanë një ndarje të qartë mes tyre. Përplasja e bindjeve të kundërta e bën veprimin e duhur jo vetëm të lëvizshëm në kohë, por dhe në hapsirë gjë e cila nuk gjen përputhje në tërësinë e individëve, por vetëm në të përgjithshmen e tyre. Nëse ndodh shpesh të paragjykohemi për veprimet tona e gjithë kjo ndodh për shkak të këndvështrimit të të tjerëve që është divers për të njëjtën gjë, për të njëjtën histori dhe për gjithçka ndodh rreth nesh. Përplasja e ideve mbi  atë që quhet veprim i duhur, lidhur me një çështje apo shumë të tilla bën që midis nesh të lindin ndonjëherë konflikte të panevojshme, ku egoja e fituesit na bën shpesh agresiv përballë qendrimit të tjetrit. Ne shpesh veprojmë si individ sepse e kuptojmë që duhet, por shumë nga ne nuk bëjnë veprimin e duhur në lidhje me zgjedhjen, ndaj përfundimi nuk është ai i pritshmi dhe qellimi final zbehet në finish. Rasti më i mirë sot është ai i të rinjve në universitete të cilët nuk kanë zgjedhur të studiojnë një degë sepse tregu i punës më pas do t’i garantoj një punë, por pse shumica ka bërë një veprim të tillë, duke preferuar një degë e cila supozohet se do t’i rezervojë një të ardhme të mirë. Koha ka treguar veçandërisht vitet e  fundit se shumë prej të rinjve jo vetëm që nuk mund të gjejnë një punë në profesionin e tyre, por janë mjaftuar me një punë çfardo për të justifikuar gjithë inisiativën e mëparshme e cila ka rezultuar e pasuksesshme.

Në çdo rast nëse veprojmë se duhet, nuk do të thotë se kemi bërë veprimin e duhur. Veprimi i duhur gjithmonë do të mbes peng i kushteve ku jetojmë, e të qenit i suksesshëm do të jetë gjithmonë meritë e veprimit të duhur.

Related

Lajme 8105477178301848328

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item